Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Rryma 'e re' letrare
E shtune, 18.03.2023, 07:32 PM
RRYMA
“E RE” LETRARE
NGA
KALOSH ҪELIKU
Herët,
e kam fshikulluar në një shkrim publicistik si fenomen i rrezikshëm dhe dukuri
te populli shqiptar Letërsinë e katundeve. Edhe, atë: pas “ndryshimeve”
demokratike. Vite, kur na ndaloheshin shkollat shqipe, shoqatat kulturore,
klubet dhe librat. Poezitë. Këngët popullore. Kohë, kur edhe na u “hapën”
dyerët krah më krah në arsim dhe kulturë. Që, nuk e kishim në sistemin
komunist. Megjithatë, kishim vlera arsimore, kulturore dhe letrare. E, Sot: na
u “dha” “Liria”, në sistemin Neokomunist me të cilin kemi probleme arsimore dhe
kulturore me pak vlera të arrira shkencore dhe artistike. Nuk kemi arsim, nuk
kemi shkencë, nuk kemi kulturë, nuk kemi as letërsi nëpër institucionet e
shtetit të “përbashkët”. Po, i kemi nëpër katunde?! Katunde, pa barinj, bujqër dhe
pastiçeri me të cilat gjatë sistemit komunist e pushtuam Jugosllavinë.
Megjithatë, kemi politikanë dhe poetë. Edhe, atë: dudumë, që marrin guximin dhe
dalin matanë kufirit me letërsi të katundeve. Rryma “të Reja” letrare.
Pavetëdije, se: Letërsia Shqipe, është një Trung me shumë degë, dhe çerdhe me
zogjë shtegëtarë. Që, lërohet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi,
Mal të Zi, Itali, Ҫamëri, dhe Diasporë.
Sot,
kemi Parti politike. Shkolla në gjuhën shqipe. Universitete shtetërore dhe private.
Libra. Shoqata e Klube të shkrimtarëve edhe nëpër katunde. Manifestime
kulturore partiake. Dasma politike, pa Nuse në Lëmë. Po, nuk kemi nxënës.
Studentë. Artistë. Shkrimtarë. Dhe, Dhëndër.
Fatkeqësisht,
Sot: “bajraktarët” e këtyre manifestimeve arsimore - kulturore, janë trusakatët
e partive të dalldisura politike. Mjafton, ta kenë një librezë partiake. Post
qeveritar. Sekretare kabineti. Vend pune. Pasuri të fituar me korrupsion. Nuk
kanë nevojë për diplomë. Tituj shkencor. I kanë blerë në “Qafë - Thanë”.
Bullgari. Jaxhincë (kufi me Kosovën).
Partizanë
partiak, që Sot: merren me politikë, arsim, shkencë, kulturë, dhe letërsi...