Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Unë jam Ujk dhe dua plagë!...
E enjte, 19.01.2023, 08:15 PM
UNË
JAM UJK. DHE,
DUA
PLAGË!...
NGA
KALOSH ҪELIKU
(Shenja e nisjes)
Nata pa Hënë.
Yjet tallen me
zjarr
Qiellit i kërkoj
fjalë.
Dita më bie me
shuplakë.
Shenja e nisjes,
oj Nanë!...
(Pagjumësi)
Qentë lehin gjithë
natën
Çizme dëgjohen në
rrugë.
Fëmijët s’i zë
gjumi vonë
Unë rojë e
shtratit tonë...
(Ankand te “Pazari Grave”)
Vjen derisa unë
rrokullisem lëmsh
me të Dashurën e
Omar Khajamit
e shahem me librat
horror.
Kot, para s’kam të
të huazoj për bukë
Palaçot nderohen
me shpërblime.
Asgjë s’kam, vetëm
pagjumësi...
(Konferencë kombëtare)
Rastësisht të
takova në rrugë
të kishin dëbuar
nga Partia.
Urdhëro: unë s’jam
Uolt Uitmani i madh
as miku im, Mirko
Gashi - bohem.
Unë jam Kalosh
Çeliku - rebel
dhe me Ty do të pi
verë.
Nëse të ka përzënë
Partia
vogëlushe, unë nuk
të përzë...
(Vetëm Unë
të pi me verë)
Ky Qytet, është i
çmendur
Mike oj! Të
martuan me poezinë?!
E, më ndjekin mua
si qentë
nga mëngjesi, në
mëngjes.
Ky Qytet, do të di
çdo gjë
nën cilën Urë kam
bërë natë?!
Me cilën Mike pres
e përcjell trena
për Ty, me cilin
çmendesh në shtrat.
Po, kurrë s’do të
dinë ç’kam në gji
e mbi cilin varr
sonte bëra dashuri...
(Tri ditë
larg meje)
Tri ditë larg
meje.
Tri ditë të kërkoj
nëpër Qytet!
Ti fluturon mbi
liqen
Në vendlindjen e
Lasgush Poradecit.
Larg meje?!
Qyteti, i vdekur.
Mike, të pres me
shekuj...
(Magji)
Një muaj
larg njerëzve,
thellë në pyll
mes ujqërve dua të
jem përherë!
Se, ujk jam. E, jo
qen me zgjebe
që i vardiset një
kocke në treg.
Ujk jam, oj Mike!
Sot zbres nga
shpellat e Çelëvjollcës
me romanin më të
ri: Shtëpia publike.
Gruaja më del
para, i hap krahët
Mikja më shkarkon
para dere
me një çantë libra
e dy boca verë:
- Motër, merre
fute në shtëpi
armiqtë i kanë
bërë magji...
(Shtatë orë mbyllur
në “Menada”- Shkup)
Zagushi.
Muzikë e vitit
njëmijenënqindeshtatdhjetedy
m’i kujton vitet e
studimeve në Prishtinë.
Rrapin tim të
vetmuar para „Bozhurit„
Dhe, një dashuri
të humbur...
Kamarieri i zi
katran
Mikja trembet mos
na vdes mbi tavolinë.
Azganja do të ikë
në një shpellë
e ka lodhur jeta.
Civilizimi mes
ferexheve...
E zgjas dorën në
errësirë
O Imzot, ia preka
gjinjtë...
(Mos gërmo thellë)
Mos gërmo shumë
thellë
Se, do të hasësh
në gur
varre e eshtra!
Mos gërmo shumë
thellë
se do të hasësh në
plagë
do të shpërthejë
vaji!
Mos gërmo shumë
thellë
se do të mbytesh
në mua!...
(Mike s’kam
tjetër Kalosh)
Mike, s’kam tjetër
Kalosh
të shtrihet me Ty
në shtrat.
Mike, s’kam tjetër
Kalosh
pa dy shtamba me
verë...
(Unë s’kam kohë
të plakem)
Unë s’kam kohë të
plakem
se, nuk më lë
vera.
Nuk më lë Mikja...
(Frikën s’e dua
se nuk është e imja)
Heshtni, në dhomë
fle Poe dhe Anabel Li
vargjet e mia le
t’i ëndërrojnë të pagjumët
një ditë do të
vdes në shtratin e Lumit.
Frikën s’e dua se,
nuk është e imja...
(Zgjimi im a thua
është ëndërr)
Një varg të
Khajamit lexoj për t’njëmitën herë
s’do lexoj më
libra, s’do shkruaj poezi.
Unë, nuk jam poet.
Aspak e
jashtëzakonshme lindja as vdekja.
Rrugë e gjatë deri
te poezia e prapë
vargu duhet të
vjellë flakë
s’ka lumë pa
dallgë.
Vdes për të lindur
dua një varg,
vetëm një varg!...
(Qentë lehin
në poezitë e mia)
Qentë tremben -
lehin pas porte
Natën vonë kur
dëgjojnë zgjimin e tyre.
Qentë lehin pas
porte: në poezitë e mia...
(Vjellja e zorrëve)
Poetesha s’ka
cigare
Ia piu Rrospia
Mashkull.
Ministri me
ambasadorin
Ulen të hanë
drekën
Që ua paguan
spiuni.
Përshëndeti, më
thotë Piktori
Sytë s’ti heqin
nga malli!
Kush ua shalon
Nënën Parti
Palaçove në
mizanskenë
Vetëm në një
shfaqje.
Unë jam gjithmonë
në Teatër
Publikisht u
shpall dashuri.
Spiuni Kurvë lëpi
buzët
Kukulla Femër ua
mban gunat.
O Imzot, do t’i
vjell zorrët...
(Aferë nëpër Qytet)
Qyteti më merr
nëpër gojë
Pse rri me Ty në
Tavernë?!
Pusi vë me Dy
shtama verë.
Qyteti kurdis edhe
aferë:
Se, u mbytëm në
lumë.
Kot u përpoqën
tellallët
Heu! Poet, jam
Unë.
Dexhalli shpalli
shpërblim:
Një nënshtetësi në
“Xhehnet”.
Për atë që më zë
në Tavernë
Natën, me dy
shtama verë...
(Lugat i dehur)
Ditën i dehur -
natën, Lugat:
më ndjek Urrejtja
më spiunon te
gratë.
E dua Natën
kur me Ty pi verë!
Zgjohu, Urrejtje
më spiuno te
gratë!...
(Jo)
E dua Atë, që më
do Natën
Në mëngjes kur më
zgjon:
Me një gotë raki
rrushi.
Verë. Kafe në
shtrat
Ndihmë, thërret -
gjëmon.
E dua Atë, që më
do Natën
Herët, në mëngjes
çmendet.
Dhe, më thotë:
Jo!...
(Dritaren lëre hapur)
Derës vërja shulin
Shuaje dritën,
Mike
E, struku nën
jorgan!
Fshihi dardhat e
buta
Mos i hanë derrat
e egër!...
Derës, vërja
shulin!
Dritaren lëre
hapur:
Nata është e
gjatë.
Ku ta di Unë,
pasmesnate
Vij e t’futem në
shtrat...
(Titull i dyshimtë)
Mikes sime Di, që
më do mua dhe poezinë
i tregoj se e përfundova
dorëshkrimin
me poezi: Vjellja
e zorrëve.
Ajo më lutet t’ia
lexoj një poezi.
Ia lexoj titujt:
Testament para vdekjes
Bushtra pas Qenit.
Pritje në “Menada“.
Mikja ime Di, që
më do mua dhe poezinë
Posa e dëgjon
titullin e fundit:
bëhet kurreshtare.
E mbytë dyshimi.
Mezi e qetësoj, ia
lexoj vargjet:
Si e kam pritur
një personazh për libër.
Dhe, një Buçë
katundi pas porte.
Nervozohet: pse
s’e kam pritur Voglushen?!
E ngre zërin, ma
shanë poezinë...
(Zbulimi fshehtësive)
Gjithmonë zbuloj
diç të re te Mikja
Kur ma grabisin
Xhindet.
Dhe, jam i sëmurë.
Gjithmonë, zbuloj
diç të re te Mikja
Kur ma dhunojnë
mes librave.
Dhe, pres të
shërohem nën Urë...
(Vetëm një natë)
Ty të përfolin, të
gjuajnë me gurë
duan të të djegin
me zjarr!
Pse, me mua pi
verë:
Dashurinë s’e shet
në “Bit-Pazar”.
Ty të shpallin
dashuri
të mjerët: S’dinë
se dashuria është art.
Dudumët që e
shesin edhe Partinë
vetëm me Ty të
flejnë një natë...
(Vrapim pas shpërblimit)
Mijëra vjet në
këtë Tavernë
Ne të dy pimë
verë.
Lehin gojëligat -
lehin qentë.
Mijëra vjet në
këtë Tavernë
ne shkruajmë
poezi.
Plasni gojëliga -
lehni qenë
të mos mbetni pa
shpërblim!...
(Veten për darkë)
Përditë e ha
ngapak Veten
nga këmbët te
koka.
E, përsëri kam
uri.
E shtroj në sofër
Veten time për
darkë.
E, përsëri kam
uri...
(Njëqind vjet ndarje)
Në çdo ndarje, më
thua mes lotëve:
Mos më kërko më,
sot e njëqind vjet!
Se, e kam ndërruar
banesën
Jam me shtëpi në
tjetër botë.
Ditët e gjata -
muaj. Vite
Ti s’e mban
fjalën, Mike.
Nuk shkojnë as dy
javë
Dhe, cingrron
telefoni.
O Imzot, si u
çmenda mbi varre
Shpejt ikën
njëqind vjet ndarje...
(Krizë politike)
(Voglusheve që i ka përzënë Partia)
Mikja ime besnike,
hyri në dhomë:
Çka je dalldisur
mbi dorëshkrime
a e di se, askush
më nuk lexon libra?
Shkrimtarët
gjithmonë qenë të marrë
njerëz të çmendur
që s’u ka ecur tregtia.
Dashuritë i kanë
harruar në bibliotekë
e kanë ngatrruar
ditën me natën,
kur të tjerët
flenë, ata rrinë mbi vepra
e përcjellin
Hënën, e presin Diellin.
Qesha, me Miken
time besnike
që s’e di se aq më
bën për trusakatët.
Oborrtarët. Dhe,
Unionin e viçave.
Unë dua të më
lexojnë pasmesnate
voglushet që i ka
përzënë Partia...
(Luftë me Veten)
E lehtë: Është
lufta me armikun
E vret. Ose, të
vret.
Por, e rëndë është
me Veten:
As të vret. As,
mund ta vrasësh...
(Azil politik)
Qentë, kur m’u
ndërsyen pas shpine
Vetëm për një asht
- shpërblim.
E, kulturofagët -
këlyshë me zgjebe
Ditënatë të Nënës
Parti.
Unë Mike, ika nga
Atdheu
Dhe, tek Ti
kërkova azil politik...
(I besoj këmishës sime)
Këmishë e imja dua
të jesh: PËRJETË
që të të veshi
përditë, përnatë!
E thonë: „Nuk i
besoj as këmishës sime„.
Megjithatë, nuk
dua të jesh këmishë
Se, duhet të të
shpie në pastrim kimik.
E kam frikë
grisesh, bëhesh arnë...
(Kush do më shpie në varr)
Gjithë natën e
lume vras Veten:
Flakë më flakë mes
librave. Shtamave me verë.
Në mëngjes, te
pragu i derës e ringjallë.
Gjithë natën e
lume vras Veten
E, s’ka njeri të
më shpie në varr.
Doruntinën, motrën
e vetme të gjakut
E martova shtatë
male larg…
(Murosja e nuseve)
Edhe sot i
varrosim të gjalla
nëpër këtë Qytet
nuset.
Po, nuk ua lënë
nga një gji
jashtë për
poetët...
(U kryqëzova për Ty)
E vizitova përsëri
Korçën
shkova edhe në
Drenovë
vendlindjen e
Asdrenit,
hyra sërish edhe
në kishë.
Ndoza një qiri
malli
sonte u kryqëzova
për Ty...
(Le të më hanë gratë)
U besoj grave të
marra
kur natën lahen në
liqen,
e Unë me një
shishe verë në breg
dëshiroj të bëhem
grep.
E pres ta
kafshojnë vargun
t’i hedh në
shtrat,
më mirë le të më
hanë gratë
se sa qentë e
ngratë!...
(Do ta pi liqenin)
Në mbrëmje dal te
bregu
dhe pres të dalësh
nga liqeni,
kam hedhur një
varg në ujë
vetëm pak të
dridhet peri
hop, të të rrëzoj
mbi urë.
Dikur e nxora
grepin.
Vallë, mos je Ti
Hëna
do ta pi gjithë
liqenin!...
(Nuk ngihem me detin)
E piva qiellin
liqenin
detin.
E ju thoni se jam
i dehur?!
Jo, këlyshë, Unë
jam i etshëm
po ju që jeni të
tredhur
o burra pushteti!
E piva krejt
liqenin
Se, nuk më ngiu
deti...
(Plaga e dhjetë
me Hënën)
Nëntë vjet e mbyta
Veten me verë
Gjithë Natën duke
shkruar poezi.
Mëngjes. I zgjuar
me Hënën.
Nëntë vjet ndeza
një qiri
Me Hënën e plotë
mbi Liqe:
Jerm mes shtamave
me verë.
I çmendur pak para
agimit
U zgjova nga varri
im me libra…
(Sonte Hëna
ka hëngër darkë)
Moti s’e kam parë
Hënën. Nuse
Edhe Ajo s’më ka
parë në verandë.
Në breg të Liqenit
duke pirë verë
Pranë një qiriri
të ndezur
Dhe, Mikes të
pagjumë.
Po. Moti nuk e kam
parë Hënën
Si ato net ashtu
kulaç mbi Liqe.
Siç thonte nëna
ime në Katund:
“Sonte Hëna ka
hëngër darkë…“
(Qiriri i Shën Mërisë)
Vdiqa në
Voskopojë. U zgjova në Xhenet
Pleq. Plaka dhe
lule vjollce.
U thash: Dërgomëni
në Xhenem:
Nuse të reja dhe
Cuca. Zjarr.
Verë dua! Verë.
Jo, më thanë është “haram”.
Atëherë më ktheni
në Xhenemin e vërtetë
Vera kur rrjedhë
nën Rrap lumë.
Dhe, më kthyen. U
ringjalla te Lumi.
Unë jam qiriri i
Shën Mërisë Virgjër
E pi lotin e saj
me shtama nën Rrap…
(Mos pyet)
Mos pyet ku e
kalova sonte Natën
Ditën. Unë jam
Bohem i vonuar.
Mjafton nën kokë
ta kem një poezi
Dy shtamba me
verë. Dhe, një Mike.
Mos pyet ku e
kalova sonte Natën
Rruga për mua
është shtrat. Rrapi.
Këmbët e Urës
Gurit më i miri Han
Gjithë Natën ku
pihet vera. Loti.
Në breg të lumit
ku rrezitem Unë
Mikja. Dhe, Hëna e
plotë shtatëzanë…
(Askushi më dha
një trëndafil)
Pranverë. E kalova
Natën në “Premiumi”
Mes shtambave me
verë. Pagjumësisë.
Në mëngjes e
pushtova Prishtinën në gjumë
Njeri të gjallë në
rrugë. E përqafova një Buçë.
Hi-hii-hiii.
Askushi më dha një trëndafil…
(Grua natën e mirë)
Grua, natën e
mirë! Ika.
Pasmesnate, më
pret një Grua tjetër:
Poezia. Dhe, është
xheloze.
Nëntë burra nuk
mund ta bëjnë zap
Natën. Vetëm Unë
ia jap hakun.
Grua, natën e
mirë! Ika
Falemnderit. Që,
nuk je xheloze...
(Edhe një qiri
për Lejdin Di)
Gjatë Netëve të
poezizë korçare
E vizitova
vendlindjen. Korçën.
Dhe, vendvdekjen.
Voskopojën.
Hyra në kishë. I
ndeza dy qirinj:
Një për Miken. Një
për Cucën Boheme.
Paprtitmas, m’u
afrua një poete azgane
E më tha: Me një
qiri nuk ndizen o burrë
Më shumë se dy,
përpara Shën Mërisë!
Plumb iu
përgjigja: Unë jam Poet bohem
Lotët e Shën
Mërisë nën Rrap i ngrej dolli.
Harrova të ndez
edhe një qiri për Lejdin Di...
(Gruaja besnike)
I dëbova armiqtë
rreth Meje. Edhe Miken
Vetëm poezinë nuk
mund ta përzë. Nuk ik.
Është grua
besnike. E do burrin...
(Në këtë Qytet burrat
shiten me thasë)
Mike, Ti jeton pa
burrë. Grua
Në një Qytet ku
burra ka me thasë.
E shiten lirë në
“Bit – Pazar”.
Mike, Ti jeton pa
burrë. Grua
Në një Qytet ku
burrat shiten me thasë...
(Unë jam Ujk. Dhe,
dua plagë!...)
Grua, mirëmëngjes.
Erdha
Unë jam Ujk. Dhe,
dua plagë!
Edhe Ajo nuk ishte
xheloze...