E enjte, 23.03.2023, 12:44 AM (GMT)

Mendime

Zenel Çeliku: “Qaj vëndin tim”!

E enjte, 02.02.2023, 07:00 PM


“Qaj vëndin tim”!!!

Nga Zenel Çeliku

Po, po, vërtet qaj vëndin tim kur dëgjoj ulërima, shpifje e poshtrime në politikën tonë të shpifur e të pa përgjegjshme, qaj vëndin tim kur shikoj korrupsion galopand, qaj vëndin tim kur krimi ka kapur majat. Pse vetëm un qaj vëndin tim për këto situata 30 vjeçare që po mplakin këtë popull dhe pasurojnë pa fund pushtetin e kësaj politike shterpë ???

Prej kohësh, shqiptarët e vuajtur nga diktatura komuniste 50 vjeçare, sot në një pjerdho-kraci, në tre dekada vuajnë në varfëri e në pak shpresë se, ky vënd do të bëhët si e gjithë Europa. Mos të harojmë, kur shqiptarët rezuan komunizmin (sigurisht me ndihmen nga jasht), thirja që buronte thellë nga shiprti i tyre, ishte-e duam Shqipërinë si e gjithë Europa. Kjo ishte një ndjenjë që shqipëtarët e shumë vuajtur e kërkonin më zemer dhe aspironin për një jetë demokratike dhe për presporitet si e gjithë Europa e përparuar. Mbas tre dekadash, për fat të keq, shume të keq, sot Shqipëria është e fundit në Ballkan për politikbërje transparente, konstruktive, larg korrupsionit, larg krimit, larg baltosjes së ndërsjelltë, larg shpifjesh e mbi të gjitha, larg vjedhjeve e grabitjeve të pasutise publike. Mirpo pushteti në tre degada ka qënë dhe mbetet me të njëjtat problem madhore ku krimi dhe korrupsioni janë kthyer në makth dhe në një sëmundje kanceroze për mbarë shqiptarët pa preference politike.

Si gazetar politik me përvoj 27 vjeçare, shikoj me keqardhje dhe me vërejtje se në fund të tunelit nuk shikoj akoma dritë jeshile sepse politika nga të dyja kampet është armiqësore siç nuk ndodh asgjëkundi. Politika duhet të jetë e të funksionoi me qëndrime kundërshtaresh, opozitarësh të qëndrueshëm e konstruktiv, e jo me fjalor banal e me shpifje ku shqiptarët janë çoroditur e për pasojë, po largohen dita-ditës të zhgënjyer në maksimum. Ka kohë që maxhoranca artikulon akuza të mëdhaja e të çuditshme për liderët e opozitës të cilët janë paditur në SPAK si të korruptuar e si të inkriminiar. Por, kur kjo mazhorancë paska patur kaq prova për ata, përse nuk i kanë paditur në këto 10 vite por pritën të drejtohen sot në dyert e drejtësisë ? Sot dalin në skene fakte-prova të reja për ngjarjen në Gërdec ku humbën jetën 26 njerëz që punonin për bukën e gojës, ndërkohë paraqiten prova të reja për vrasjet e 21 Janarit-2011, ku ishin gjer më sot këto prova të reja dhe pse pikërisht sot ??? Ndërkohë që maxhoranca aktuale ulërin për këto akuza, pa pritmas del në skenë skanali i FBI-istit McGonigal i cili paska patur takime me Kryeministrin Rama e me zyrtarë të tjerë. Menjëherë opozita ngrihet në këmbë me akuza të forta në drejtim të Ramës të cilin e akuzojnë se në bashkepunim me McGonigal ka shpifur akuza shumë të forta në dëm të Berishës dhe Metës.

Në këtë situatë, të dyja kapet ulërijnë, shajnë, shpifin dhe thyejnë çdo normë qytetare, sikur ata kanë shkopin magjik në dorë dhe sipas tyre, kundërshtarët politik të cilët i shikojnë si armiq, janë armiq të shqipatrëve dhe shkak të kësaj situatë të pa shpresë ku ndodhen sot shqipëtarët. Jo, jo, nga të dyja krahët kjo nuk është politikë konstruktive, kjo nuk është politik transparente dhe për presporitetin e shqipëtërëve, kjo është një zhurmë mafioze që lutojnë për të tymosur mëndjen e publikut dhe veçanërisht për të çoroditur organet e drejtësisë. Natyrshëm lind pyetja; “kjo politikë, a do të anatemoi drejtësinë duke iu kundërvënë kur ata të ndëshkohen penalisht sipas Ligjit”? Kurrsesi ata (nga të dyja krahët) nuk do t’ia arrijnë këtij qëllimi, jamë i sigurtë se ata do të shfryenë inate e shpifje të çmëndura ndaj drejtësisë kur të vij ora e ndëshkimit, por do të jenë përpjekje të kota e nuk do ti besoi askush. Mendoj dhe besoj se, tashmë më ndihmën e partnerëve strategjik ka ardhur ora e ndëshkimit penalisht për të gjitha ata politikano-pushtetarë të korruptuar e të inkriminuar, për të gjitha ata që i kanë sjell dëmë të mëdhaja këtij vëndi. Me durim le të presim edhe pak drejtësinë që të punoi në mënyre të pa varur. Besoj shumë se me prezencen dhe ndihmën e partnerëve tanë të ç’muar, drejtësia do të bëj atë që nuk e ka bërë në 30 vite, duke dënuar pamëshirë ata pushtetarë që kanë vjedhur si të babzitur pasuritë e këtij populli të varfër. Eshtë e qartë se politika do të paragjykoi drejtesinë duke e akuzuar si të njëanshëm e si të korruptuar e tjer e tjer, ashtu siç ka bërë edhe me disa ambasador që janë akuzuar pa asnjë bazë e në mënyrë të turpshme. Sido që të vij situata, askush nga politika e çdo krahu, nuk do të ketë asnjë ndikim në opinion dhe asnjë shans për t’i shpëtuar drejtësisë së re.

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora