Xhelal Zejneli: Shoqërisë i duhet mendim kritik dhe jo opinion destruktiv
Ka edhe të tillë që e konsiderojnë veten atdhetarë, patriotë. Ka që e marrin veten për intelektualë. Me fjalë të tjera, e konsiderojnë veten intelektualë! Intelektual, i cili librin e fundit e ka lexuar para tridhjetë e pesë vjetësh. Intelektual, i cili s’di të shkruajë shqip, s’di ta shkruajë pra, gjuhën amtare, domethënë gjuhën e nënës!...


























