Mendime
Hasan Hasanramaj: Ne shqiptareve, në momentet më delikate të historisë na ndodhën gjera...
E hene, 29.05.2023, 07:49 PM
Ne shqiptareve, në momentet më delikate të historisë na ndodhën gjera, të cilat nuk është dashtë të na ndodhin ...
Nga
Hasan Hasanramaj
Nuk
janë raste të rralla kur dëgjohen lajme,
raporte, informata, shkruhen artikuj të gjatë e të shkurtër nëpër mjetet e
informimit, nëpër oda të burrave, në kafene, rrugë e në vende të tjera anë e
kënde Kosovës bisedohet së korrupsioni po hetohet veç për “hatër” të Bashkimit
Evropian. Qe njëzet katër vjet u kërkua
dhe po kërkohet edhe tani dorëheqja e këtij ose atij, s’kemi frikë nga numri i
madh i kritereve për viza, korrupsioni nuk luftohet me debate e reklama,
drejtësia në Kosovë me “dyer të
mbyllura”, dyqind mijë euro ryshfet për blerjen dhe privatizimin e nëntëdhjetë
e një hektarëve tokë të ish-sektorit shoqëror, “faturojnë” e vishen qeveritarët
me para të buxhetit, shpërdorimi i detyrës zyrtare - forma më e përhapur e
korrupsionit, korrupsioni luftohet duke privatizuar ndërmarrjet shoqërore,
Kosova në Evropën Qendrore edhe atë Lindore me shkallë me të lartë të
korrupsionit, me pasiguri ligjore, me politikë jo të mirë ekonomike dhe me
cilësi të dobët të arsimit profesional, Daçiqi e cakton datën e zgjedhjeve
komunale në Kosovë, sistemi mafioz gjyqësor në Kosovë qe njëzet e katër vjet nuk e zbuloi asnjë rast të
vetëm, mbahen sekretet të ardhurat nga
tenderët me vlera - han darka e “vizatojnë” hartën politike për Veriun. Këto
dhe shume e shumë tema të tjera edhe me drastike shkruhen nëpër faqet e
gazetave tone qe njëzet e katër vjet radhazi dhe në anën tjetër asgjë nuk
ndryshon. Të gjithë ne jemi të bindur se drita e shpirtrave që në çdo moment,
çdo ditë dhe muaj duhet t’i përkujtojmë,
nuk pajtohemi me gjendjen e krijuar, me realitetin e hidhur gjatë njëqind e
dyzet e pesë vjetet e fundit nga pushtuesit shekullorë. Këto duar të cilat në
njëzet e katër vjetët e fundit sjelljen shumë të zeza, nuk janë duar, por janë
gojë gjarpinjsh që tentuan të dëmtojnë
popullin dhe kombin shqiptar. Andaj është detyrë e shenjtë e çdo shqiptari
në Kosovë, në Shqipëri dhe në trojet e tjera stërgjyshore që në fund të
ngrinin zërin kundër të gjithë atyre që tentuan dhe po tentojnë t’i
mohojnë sakrificën e burrave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe në vend të
tyre ta ngrinin vetën lartë. Pse nuk e ngrinim zërin kundër këtyre skenave
dhimbshme dhe të zeza, jo me fjalë, e premtime bosh, por me aksione konkrete
kundër krimit të organizuar, korrupsionit, qendrave mafioze dhe shumë të zezave
tjera në Kosovë, të cilat në vitet e
fundit po e minojnë funksionin efikas të institucioneve. Patriotet, njerëzit e
ndershëm me ideale të forta kombëtare, të cilët
vërtet luftonin dhe punonin për
të mirën e Kosovës dhe pavarësinë e saje nga dora e bandave dhe banditëve të
kuq, në pritë pas shpine dhe me maska në kokë që nga ditët e para të çlirimit
të Kosovës pa kurrfarë të drejte ua morën jetën eproreve ushtarak, të rinjve,
vajzave dhe të tjerëve, të cilët në momentet më të duhura për Kosovën dhe
qytetaret e saj shkuan atje ku nuk është dashur të shkojnë. dashur të na ndodhin. Historia na ka
mësuar së vrasjet në prita, Ne shqiptaret, në momentet më delikate të historisë
na ndodhën gjera, të cilat nuk është natën dhe ditën pas shpine dhe me maska në
kokë i kanë krye njerëzit me të ligj të
kombit, të cilëve deri me sot edhe përkundër
premtimeve, kërkesave dhe fjalëve të mëdha, së shpejti do t’i zbulojmë dhe do t’i
arrestojmë nuk u realizuan në jetë në
një anë, kurse në anën tjetër të gjithë ata që dhanë premtime nuk arritën t’u dalin vetë përpara?!...
Andaj,
nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të pyesim deri kur kështu, a kemi meritua një
gjë të tillë, pse forcat progresive të Kosovës dhe më larg i lejuan këto skena
të dhimbshme te na ndodhin në momentet
më delikate të historisë?! Kush i ndërseu këto dukuri negative, vrasjet, që
nga parë dhe pas luftës , kush i ngacmoi
dhe i frymëzoi këto qarqe kriminale- mafioze dhe të zeza të tjera në Kosovë e
më larg, a janë këta shpirtra të ndytë në mesin tonë, apo ...? Ku ishte
Eulex- si, SHPK-ja, Qeveria,
Parlamenti, partitë politike, gjykatat dhe forcat progresive të Kosovës, të
cilat qe ngritën shumë pluhur dhe dhanë
shumë premtime para qytetarëve të Kosovës, por për fat të keq nuk arritën për
t’u rënë në gjurmë dhe ta zbulojnë krimin e organizuar në qendër të krimit,
korrupsionin dhe shumë dukuri tjera negative ?!... Kujt i konvenojnë të gjitha këto të zeza, të
cilat shumë na ulen famën në botë?
Përndryshe,
të gjitha ato familje dhe individë që pësuan më në fund vetë do të gjejnë
format dhe metoda për çrrënjosjen e të këqijave dhe bartëseve të tyre. Po
presim edhe ndonjë ditë nga të gjithë ata që kanë për detyrë që t’u bimë në
gjurmë krimineleve dhe krimeve, korrupsionit dhe bartëseve të dukurive të tjera negative të cilat Kosovën e përlloçen. Mirë u pa dhe po shihet
edhe sot se ata që duhet të na mbrojnë për momentin nuk janë në gjendje as vet ta mbrojnë vetveten, e mos ë flasim
për mbrojtjen e të tjerëve! Atëherë, kujt
me ia lënë fajin, të madhit Zot,
me lutje që mos na përsëriten dukurit të
tilla negative të cilat na
ndodhen në Kosovë. Për fat të keq
lutjet të tilla që me shumë së njëzet e tri vjetëve radhazi që u
bënë nëpër tubime dhe vende të
tjera nuk arritën t’ua zbusin zemrat atyre
që nuk kanë zemra. Vrasjet e shumta dhe të dhimbshme, të cilat u kryen
gjatë deh pas luftës së fundit në
Kosovë, e sidomos në Rrafshin e Dukagjinit. Të
gjitha këto vrasjet e pazbuluara, në Kosovë, në Shqipëri në Maqedoni dhe Mal të Zi e vende te tjera ishin sinjale që antikombëtarë, atëherë kur
ne të tjerëve po na nevojitet bashkimi,
qetësia, rendi, ligji dhe të mirat e tjera ata i shkelmojnë të gjitha të mirat
shqiptare?! Andaj ka ardhur koha që me në fund
të organizohemi ma mirë kundër
atyre që punuan që në Kosovë dhe
në trojet tjera shqiptare të dominojë anarkia ?!...