Udhëpërshkrim
Asllan Dibrani: Akademi përkujtimore me rastin 41 vjetorit të vrasjes së Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës nga UDB
E enjte, 26.01.2023, 07:50 PM
Akademi përkujtimore me rastin 41 vjetorit të vrasjes së Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës nga UDB-ëja jugosllave!
Shkruan
Asllan Dibrani
Nata
e 17 Janarit të vitit 1982 ishte një natë e kobshme nga krismat e pushkës së
UDB-s jugosllave që iu murrën jetën vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.
Këta
ranë nga dora mizore e asaj nate qe u mbushën plotë 41 vite nga përkujtimet që
ju bëhen anë e mbanë botës shqiptare. Ajo natë e kobshme i vrau tinëzisht
burrat ma të nderuar të popullit shqiptar. Por atë natë për historinë e re
shqiptare linden tre burra, tre heronj, tre intelektual dhe tre luftëtarë që
nuk do të vdesin kurrë! Vepra e tyre do të jetë e përjetshme ne zemrat e çdo shqiptar. Ishin tre luftëtarë që i
lëkunden themelet ish-Jugosllavisë.
Për
këta dëshmor është bërë traditë ndër shqiptarë që të kujtohen, e sidomos në
Shtutgard me rrethinë, që lanë gjurmët e veprimtarisë se tyre. Për nder të
përkujtimeve të këtyre martirëve shumë vite me radhë iu bënë homazhe në
varrezat e Shtutgardit nga gjithë emigracioni shqiptar në Evropë. Këtu vinin më
qindra autobusë ,me mijëra automjete , deri sa u bartën eshtrat e tyre për në Kosovë.
Tani manifestohet në shoqata ,klube etj.
Një
tubim i këtillë u mbajt me 21.01.2023, Akademi përkujtimore ,
kushtuar vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.
Organizimi
u bë nga Shoqata Kulturore Shqiptare
„Kadri Zeka“ në Nurtingen.
Akademia
e hapi zotëri Jahja Gashi, Kryetar i
Shoqatës "Nëna Terezë "në Göppingen të Gjermanisë me etnonimin e
himnit kombëtar dhe të Republikës së Kosovës si dhe një minutë heshtje për
gjithë atdhetarët që ranë dhe u martirizuan për lirin e Kosovës dhe trojet
shqiptare.
Pamja e dy veprimtarëve shume vjecar Jahja Gashit dhe
Xhafer Leci udheheqes te takimit.
Zotëri
Jahja Gashi e ftoj në foltore veprimtarin
e madh zotëri Xhafer Lecin
kryetarë nderi i ShKSH „Kadri Zeka „ t’i përshëndetë të pranishmit dhe iu uroj pjesëmarrjen e tyre në këtë takim madhështor dhe kombëtar.
Veçanërisht
mirëseardhje i uroj për Ambasadorit te
Republikës së Kosovës Dr.Faruk Ajeti qe udhëtoj nga Berlini .Ashtu i përshëndeti edhe Lumturije Lipovecen konzulle e përgjithshme
në Shtuttgart z. Besnik Miftaraj dhe gjithë stafin e Konsullatës në Stuttgart
si dhe gjithë veprimtarët bashkëveprimtarët e vëllezërve Gërvalla .
Z.Xhafer
Leci shkurtimisht bëri një përshkrim për veprimtarinë kombëtare patriotike të
vëllezërve Gërvalla dhe bashkëveprimtareve që dhanë jetën për kombin shqiptarë
.
Pastaj
fjalën e morri ambasadori Dr.Faruk Ajeti që e përshëndeti akademinë dhe të
pranishmit me një fjalim
përmbajtjesor .Ambasadori në fillim citoi fjalët e Jusuf Gërdallës që i
kishte lënë me rastin e atentatit me 17 Janar 1982 në Untengrupenba afër qytetit te Heilbronit. ku edhe kishin
vizituar vendin ku ka ndodh atentati duke vënë kurorë me rastin e 41 vjetorit
të vrasjes .
Pos
fjalimit te zotiti Xhafer Leci Kyetar
Nderi i Shoqatës “Kadri Zeka”
1.-
dhe Zotëri Dr. Faruk Ajeti, Ambasador i Republikës së
Kosovës në Berlin, fijen e morën edhe
bashkëveprimtarët e këtyre 3 heronjve dhe veprimtar e artist e publicist
2.Z
Kolë Merturi dhe Nami Ramadani, ndërsa bashkëveprimtari i tyre z. Fahredin
Tafallari, nga Kosova përshëndetë të gjithë të pranishmit e kësaj
Akademie.
3.Z.
MentorThaqi,poet dhe veprimtarë i hershëm i çështjes tonë kombëtare,
4.Z.
Naser Hoxhaj, Kryetar, Shoqata “Dardania” Mannheim,
5.
Z. Asllan Dibrani, ish i burgosur politik dhe publicist.
6-
Z. Xhevdet Syla, Kryetar, Shoqata “Pavarësia” në Stuttgart
Pjesmarres
ishin edhe ;
7.- Z. Gani Kryeziu, veprimtar dhe veterani i
arsimit,
8.-
Z. Refki Bytyçi,nënkryetar i Shoqata “Kosova” në Felbach,
9.- Z. Asim Lokaj,Kryetar i Shoqatës „ Malësia“
në Mössingen,
10.-
Gjylije Lecaj, Sekretare e Shoqatëse Qendra Kulturore Stuttgat,
11.-
Shefki Jakupi,veprimtar i hershëm,
12.-
Shaban Qlaj,veprimtar ,poet e këngëtar qe recitoj një poezi kushtuar këtyre heronjve., 13.- Z. Falënderojmë Qani
Rexhepin, veprimtar dhe afarist, cili sot ka sjellë ushqime falas, por nuk ka
mundur të marrë pjesë,
14.-
Në fund falënderojmë Z. Nue Lekaj, zyrtar në Komunën e Wernaus, cili e ndihmon përherë për sigurimin e kësaj salle
këtu dhe tjera ndihma tjera.
Një
kolorit shumëngjyrësh e treguan
valltaret nga Shoqata "Nënë Tereza" në Göppingen me një defilim të bukur dhe tejet premtues e artistik.
U mirëpriten edhe recitimet e leximet e
vargjeve të tyre në përkushtim të Akademisë Përkujtimore nga Mentor Thaqi,
Xhevdet Syla dhe Shaban Çelaj që iu dhuruan emocione dhe kënaqësi të
pranishmëve!
Mentor
Thaqi, Sekretar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, në emër të
LKSHM-së dhe të Kryetarit Musa Jupolli, nderoi me Mirënjohje për veprimtari
shembullore atdhetare asociacionet: Klubin Shqiptar "Bardhosh
Gërvalla" në Ludwigsburg, Shoqatën Kulturore "Nënë Tereza" në
Göppingen, Shoqatën Kulturore "Kadri Zeka" në Nürtingen, Trinomin e
Nderit Kombëtar (post mortem): Enver Hadri, Vehbi Ibrahimi dhe Musa Hoti si dhe
Atdhetarin e paepur (post mortem) z. Emin Fazliu, alias Emil Kastrioti!
Akademia
Përkujtimore u përmbyll me këngë kushtuar heronjve. Një byfè me ushqime
tradicionale, kafe dhe verëra u soll nga z. Qani Rexhepi. Nga Shoqata u gostitëm
edhe me raki shpie nga Nue Lekaj. Atmosfera ishte shume miqësore me biseda dhe kuvendime të përzemërta dhe të
ngrohta.
Edhe
sonte si përherë nuk munguan fotografimet dhe incizimet nga zonja Katarina
Griesser dhe zotni Gani Kryeziu, kronistë besnikë të gjallimit tonë kombëtarë e
shpirtëror.