Mendime
Klajd Kapinova: Zgjedhjet në Shqipëri 2023, kopje e modelit të votimeve presidenciale të vitit 2020 në SHBA
E merkure, 24.05.2023, 07:51 PM
Zgjedhjet
në Shqipëri 2023, kopje e modelit të votimeve presidenciale të vitit 2020 në
SHBA
“Populli që zgjedh
politikanë të korruptuar nuk është viktimë, por bashkëpunëtor i tyre.” – George
Orwell
“Ky është sulmi më
i madh që ka ndodhur në Sigurinë Kombëtare të SHBA-së. Ky ka qenë orkestrim i
turpshëm, i organizuar nga brenda dhe jashtë SHBA-së, me dijeninë edhe të
agjencive federale të zbulimit amerikan. Unë jam betuar, në Ushtrinë Amerikane
në West Point, para 66 vjetëve se do t’i shërbej shtetit dhe Kushtetutës
Amerikane, kundër armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të SHBA-së. Tashmë, ne po
shohim kjartë numërin e madh të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të SHBA-së,
në historinë kombëtare të vendit tonë. Dhe amerikanët e kuptojnë këtë. Ju
(Mike Lindell) e treguat hapur, me fakte dhe prova, se ky skenar
anti-amerikan, ka qenë organizuar nga Kina, duke sulmuar hapur SHBA-në. Ushtria
amerikane, në të cilën unë kam shërbyer për 35 vjet, në forcat ajrore për të
mbrojtur SHBA-në nga armiqët e brendshëm dhe të jashtëm, sot ndjehet e sulmuar
dhe e pambrojtur nga vetë amerikanët qeveritarë. Kjo ngjarje nuk ka ndodhur
kurrë më pare në hstorinë e SHBA-së. Ne, po shkojmë tani drejt globalizmit, për
të cilin nuk jemi të interesuar. Këto duan të vendosin komunizmin dhe
socializmin në SHBA. Këto duan të bëjnë komunizmin global. Këtë
gjë duhet ta kuptoni ju amerikanët. Kjo është shumë e rëndsishme për ne.
Presidenti Trump, ka fituar zgjedhjet dhe ka dominuar në këtë fitore historike.
Ne kemi prova për këtë… Komuniteti i inteligjencës së SHBA-së, si: FBI, CIA,
DOJ, Agjencia e Sigurisë Kombëtare etj., kanë deshtuar me turp, duke vijuar
edhe tani të mos raportojnë apo informojnë popullin amerikan me faktet, që
tashmë po i shohin të gjithë. Media dhe Big Tech etj., ka gënjyer
sistematikisht me propaganda manipuluese, se nuk ka fakte dhe prova të
manipulimit të zgjdhjeve në SHBA.” – Thomas Mclnerney Gjeneral me
tre yje në pension i Forcave Ajrore të SHBA-së
“Të këqijat më të mëdhaja këtij vendi i kanë ardhur
nga politika e ligji, që bëjnë politikanët në dobi të interesit tyre, duke
lënë shteg devijimi, për të shpëtuar veten e tyre? Lufta duhet të fillojë
kundër atyre që prodhojnë ligje, por nuk i zbaton. Lufta kundër
korrupsionit është “vetëm propagandë. Për këtë, vendit i duhen energjitë dhe
njerëzit e pastër të tij, jashtë apo brenda Shqipërisë. Ata besojnë, se
Shqipëria do bëhet vetëm nga shqiptarët…” – Edval Nuri, Gazeta
“Telegraf”
Nga
Klajd Kapinova
Shkodranët
po përjetojnë plotësisht me sukses efektin e Sindromës së Stokholmit
Ia
pishi lëngun dhe ia ndishi lezetin
Duke folur këto ditë,
me një mik timin suedez, në bisedë e sipër ra fjala për Sindromën e Stokholmit,
vendi i origjinës i të cilit është atdheu i tij i lindjes Suedia.
Më pas fjala nxori fjalën… dhe unë i thashë ndër të
tjera, se qyteti im Shkodra, e ka ndjerë më shumë se askush peshën e
shtypjes së egër të regjimit totalitar komunist, dhe sot është përfshirë nga
Sindroma e Stokholmit…
Gjatë bisedës, unë i ofrova fakte historike
bashkëbiseduesit suedezo-amerikanë, se qyteti i
Shkodrës rreth viteve ‘50-të me
40.000 banorë, kishte 26 qeli burgu, ka 601 të pushkatuar nga regjimi komunist, 136 të vdekur
ndër burgje, 2846 të burgosur politik dhe 1924 të internuar politikë.
Duke shtuar i thashë se këtë muaj u mbajtën zgjedhjet lokale 2023 në
Shqipëri, ku komunistët, bijtë dhe nipat e tyre i “fituan” ato në mënyrë
masive, njësoj sikurse në vendet e botës së tretë, ku viktima dhe skllevërit e
komunizmit votuan masivisht dhe me dashni për skllavopronarët apo persekutorët
e tyre… Ai u habit shumë!
E përshtatur në
kushtet e qytetit dhe banorëve të larjes së kujtesës së shkuar të hidhur, plot
gjak dhe martirizime të Shkodrës fatkeqe, del apo po provohet aktualisht në
vitin 2023, se Sindroma e Stokholmit (lexo së Shkodrës), është
një gjendje në të cilën ish të persekutuarit sot po zhvillojnë
një lidhje flirtie psikologjike me përmbatje dashnie me persekutorët e tyre
gjysmëshekullore.
Janë bërë shumë
studime shkencore mbi dëmet psikologjike të dhunës totalitare ndaj të
arrestuarve dhe të burgosurve të kohës së diktaturave komuniste kudo në botë…
ose edhe ndaj popullsisë në përgjithësi, që bashkëjetonin me këtë regjim.
Nga ana e tjetër,
ndër vite edhe në Hollywood (California), SHBA, ka arritur të
realizoi disa filma artistik me aksion…, dhe në Europë deri edhe broadcast
suedez (David Gilmour: “The Stockholm Syndrome”, Sweden, Broadcast,
1984, 2x CD set), duke patur në qendër të vëmendjes këtë subjekt
psikologjik, të quajtur në mënyrë rutinë tashmë si Sindroma e Stokholmit.
(Meqenëse
atje shkodranët e ish përsekutuar po përjetojnë me dashni kohën e absurdit
postkomunist të sindromit në fjalë, nuk është çudia, që një ditë një grup artistësh apo individë
(femijë) apo pasardhës të tjera si nipa (mbesa) apo sternipa (stërmbesa) të të
persekutuarëve) po nga ky qytet, në të ardhmen jo shumë të largët t’i kushtojnë disa këngë, poezi apo
libra fiction apo një album nderimi dhe respekti, për të persekutuarit e tyre
me emra dhe mbiemra konkret, mbasi një pjesë e të cilëve janë gjallë (dhe në
prag të kalimit në botën tjetër), të ndjehen krenar, për atë gjakdedhje masive,
që ato kanë bërë në këtë qytet martir… e cila fatkeqsisht, sot gjakun e tyre e
bëri ujë…)
Sindroma në fjalë,
supozohet të rezultojë nga një grup rrethanash mjaft specifike, përkatësisht
mosbalancimet e pushtetit të përfshira si në persekutimet totalitare komuniste,
apo sot në forma të reja si marrjen e pengjeve, rrëmbimet dhe marrëdhëniet
abuzive.
Prandaj, është e
vështirë të gjesh një numër të madh njerëzish, që përjetojnë sindromën e
Stokholmit, për të kryer studime me çdo lloj vlefshmërie ose madhësie të
dobishme kampioni.
Lidhjet emocionale,
mund të krijohen midis rrëmbyesve dhe robërve, gjatë kohës intime së bashku,
por këto përgjithësisht konsiderohen të paarsyeshme në dritën e rrezikut ose
rrezikut, që përballen viktimat (Shembulli më klasik është Shkodra dhe
banorët e saj…).
Sindroma
e Stokholmit, nuk është
përfshirë kurrë në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore
ose DSM, mjeti standard, për diagnostikimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve
psikiatrike në SHBA, kryesisht për shkak të mungesës së një grupi të
qëndrueshëm të kërkimit akademik.
Sindroma, është
e rrallë. Sipas të dhënave nga FBI (SHBA), rreth 8% e viktimave të
pengjeve tregojnë prova të sindromës së Stokholmit.
Ky term u përdor për
herë të parë nga media në vitin 1973, kur katër pengje u morën, gjatë
një grabitjeje bankare në Stokholm të Suedisë.
Pengjet
mbrojtën rrëmbyesit e tyre (!!!), pasi u liruan dhe nuk pranuan të dëshmonin në gjykatë kundër tyre. U
vu re se në këtë rast, megjithatë, policia u perceptua se kishte vepruar me pak
kujdes për sigurinë e pengjeve, duke ofruar një arsye alternative për
mosgatishmërinë e tyre për të dëshmuar.
E
njëjta situate apo simdromë në fjalë e freskët paraqiet edhe sot në Shkodër, ku
asnjë ish i Përndjekur dhe Persekutuar i regjimit komunist gjatë vitëve
totalitare 1944-1990, nuk ka hapur proces gjyqësor denoncues (për të fituar pafajsinë zyrtarisht në gjyq
me vulë dhe firmë), kundër sistemit dhe persekutorëve barbarë të tyre dhe familjeve dhe të
afërmve të tyre, gjatë kohës së inkuizicionit të zi të komunizmit, sikurse e
kanë bërë ebrejt, mbas Luftës së Dytë Botërore tesh 50 vjet...
Ajo është
paradoksale, sepse ndjenjat simpatike që ndiejnë robërit ndaj
rrëmbyesve të tyre, janë e kundërta e frikës dhe përbuzjes, që një shikues mund
të ndiejë ndaj rrëmbyesve.
Ka katër
komponentë kyç, që karakterizojnë sindromën e Stokholmit:
Zhvillimi i ndjenjave
pozitive të pengut ndaj rrëmbyesit (të përsekutuarit, ndaj
përsekutorëve).
Nuk ka marrëdhënie të
mëparshme midis pengut dhe rrëmbyesit (të burgosurve politikë të
kohës së komunizmit me xhelatët e Sigurimin e Shtetit komunist).
Një refuzim i
pengjeve për të bashkëpunuar me policinë dhe autoritetet e tjera qeveritare (refuzimi
total historik dhe stoik, që qëndresa dhe rezistenca antikomuniste, ka ndodhur
në Shkodër, gjatë vitëve të diktaturës komuniste në vitet 1944-1990 nga i
gjithë Kleri Katolik, ajka e intelektualëve të shquar shkodranë dhe të gjithë
të dënuarit e tjerë, pa dallim feje në qytet dhe rrethina.)
Besimi i një pengu në
humanizmin e rrëmbyesit, duke mos i perceptuar ata si kërcënim, kur viktima ka
të njëjtat vlera si agresori (aktualisht sot viti 2023, ku Shkodranët
përjetojnë plotësisht me sukses efektin e Sindromës së Stokholmit…)
Është fakt, që katër
rrethanat e lartpërmendura, që gjenerojnë një përgjigje psikologjike të tipit
të Sindromës së Stokholmit, kanë qenë tipike për jetën, nën regjimin policorë
të diktatorëve dhe kanë ndikuar në masë të madhe në “dashurinë” e popullit, për
xhelatët totalitarë.
Po
si ndodhi?
Historia e saj fillon me grabitjen e bankës
në Stokholm, Suedi. Kështu në vitin 1973, Jan-Erik Olsson, një i dënuar
me kusht, mori peng katër punonjës (tre gra dhe një burrë) të
Kreditbanken, një nga bankat më të mëdha në Stokholm, Suedi, gjatë një
grabitjeje të dështuar bankare. Ai negocioi lirimin nga burgu të mikut të tij
Clark Olofsson për ta ndihmuar atë.
Ata i mbajtën pengjet
robër për gjashtë ditë (23–28 gusht) në një nga kasafortat e bankës. Kur
pengjet u liruan, asnjëri prej tyre nuk do të dëshmonte kundër asnjërit
pengmarrës në gjykatë; në vend të kësaj, ata filluan të mbledhin para për
mbrojtjen e tyre.
Nils
Bejerot, një kriminolog
dhe psikiatër suedez e shpiku termin pasi policia e Stokholmit i kërkoi ndihmë,
për të analizuar reagimet e viktimave ndaj grabitjes së bankës në vitin 1973
dhe statusin e tyre si pengje.
Meqenëse ideja e
larjes së trurit nuk ishte një koncept i ri, Bejerot, duke folur në “një
lajm të transmetuar pas lirimit të robërve”, e përshkroi reagimet e
pengjeve si rezultat i shpëlarjes së trurit nga rrëmbyesit e tyre.
Ai e quajti atë
Norrmalmstorgssyndromet (pas Sheshit Norrmalmstorg, ku ndodhi tentativa për
grabitje), që do të thotë Sindroma Norrmalmstorg; më vonë u bë i njohur
jashtë Suedisë si Sindroma e Stokholmit.
Fillimisht u
përcaktua nga psikiatri Frank Ochberg, për të ndihmuar në menaxhimin e
situatave të pengjeve.
Kjo analizë u bë nga
Nils Bejerot, pasi u kritikua në radion suedeze nga Kristin Enmark, një
nga pengjet. Ajo, pretendon se ajo kishte krijuar një raport strategjik me
rrëmbyesit. Kristin e kishte kritikuar Bejerotin, se po rrezikonte jetën e
tyre, duke u sjellë në mënyrë agresive dhe duke agjituar rrëmbyesit.
Ajo kishte kritikuar
policinë, për drejtimin e armëve drejt të dënuarve ndërsa pengjet ishin në
vijën e zjarrit dhe u kishte thënë mediave se një nga kapësit u përpoq të
mbronte pengjet, që të mos kapeshin nga zjarri.
Sërisht ajo ishte
gjithashtu kritike ndaj kryeministrit Olof Palme, pasi kishte negociuar
me rrëmbyesit për liri, por kryeministri i tha asaj se do t'i duhej të kënaqej
që të vdiste në postin e saj në vend që t'i dorëzohej kërkesave të rrëmbyesve.
Sindroma
mbërrin në SHBA…
Një
rast tjetër i bujshëm ishte Patty Hearst, mbesa e botuesit William Randolph
Hearst, u mor dhe u mbajt peng nga Ushtria Çlirimtare Symbionese, “një grup
gueril urban”, në vitin 1974.
Ajo u regjistrua,
duke denoncuar familjen e saj si dhe policinë me emrin e saj të ri, “Tania”,
dhe më vonë u pa duke punuar me SLA, për të grabitur bankat në San Francisco.
Ajo pohoi publikisht
“ndjenjat e saj simpatike” ndaj SLA dhe ndjekjeve të tyre gjithashtu.
Pas arrestimit të saj në vitin 1975, pretendimi për sindromën e Stokholmit (edhe
pse termi nuk u përdor atëherë, për shkak të kohëzgjatjes së ngjarjes), nuk
funksionoi si një mbrojtje e duhur në gjykatë, për zemërimin e madh të avokatit
të saj mbrojtës F. Lee Bailey.
Fatkeqsisht, dënimi i
saj me 7 vjet burg, u zbut më vonë dhe ajo u fal përfundimisht nga Presidenti
Bill Clinton, i cili u informua se ajo nuk po vepronte me vullnetin e saj të
lirë.
Një
rast tjetër janë viktimat e abuzimit seksual. Herë pas here, është provuar në kohë dhe rrethana të
ndryshme, se shumë viktima të abuzimit seksual në fëmijëri ndjejnë një lidhje
me dhunuesin e tyre. Ata shpesh ndihen të kënaqur nga vëmendja e të rriturve
ose kanë frikë se zbulimi do të krijojë përçarje në familje.
Në moshën madhore,
ata i rezistojnë zbulimit, për arsye emocionale dhe personale. Një shembull i
tillë u shfaq në rastin e rrëmbimit të Jaycee Dugard.
E parë në një këndvështrim
me popullin shkodran, theksoj se kjo pasojë psikike, që
karakterizohet te viktimat e persekutuar shkodran
i mbajtur peng e i keqtrajtuar mizorisht për 50 vjet, në vend që të urrejë dhe
të dënojë kriminelët dhe aktin e tyre kriminal, që ka ushtruar dhunë
sistematike psikikologjike dhe fizike, në qelitë e Degës së Punëve të Brendshme
në Shkodër, viktimat për çudi në
zgjedhjet e majit të vitit 2023 votoi per ato, duke krijuar kështu simpati dhe
dashni absurde. Kjo shukoi gjithë
Shqipërinë
dhe diasporën.
Zakonisht, Syndrome
Stockholm, quhet pikërisht kjo kthesë absurde psikologjike e të përsekutuarve
antikomunistë, ndaj kasapëve të qelive të burgjeve në Shkodër dhe sistemin, që
e krijoi atë masakër kolektive, atëhere kur kriminelët, duke parë (hetuesit dhe
xhelatët komunistë të Sigurimit të Shtetit), që u rrezikohet pozita e tyre në
postkomunizem (në demokraci), kryejnë disa veprimtari mirësjelljeje (në mënyrë hipokritike),
ndaj viktimave të komunizmit dhe kështu fitojnë simpatinë e tyre dhe mosdënimin
apo ndëshkimin moral dhe ligjorë...
Edhe
pse asnjë nga ish persekutorët komunistë të kohës së regjimit sadist deri më
sot në vitin 2023, nuk kanë kërkuar falje publike (me shkrim apo gojë), dhe
bile ato po mbyllin jetën e tyre të qetë, pa i ngacmuar dhe gjykuar askush deri
më sot (nga ish të përsekutuarit dhe përndjekur politikë në Shqipëri), ku,
fatkeqsisht ato nuk kanë ngritur asnjë padi penale për qindra (krime
kundër njerëzimit) dhe mjëra jetë të humbura të të afërmv të tyre. Eshtë
fakt, se atyre ende u mohohet e drejta e rikthimit
të tokave dhe pronave të tyre të para vitit 1944…
Duke iu
rikthyer temës në fjalë, theksojmë se reagimi psikik në mënyrë anomalike, ndaj
kriminelëve komunistë si dhe përshtatja e tyre me kushtet e dhunës e cila u
është ushtrua viktimave quhet Sindromi i Stokholmit.
E keqja nuk vjen nga të varfërit që
s’kanë se çfarë të hanë, por nga të pasurit që s’kanë të ngopur!
Tmerr
dhe vetëm tmerr,
ndjen çdo njeri i
thjeshtë shqiptar, sikurse edhe diaspora dhe të huajt jo shqiptar, kur sheh
në Hartën e Re Politike të Shqipërisë rishfaqjen e mbizotërimit të ngjyrës
rozë, që fare lehtë lexohet si rikthim në origjinë i ngjyrës së kuqe komuniste
të Dullës 2 dhjetor 1945-1990…
Këto zgjedhje në
Shqipëri me “fitore” absolute komuniste mbi 95% e votave, të kujtojnë kohën e
largkjoftit (diktatorit Enver Hoxha)… sikurse edhe zgjedhjet “demokratike”,
që bëheshin vazhdimisht në vendet komuniste të Afrikës, Azisë, Amerikës Latine
dhe ish Europës Lindore…
Në këtë situate, njerëzit kanë zgjedhur vetëm emigrimin
masiv. Në gjashtë vitet e fundit (2017-2023) mbi 300.000 vetë janë
larguar nga Shqipëria në drejtim të shtetëve të ndryshme të botës, por më
së shumti në Europën Perëndimore dhe në veçanti në Britani të Madhe.
Kjo ka çuar në një krizë të ripërtëritjes apo
riprodhimit normal të popullsisë se vendit, mbasi 95% e të larguarve janë
meshkuj (burra dhe djem të rinj), krizë të fuqisë punëtore në vend, ku punë
ka s’i në fason ndërtim, por punë nuk duan, kurse bujqësia i ka mbetur pleqve,
mbasi të rinjtë kanë ikur ku të mundin nëpër botë!
Ato sot fatkeqsisht dhe për inerci të së kaluarës po
vazhdojnë të bëhen rutinë, në vendet e prapambetura të botës së tretë, ku
sundon ligji i xhunglës dhe forca ushtarake, vjedhja e hapur dhe manipulimi
zyrtar në nivelin më të lartë si pasoj e korrupsionit profesional qeveritar
vendas dhe ai globalist majtis ndërkombëtarë, të cilët vetëbëhen si vazhgues të
paftuar të “zgjedhjeve”, pas mbushjes së xhepave të tyre dhe si
shpërblim bëjnë hapur në emër të “demokracisë” liçensimin e turpshëm të
tyre absolut kudo nëpër botë.
Socialdemokatët apo
Joe Biden-ët shqiptarë
“Partia
Socialdemokrate mori 86 mijë vota ose 6.4%, me 116 mandate për këshilltarë.
Nëse krahasohet me rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, numri i votave të
PSD-së është rritur me 2.4 herë, ndërsa numri i mandateve potenciale për
parlament është rritur me mbi dy herë.” – Gjergj Erebara, Reporter.al
Pas datës 14 maj 2023,
socialdemokratët dhe kryepolitikani i tyre, mund t’i thotë atyre, që e kanë
shpallur persona non grata, është koha për ju, që ju të më Kiss My Ass…
“Kryepolitikani” socialdemokrat, nuk
ka më nevoj pse të vij këtu në SHBA si turist, sepse ëndrrën e tij amerikane e
ka gjetur tashmë në Shqipëri, mbasi më 14 maj 2023 nga rezultati bombastik i
zgjedhjeve locale, ai ka gjetur sa hap e mbyll sytë Amerikën në vendlindje
apo Atdheun e tij, duke u është kthyer me urdhër të peshkut brenda natës së 14
majit 2023 si fotokopje e modelit të Joe Biden-in amerikan, nga
mënyra se si i ka fituar zgjedhjet atje pa bërë asgjë.
Mburojat apo
imuniteti i paprekshmërisë zyrtare shqiptare dhe ndërkombëtare
Të majtët në tërësi, socialistët
me simotrën e saj socialdemokratët atje i mbron Rama, me Qeverinë dhe
armën e vet policinë militante paraushtarake të verbër, që shkojnë
vazhdimisht si mishi për top, pas shtetit të korruptuar dhe droguar të
tij, Governatorët apo Ambasada Amerikane në Tiranë, administrata e papërgjeshme
dhe e korruptuar antiamerikane e Joe Biden-it në SHBA, Sorosi dhe bythlëpirësit
e tij shqipfolës, Bashkimi Komunist Globalist Europian, OSBE e korruptuar dhe
socialkomuniste, Big Media e Supër Korruptuar shqipfolëse (si: Top
Qeni, Tv Klan, RTVSH, Tv Vizion Plus etj.,), të cilat përfshihen në dyfalëshin
e mirënjohur Fake News etj., ndërsa këtu në SHBA Biden-in e mbron për
fat të keq (edhe për pak kohë) njerëzit më të korruptuar në nivelin më
të lartë të FBI, DOJ, CIA, kongresmenët dhe senatorët komunistë amerikanë,
Soros, Big Media, Big Tech, Fake News, etj.
Këshillat bashkiakë, socialdemokratë sa
hap e mbyll sytë, sikurse në lojërat magjike u ngjiten në vend të katërt,
ndërsa merhumi anglishtfolës këtu në vend të parë.
Surpriza më e madhe elektorale e
këtyre zgjedhjeve është rritja me 2.4 herë e Partisë Socialdemokrate, të
drejtuar nga “politikani” Tom Doshi, e cila ka fituar 86 mijë vota dhe 116
mandate në të gjithë vendin.
Ai, gjatë vitëve dhe muajve prill-maj
2023, kur u zhvillua fushata elektorale në terren në mbarë Shqipërinë, nuk ka
përdor asnjë fjalë politike dhe nuk ka bërë fushatë elektorale, por ka fituar
me urdhër të peshkut sa hap e mbyll sytë 2.4 herë, më shumë vota se asnjëherë
tjetër si kryetar i partisë hibrite komuniste.
Interesant është fakti i hështjen si
gurr varri i governatorëve të përhershëm të Ambasadës Amerikane në Tiranë, që
nga ana e tjetër përshëndet dhe i buzëqesh nga larg fitoren e komunistëve
shqiptarë, sepse ata i bashkon ideali globalist komunist si kudo në botë, mbasi
janë të integruar me kohë në politikën e tyre majtiste internacionale.
Për nga numëri i posteve në këshillat
bashkiakë të Shqipërisë dhe votave të fituara renditet në vend të katërt, pas
Partisë Socialiste, koalicionit Bashkë Fitojmë dhe Partisë Demokratike
“zyrtare” të Shalgjatit.
Nëse më 14 maj 2023,
do të kishte pasur zgjedhje parlamentare, Tom Doshi do të kishte fituar tre
mandate deputetësh në Shkodër, dy në
Tiranë, një në Durrës dhe një në Dibër, ndërsa nuk është shumë larg fitimit të
një mandati edhe në Elbasan dhe një mandat tjetër në qarkun e Fierit, ku
PSD ka marrë rreth 8600 vota. Me 7 deri në 9 mandate deputetësh, kryetari i
socialdemokratëve, i sanksionuar nga amerikanët si persona non grata, me
shumë gjasa mund të jetë një nga politikanët më të fuqishëm të vendit…
Partia e Rindertuar Komuniste (alias Socialiste) e
Shalgjatit mori 580 mijë vota dhe 757 këshilltarë, pasuar nga koalicioni i
opozitës kryesore Bashkë Fitojmë me 248 mijë vota dhe 292 mandate. Partia
Demokratike “zyrtare” po e Shalgjatit mori 104 mijë vota dhe 123 mandate.
Në Shkodër, ku kandidati socialist Benet Beci fitoi duke
marrë gati 35 mijë vota në zgjedhjet lokale, PSD arriti të marrë 13 mijë
vota për këshill bashkiak, duke sugjeruar se më shumë se 1/3 e suksesit të
Becit i dedikohet mbështetjes nga PSD.
Shqipëria e Shalgjatit dhe ShBA-ja e
Biden-it të fjeturit në këmbë
Edhe i paafti e i fjeturi në këmbë, ose sikurse njihet
këtu komunisti Joe Biden dhe administata e tij globaliste e
supërkorruptuar, thotë vazhdimisht përmes makinës së shfrenuar të mediave të
tejkorruptuar të majta propagandistike globaliste, Big Tech, rrjetet
ndërkombëtare sociale komuniste me kampionen Fakebook dhe Fake News, se i
lodhuri mendërisht dhe fizikisht Biden, ka “fituar” 81 milion vota, në një kohë
që aktualisht të gjithë qytetarët amerikanë vazhdojnë të qeshin dhe ofrojnë
fakte me prova të sakta, se është e kundërta e gënjeshtrave të tyre, me gjithë
çensurën e madhe dhe të shumanshme komuniste, kundër së vërtetës, që ekziston
sot këtu.
Shkodra,
fatkeqsisht dhe me dëshirën sherrbudall të “votuesve” shkoj në origjinën e vet
të komunistëve të vitëve të zeza 1932 të shekullit të kaluar (XX), ku
sundonin pionierët e ideve trushpërlarëse të mbrapshta komuniste, bolshevike
dhe leniniste, si të pandreqshmve jugorë: peshkopit të kuq Fan Stilian Nolit
dhe Ali Kelmendit…, dhe për të mbërritur fatkeqsisht deri në Verilindje të
Shqipërisë, ku vepronin komunistët, si: Qemal Stafa, Vasil Shanto, Zef Mala,
Tuk Jakova me kompani...
Tukun naiv e fatkeq asokohe, sikurse edhe shumë të tjerë
komunistë (pasi i shërbeu Dullës) si robot pa ndërgjegje, ai sa hap e mbyll
sytë u hodh në rrugë si limon i shtrydhur shumë shpejt, u internua familjarisht
dhe më pas u burgos. Komunizmi i përdori si marionetë naivët e rinj punëtorë
të rëndomtë komunistë shkodranë.
Nga bashkëvuajtësit e Tukut në birucë, mësojmë se ai në
vitet e qelisë u pendua më vonë, për përqafimin dhe shpërndarjen me fanatizëm
të ideve vrastare dhe absurde komuniste, por ishte shumë…, shumë vonë për te,
sepse i iku jeta e tij dhe e të afërmëve të dashur...
Shembulli klasik i komunistit të
burgosur për 4 vjet më 1939 dhe riburgos për 20 vjet nga komunizmi i tij më
1958
Tuk Jakova,
(1914-1959), ishte marangoz, anëtar i flaktë
grupit komunist të Zef
Malës, një nga pjesëtarët kryesor të komunistëve,
gjatë Luftës së Dytë Botërore si komisar
i Brigadës I-rë Sulmuese.
Sëbashku me komunistët e tjerë, si: Qemal Stafën, Zef Malën dhe Vasil Shanton etj., ka qenë ndër
veprimtarët e Grupit të Shkodrës. A u arrestua,
gjykua dhe dënua 4 vjet burg, për idetë e tij komuniste në vitin 1939. Me
organizimin e Partisë Komuniste, nën direktivat
dhe bekimin jugosllav më 8 nëntor 1941, u zgjodh ndër 7 anëtarët e Komitetit
Qendror Provizor.
Më pas qeveria komunist e bëri president të sindikatave
komuniste. Kur ai u kthye nga Beogradi në
vitin 1948, në kohën kur u zhvillua Kongresi i Parë i Partisë Komuniste, ai u
zgjodh Sekretar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, Ministër i Financave,
zv/Kryeministër dhe pastaj pjesë e luftës së klasave brenda llojit.
Atij regjimi komunist ia hoqi të gjithë gradat dhe titullin e lartë Hero i Popullit, e internoi
familjarisht dhe burg.
Për qëndrimin dhe pikëpamjet e tij në vitin 1951, Tuk
Jakova u përjashtua si anëtar i Byrosë Politike, i akuzuar si zbutës i
luftës së klasave dhe në vitin 1955 u përjashtua nga posti i anëtarit të KQ
dhe u la për t'u diskutuar qëndrimi si anëtar i partisë.
Në vitin 1955 përjashtohet
nga Komiteti Qendror i PPSH-së,
ndërsa në nëntor të të njëjtit vit internohet së bashku me familjen në Berat. Pas dy vitesh, më 1957, dënohet me izolim në Kalanë e Kaninës.
Në vitin 1958, shpallet tradhëtar dhe
dënohet me 20 vjet heqje lirie. Vdiq një vit më vonë,
më 1959, në rrethana misterioze.
Tuk Jakova, përfshihet
në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit,
që përmbledh pjesëmarrësit, të cilët kanë përgjegjësi direkte për
krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe
të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke
qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake: “Që
kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane
në vepra kriminale”. (Wikipedia)
E vërteta historike, që i është fshehur me ose pa
qëllim qytetit dhe banorëve “antikomunistë” të Shkodrës
Sipas studiuesit Kastriot Dervishi, mësojmë se: “Grupi
Komunist i Shkodrës ose Grupi i Shkodrës, ka qenë një organizim parapartiak
komunist, që u formua dhe veproi nga koha e mes luftërave botërore dhe
deri në themelimin e Partisë Komuniste në Shqipëri.
Formimi i këtij grupi, lidhet me një
grup të rinjsh idealistësh ëndërrimtarë, te elemti ortodoks i qytetit dhe te
zanatçinjtë e qytetit (sidomos zdrukthtarët).
Për shumë vite grupi ishte pika e
vetme komuniste, në Veriun e Shqipërisë. Në vitet 1932-33, ka hyrë
literatura komuniste në qytet nga Mbretëria Jugosllave, duke mundur të hynte në
Gjimnazin e Shkodrës.
…Të
bërit bashkë të të rinjve: Qemal Stafa, Xhemal Broja dhe Vasil
Llazari në gjimnazin e qytetit më 1934 nga shkollat e klerit, që u
mbyllën me Reformën “Ivanaj”, zgjoi jetën e gjimnazit. Morën kontrollin e
shoqërisë “Besa shqiptare” e cila qe formuar më 1931, nën drejtimin e Ernest
Koliqit.
Ata u morën me organizimin e shfaqeve
teatrale amatore si dhe me botimin e revistës “Shkëndija”, ku shkruajtën Q.
Stafa, Xh. Broja, Pashko Gjeçi, Elez Braha, etj. Ky botim nuk doli më, numri
pasardhës u konfiskua dhe u dogj, ngaqë regjimi zogist ra në gjurmë të
përpjekjeve të kësaj shoqërie.
Pas një takimi më 1937 me Niko
Xoxin, i larguar nga Grupi i Korçës, dhe një shoshitje me Andrea Zisin për
çështjen e grupeve, përafërisht fundi i 1937 dhe fillimi i 1938, është koha
kur u formua Grupi i Shkodrës.
Nismëtarët ishin Zef Mala, V.
Llazari, Q. Stafa, Xh. Broja, Voin Grabova dhe Vaso Kadiq. Stafa
pasi u shpërngul në Tiranë, ku kishte si bashkëpunëtor edhe Vasil Shanton,
krijoi bërthamën e dytë të grupit.
Më 1938 u ngre celula në Elbasan mbi
bazën e ish-celulave të Grupit të Korçës. Sami Baholli kaloi me të
Shkodrës. Në Elbasan qe ndikimi i fortë te Normalja e qytetit. Një numër i madh
nxënësish iu bashkuan lëvizjes komuniste në vitet 1938-1941. Nën drejtimin e
Myzafer Trebeshinës e më vonë të Dashnor Mamaqit, u organizuan të rinjtë. Gjatë
1938 grupi shkoi në 150 anëtarë.”
Por Arian Spahiu, ka disa teza interesante.
Në komentin e tij, ai shkruan tekstualisht: “Nuk është krejtesisht e saktë.
Shkodra para 1939-ës, njihet me grupin më të fuqishëm komunist në Shqipëri.
Grupi tjetër ishte ai i Korçës.
Por emisarët serboçetnikë, Milladin
e Mugosha, grupin e Korçës, në të cilin kishte përgjithsisht ortodoksë e
favorizuan dhe e nxorën në krye të PKSH-së.
Grupit të Shkodrës nuk i
pëlqente fare sjella e emisarëve të huaj dhe kjo i bëri që emisarët e theksuar
t’i nxjerin jashtë loje si të parëndsishëm në marrjen e vendimeve parësore.
Që këtu lindi antipatia ndaj
Veriut në përgjithësi e ndaj Shkodrës në veçanti. Ja disa veprime të komunistëve të Shkodrës, që vërtetojnë sjelljen
korrekte të tyre ndaj çështjeve shqiptare dhe që është anashkaluar nga
historianët komunistë.
Më 1943 komunistët e Kosovës që
i takonin grupit të Shkodrës, refuzojnë materialet e dërguara nga shtabi i PKJ
dhe nga ana tjetër kërkojnë nga shtabi i PKSH-së, që udhëzimet për veprimtarinë
e tyre, t’ju dërgohen nga ata e jo nga PKJ.
Përgjigja ka qenë shumë e
shpejtë dhe e prerë ndaj komunistëve kosovarë me plot ofendime: “Ne jemi vëllezër dhe jo sektash, luftojmë për një qëllim të
vetëm,...”.
Shkodra, që ruan ende dhimbje
shpirtërore dhe fizike
Në qytetin e Shkodrës ndodhet Muzeu Historik i
Kujtesës së kohës së komunizmit të zi. Një fakt i tillë, tregon tmerrin e
përjetuar në atë kohë dhe krijimi i muzeut të krimeve të komunizmit në qytet,
është për qytetarët një tjetër mënyrë, për të kthyer dinjitetin, si dhe për të
vlerësuar fisnikërinë e Shkodrës, për mënyrën se si janë përballuar me krimet e
komunizmit.
Shkodranët e ruajnë ende në
kujtesën e tyre tmerrin e kësaj ndërtese në qendër të qytetit, pasi i kanë akoma të kjarta gjurmët e torturave, që u janë bërë
intelektualëve dhe njerëzve të pafajshëm gjatë kohës së diktaturës 50 vjeçare.
Sot ajo shërben si pikë referimi. “Te ish Dega e
Brendshme“, sikurse i thonë shkodranët njëri-tjetrit, kur duan të tregojnë
diçka në afërsi të kësaj godine, ndërtuar me kontributin financiarë edhe të Fondacioni
Gjerman “Konrad Adenauer”.
Muzeu u ngrit në një nga burgjet më
të egra të regjimit komunist, ish dega e Punëve të
Brendshme, sot pronë e Provincës Françeskane. Arkitektët dhe kuratorët
vendas, kanë studiuar edhe modele muzesh të ngjashëm, të ndërtuar kryesisht në
vendet e Europës Lindore.
Burrat e vërtetë të qytetit ndodhën
në Zall të Kirit
Kjo nuk është
teori konspiracioni, por është një fakt, që ka qendruar i hështur për shumë
vjet dhe që fatmirësisht deshmohet prej disa dekadave me shembuj të shumtë nga
disa ish të përndjekurit të moshuar politikë dhe qytetarë shkodranë, me banim
në Shkodër dhe përsona të arratisur para vitit 1990, që jetuan dhe punuan në
disa shtete të SHBA-së, Europës dhe atyre
banorëve dëshmitarë afër Varrezave Katolike të Rrmajit, që i panë me sytë e
tyre pushkatimet… “Shkodra dikur nji qytet i vogël me njerëz të Mëdhenj, sot
asht nji qytet i madh me njerëz të vegjël.” – Jacob Enver Parmeza
Shkodranët apo Burrat e vërtetë, me
eshtrat e tyre të krijuar nga plumbat e togave të zeza të pushkatimit, si provë
e madhe dhe e pamohueshme ndodhen në Zall të
Kirit, ka thënë i ndjeri shkodran, miku im i vjetër shqiptaro-amerikanë Zef
Loro Luka (1926-2012) i arratisur nga ferri komunist, i cili sakrifikoi
gjithcka si parashutist i pamposhtur, për të përmbysur me armë në dorë
komunizmin e zi në Shqipëri...
Ai ëshë autor i librit Ditar me kujtime: “100
shqipe qi erdhen për me prue lirin n'Shqipni” me Parathanie brilante,
shkruar nga bashkëqytetari shkodran Injac Saraçi.
Të ishte gjallë sot sypatremburi
parashutisti Zef Luka nga Clevland, Ohio, do të kapte krytin me
grushta... dhe do të thoshte, se për këto lloj pasardhës pa identitet as mish
as peshk... që na fatkeqsisht kena dasht me u dhanë lirinë... Vetë Zefi si
antikomunist i përbetuar kaloi nga Kolegji i Jezuitëve, në kampet e refugjatëve
në Greqi e Itali dhe deri sa një ditë mbërriti në Tokën e Bekuar të SHBA-së…
Këtë përkufizim të saktë, do të kishte thënë nga
plasja e zemrës apo zemërimi edhe miku im i vjetër shqiptaro-amerikanë i
ndjeri Kolec Pikolini (15 mars 1923-19 shkurt 2019) nga Detroit,
Michigan, po nga qyteti i “djepit të komunizmit dhe socializmit”, i
cili edhe ai u arratis në viitin 1951 nga ferri i Dullës...
Ai në librin e tij me kujtime: “Regjimi i hienave”
(parathënien e së cilës e kam shkruar unë) dhe në bisedat e lira në
Detroit, më thoshte shpesh, se komunizmi e ka shkatërrur keqas Shkodrën dhe
banorët e saj, të cilët fatkeqsisht sot flasin me vete...
Pasardhësit e qytetit antik sot, po vijojnë fatkeqsisht
të lakojnë historinë e së kaluemes (duke e përdorur atë si pashaportë
identiteti, përballë të tjereve jo shkodranë), së heronjve të heshtur...,
sepse ato sot që jetojnë aty (Shkodër), për inerci të transmetimit të brezave,
janë thjeshtë kalimtarë apo frymorë rutinë, pa histori... sepse tash 33 vjet,
nuk ishin të zot t'i përfaqsojnë idetë përparimtare, jetën plot kalvare dhe
gjakun e tyre martir...
Nga nëna histori kujtojmë, se
gjatë vitëve 1944-1945 dhe 1946, shtetet dhe qeveritë antikomuniste
anglo-amerikane, përmes njerëzve të tyre në Shkodër dhe disa qytete
antikomuniste në Shqipëri, u bënë thirrje tregtarëve shkodranë, që të
kontribuojnë financiarisht, për të blerë armë të kohës, për t’iu kundërvu
direkt komunizmit si në kryengritjen e Malcisë së Madhe (krahina e Kelmendit),
me në krye martirin Prek Calin (1872-1945) dhe në kryengritjen e
Postribës..., sepse kështu i don mushka drutë..., por ata “patriote”
të kuletës, nuk pranuan me dhanë disa qypa me flori... dhe kështu ata i
groposën edhe më thellë nëpër bahçet e tyre private... nga frika se mos ua
“marrin” anglo-amerikanët…
Dulla,
duke e nuhatur këtë situatë historike dhe me ndihmën e spiunëve komunistë po
shkodranë, për të shpetuar nga kolapsi mbretërine e tij të hurit dhe litarit,
shpejt e shpejt nisi fushatën propagandistike të denigrimit, kundër pasanikëve
të Shkodrës e i detyroi ata me lopata e kazma me rihap gropat, ku i kishin
fsheh qypat me flori dhe ua mori e i rrasi të gjithë në burg, gjoja si pasanikë,
sepse sipas tij kishin shfrytezuar “popullin” dhe ishin bërë të pasur, një
propagandë bajate proletare-leniniste-bolshevike, e cila fuksionoi dhe pati
shumë sukses asokohe....
Këto zotërinj të nderuar të qytetit të lashtë, në
kuptimin e mirë të fjalës, Dulla një nga një i futi në në 46 burgje, që
kishte ngritur si ferr në të gjithë Shqipërinë, ndërsa të tjerët i internoi
përjetësisht në qindra kampe përqendrimi dhe gradualisht me gjyqe fallco apo pa
gjyq i vari në litar ose i pushkatoi për siguri, që të mos mbijetonin si dëshmi
e historisë së perskutimit të tyre...
Mbas këtij gjenocidi rutinë, ai iu përvesh furishëm dhe
me fanatizëm anadollak Klerit dhe popullsisë etnike katolike dhe besimeve të
tjera në qytet, mbasi fatkeqsisht vetë ai vinte nga një familje e mirëfilltë e
katundeve otomane, dhe kishte një axhë si biçim hoxhe, në qytetin e ish
kolonëve të huaj të Gjinokastrës…
Dulla,
duke gjetur dhe përzgjedhur njerëz si vetëvetja, vuri në pushtet me votime
fallco fanatikët më të medhenj…, fëmijët nipat apo mbesat e të cilëve kanë
drejtuar për dekada dhe vazhdojnë edhe sot për 33 vjet të udhëheqin partinë
komuniste (alias socialiste) dhe “demokratike”, sipas modelit të Katovicës.
Kjo fatkeqsi vazhdon të sundoj edhe sot...
Sajimi i rrenës së madhe dhe qëllimi
justifikon mjetin
Të gjithë sot në media, po perdorin Fabulën absurde,
se gjoja Shkodra humbi për arsye të non grates, që administrat e
korruptuar dhe non grata e Joe Biden (75.000,000 votues amerikane nuk e
njohin Biden si kryetar shteti, sepse ai faktikisht nuk është
fituesi zgjedhjeve presidenciale, që u mbajtën me 3 nëntor 2020), i bëri
liderit historik dr. Sali Berishës etj.
Duhet të jeni të kjartë, se regjimi katastrofik komunist,
i të përgjumurit në këmbë Joe Biden, e ka përdorur këtë armë propagandistike
politike subversive dhe mashtrimi kudo nëpër botë, për të mbajtur dhe zgjedhur
qeveritë lolo kudo në botë, që i konvenojnë Merhumit, që s’mban mend se
çfarë ka hanger nadje... apo kur gruaja e tij “doktoreshe” (sikurse rren
hapur pa turp para medieve se ka dhënë mësim (leksione) si profesoresh
në universitet, por nuk përmend emrin e universitetit), harron me ia ndërru
pampers dhe ai nga pesha e sh... humb orientimin dhe ia zgjat
dorën “qënieve” të padukshme, jashtë sistemit tonë diellor...
Lexuesi i vëmendshëm brënda dhe jashtë vendlindjes, duhet
të kuptoj, se këtu nuk është fjala personalisht tek dr. Sali Berisha (apo
Edi Ramën etj., nëse do të ishte lidër i opozitës antikomuniste në Shqipëri),
por si fenomen rutinë (sepse këtë gjë e kanë gjetur të gjithë si pretekst të
humbjes së opozitës sot në muajin Maj 2023 në Shqipëri), por se regjimi
komunist i administratës së papërgjegjeshme Biden, këtë veprim apo manovër
absurde politike, të shpalljes së Persona Non Grata, e ka bërë apo aplikuar
vazhdimisht në të gjithë shtetet dhe liderët e djathtë apo konservatorë kudo në
botë, të cilët nuk kanë regjime komuniste dhe supër të korruptuara në pushtet
sikurse ajo e Bidenit me familje...
Kjo është bërë me paramendim, për të
manipuluar dhe dëmtuar maksimalisht popujt dhe elektoratin, në prag zgjedhjeve
lokale dhe të përgjithshme kurdo që ato zhvillohen.
Komunistët amerikanë, tradicionalisht si në fillim me
Bill Clinton, djalin e komunistit Hysen, presidentin më të deshtuar dhe më të
dobët, që ka parë historia e presidentëve të SHBA-së, njëfarë Barok Hysen
Obamën 1, 2 dhe me sot me administratën e vijimsisë Obama-Biden 3 në fuqi, si
armë të tyre të preferuar kanë ish Racizmin dhe ish Skllavërinë, që kanë
ndodhur fatkeqsisht shumë shekuj më parë në SHBA…, për të provokuar dhe
rizgjuar ndjejat, dhee manipuluar sot votuesit me ngjyrë afrikano-amerikanë,
ispanjikë etj.
Sot këtu, në
Kushtetutën Amerikane, me ligje dhe drekte, federale dhe të 50 shtetëve, askush
nuk është skllav dhe në asnjë rast në ligje nuk përdoret racizmi.
Mirëpo ajo që i tërbon sot komunistët amerikanë është se
shumë afrikano-amerikanë të mirëshkolluar dhe edukuar, mbasi kanë mësuar edhe
historinë e mëparshmë dhe të sotme, po arrijnë të dallojnë dhe e kanë kuptuar
këtë gjë, sepse të bardhët senatorë, kongresmenë dhe presidenktë komunistë
amerikanë, po përdorin vazhdimisht votat e afrikano-amerikanë, për të marrë dhe
qëndruar për vete në pushtet dhe asgja nuk kanë bërë dhe nuk po bëjnë për
përmirësimin e jetës së tyre, punësimin, integrimin etj.
Këtë gjë komunistët amerikanë e bëjnë sa herë që afrohen
zgjedhjet dhe në ndihmë të tyre si gjithnjë vjen nga pas makina e fuqishme
manipulative propagandistike e Fake News, Big Tech, rrjetet sociale komuniste
etj.
Ata nuk mund të përdorin arsyet absurde si teorinë e
racizmit dhe skllavërisë në Shqipëri, sepse aty nuk ka afrikano-amerikanë
apo hispanjik, por përdorin masivisht dhe në mënyrë abusive, sa herë që vijnë
në pushtet “të drejtën”, që ka Departamenti i Shtetit, për të shpall për arsye
të mirëfillta politike persona non grata, në emër të “korrupsionit”
imagjinar dhe të pa provuar këdo antikomunistë dhe antiglobalistë, që kërkon të
hyj brenda territorit të SHBA...
P.sh. regjimi komunist amerikanë,
këtë praktikë pune rutinë e ka aplikuar edhe në shtetet e kontinentit me ngjyrë
të Afrikës, që janë pro Rusisë, Azisë, Amerikën Latine, Europën Lindore etj.,
por atyre popujve të tyre dhe ruseve nuk ia ndin për të fjeturin në këmb...
Të vetmit shtete skllevër, që bëjnë Amin, për
gjithçka me banorë tejmase naivë e sensitivë nga frika dhe që manipulohen më
lehtë falë injorancës, janë ato shqipfolës, ku drejtojnë idhujt sorosianë dhe
kushdo tjetër…, por kurrsesi shqiptarët e vertetë etnik...
Korrupsioni ndërkombëtar dhe lokal i
shteteve të veçanta, ka për qëllim në vetvete të legjitimojë totalitarizmin,
një sistem i tërë i ngritur mbi privilegjet e një pakice, që përqendron çdo
pushtet në pak duar.
Jo dr. Berisha, por Antony Blinken
është persona non grata, për popullin amerikanë
Vetë Antony Blinken, që e ka shpall dr. Berishën
persona non grata, thjeshtë për arsye politike, është me hije dhe në një farë
mënyre si persona non grata nga Kongresi Amerikan… mbasi ai pritet që të
akuzohet, për organizimin direkt fallcifikim dhe fabrikim dokumentetit, për
hartimin e nënshkrimit gënjeshtër nga 51 agjente sekretë të FBI dhe CIA, se
Laptop from Hell i Hunter Biden asht sajesë e sherbimit sekret rus... gjë
faktet dhe provat me 100% siguri të lartë e nxorën atë si rrencak të madh,
sepse vetë ish punonjësi i CIA-së, deklaroi para Kongresit Amerikan (gjatë
dëshmisë së tij), se ka qenë vetë Antony Blinken ai qe e ka nisur këtë
inisiativë.
Nëse ata do të kishin fakte për dr. Berishën, menjëherë
do t'i kishin botuar (publikuar) apo nxjerrë në sheshin e konsumit politik,
sepse komunistët amerikanë janë specialistë, sikurse komunistët shqiptarë,
për gënjeshtra, sepse ata i dallon vetëm gjuha e ndryshme që flasin anglisht
dhe shqip dhe asgjë më shumë...
U bënë dy vjet dhe nuk ka asnjë
“Dosje”, me fakte konkrete për dr. Berishën... Këtu
po ndodh e kundërta, sepse për Sekretarin e Shtetit Blinken tashmë është
përgatit Dosja, me rrenat e tij, që po zgjerohet dita-ditës para
Kongresit, të kontrolluar fatmirësisht nga republikanët konservatorë...
Në botë, askujt nuk ia ndin për këtë
gjë, veçse në vendet e botës e tretë, që besojnë në gjithçka
si naiv sikurse janë: Shqipëria dhe Kosova, mbasi komunistët amerikanë që e
njohin shumë mirë mentalitetin tuaj atje dijnë ku me prek në tela dhe më pas me
lujt arushë me ato...
Nejse, si punët e Biden-it,
sikurse thotë Presidenti Donald J. Trump, se çfarëdo që
administrate e Joe Biden merr përsipër të kryej kthehet automatikisht në shit…
Nga përvoja negative këtu, që kaloi SHBA, në zgjedhjet
presidenciale të vitit vitin 2020, është se kur Qeveria fut me këmbëngulje
teknologjine e re të makinave të votimit dhe numërimit e bën për të vjedhur sa
më lehtë dhe shpejt votat…
Votimet me makina elektronike janë të
manipuluara, sepse kot nuk thonë komunistët janë specialistë, mbasi
ato kudo e gjejnë rrugën për të vjedhur votat, sepse kompiuterat dhe maqinat
lidhen shumë lehtë me internet.
Zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor
2020 në SHBA, 90% e tyre janë vjedhur apo ndryshuar me kompiutër dhe
njerëzit kanë shkuar kot për të votuar.
Si mundet Biden komunist këtu të
fitoj 81 milion vota, duke ndenjur gjithë ditën në bodrum 24/7 i mbuluar me 4
maska të mëdha të zeza!?
Presidenti Donald J. Trump dhe
ekipi i tij, ka prova dhe fakte bindëse, për manipulimin e zgjedhjeve
presidenciale të vitit 2020 dhe këto raporte origjinale i kam pasqyrur edhe ne
librin tim: “Presidenti Trump dhe këneta globaliste” (Shkodër, New York) dhe
burimet e mia janë anerikane dhe nga avokate dhe investigues profesional
anerikanë…
Antony Blinken për çdo gënjeshtër
para Kongresit Amerikan rrezikon 5 vjet burg
Sekretari i Shtetit Anthony Blinken, ka rrejtur popullin
amerikanë, me një dokument fallco të nënshkruar nga 51 agjentë të lartë të
Shërbimit Sekret Amerikan, të cilët sëbashku me Blinken i pret burgu. Kështu,
e-mailet e reja të zbuluar, tregojnë se Blinken, është i përfshirë në
korrupsionin e djalit të Joe Biden, shumë vite më parë.
Kutia e famshme e Pandorës, sapo
është hapur dhe është zbuluar deri tani vetëm Maja e Ajzbergut të
krimeve dhe korrupsionit galopant, show, që pritet me shumë interes nga populli
amerikanë.
Këtu janë ngritur prova dhe fakte origjinale të
dokumentuara (nga investigimet shumevjecare të Senatit, Kongresit Amerikan
etj.), për 12 antarë të familjes Biden, djalin e të përfjeturit në këmbë
“bisnesmenit” Hunter Biden, ndaj të cilit ka katër vjet që DOJ, Departamenti i
Thesarit, FBI, Kongresi dhe Senati Amerikan intensivisht po investigojnë për 4
veprimtari të tjera kriminale: si pastrim parash, mos pagim të taxave,
prostitucion etj.
Këto ditë priten të dalin para publikut amerikanë, Dëshmi
supër skadaloze, që do të trondisin SHBA dhe botën. Kështu Sekretari i
Shtetit Anthony Blinken, që bën presion politik komunist mbi Shqipërinë e
varfër nga burimet e reja që priten të dalin shumë shpejt në dritë, para
Kongresit, tregojnë se ai personalisht kur ishte në stafin e kampit të fushatës
elektorale të kandidatit komunist Biden, ka organizuar një grup agjentesh prej
51 vetësh të Shërbimit të Lartë Sekret Amerikan, që të nënshruajnë një letër,
sipas së cilës thuhet se: Laptop from Hell i Hunter Biden nuk është i
tij, por është sajesë e shërbimit sekret rus, letër të cilën me dëshirë
e kanë firmosur 51 agjentë, letër me firmë, të cilën e ka përdorur Biden si
“argument” apo shembull në debatin e fundit televiziv kundërshtarin e tij
politik Presidentin Donald J Trump, për të bindur votuesit amerikanë, që të
votojnë për të, duke genjyer dhe manipuluar publikisht dhe hapur votuesit dhe
popullin amerikan.
Kjo sipas analistëve kushtetues amerikanë, përbën
veprimtari të mirëfilltë kriminale, në nderhyrjet direkte në zgjedhjet
presidenciale në SHBA. Në këtë mënyrë, për shkelje të ligjit të ndërhyrjes së
jashtëligjshme në zgjedhjet presidenciale organizatori apo skenaristi Antony
Blinken dhe 51 autorët e nënshkrimit të letrës Gënjeshtër, mund të
rrezikojnë heqjen e lirë ose të drejtën e pamohueshme për të hyrë me deshirë
në shtepinë pa qira, qe këtu quhet thjeshtë: JAIL.
Blinken me hipokrizi bërtet për
çimen e vogël në sytë e korrupsionit, për çaj dhe limonata apo dreka dhe darka
në Shqipëri e Dardani… dhe nuk do që të tjerët dhe media e pavarur amerikanë
dhe botërorë, të flasin me prova dhe fakte për Supër Korrupsionin e tij dhe
DOJ, FBI apo administratës Biden, ku këtu flitet për miliona dhe triliona
dollarë…
Investigimi ndaj Blinken,
është sot çështje primare për Kongresin Amerikan. Kryetari i Komitetit të
Drejtesisë pranë Kongresit Jim Jordan, i ka dërguar një letër Sekretarit
të Shtetit të administratës Biden Antony Blinken, që së shpejti ai duhet të
paraqitet para Dhomës së Përfaqsuesve.
Nëse këto fakte vërtetohen zyrtarisht në Kongres, atëherë
Sekretarit të Shtetit Blinken, i duhet të gjej një avokat të fortë të mbroj
veten, ashtu sikurse edhe boss-it të DOJ apo Prokurorit të Përgjithshem të
SHBA-së sot në detyrë i duhet të gjej një superavokat të mbroj vetën nga rruga
drejt shtëpisë pa qira, që e pret për Dëshmi të rremë, sepse ai para disa
javëve para Kongresit dhe Senatit nuk ka thënë të vërtetën, edhe pse
është betuar me dorën lart, se do të dëshmoj të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.
Kostoja e çdo gënjeshtre, të bërë nga persona të
ndryshëm, që thirren të betohen dhe pastaj të dëshmojnë para Kongresit apo
Senatit Amerikan (të cilat janë pushtete, që përfaqsojnë popullin apo
elektoratin amerikanë) shkon në 5 (pesë) vjet Burg të shëndetshme… dhe sa herë
dikush ka gënjyer kur ka bërë betimin para Kongresit shumezohen me shifren 5…
Këtë fat apo privilegj brilant apo
shumë të mirë, pritet ta ketë shumë shpejt fatmirësisht edhe virusologu
gënjeshtar Anthony Fauci…
Gjithësesi e thënë shkurt dhe saktë, ky do të jetë
fillimi i fundit të Lojës së Turpshme të Gjatë Anti Amerikane e luajtur nga
shteti dhe aktorët e turpshëm në SHBA për disa vite me radhë, duke marrë peng
vendin dhe Shtëpinë e Bardhë… Game is over…
Ngrihen disa akuza për Shkarkimin e
Joe Biden
Një lajm i gëzuar e i mirëpritur po pushton mediat
amerikane dhe botërore. Shumë shpejt në Kongresi fillon proçesi i Shumë
Pritur i Shkarkimit të Joe Biden… për shumë çështje të rëndsishme, si korrupsion
familjar, trathti kombëtare mbi tërheqjen skandaloze dhe me viktima në
radhët e ushtrisë amerikane nga Afganistani, vrasja ne Kabul të 13
marinsave amerikanë dhe plagosja rëndë e 15 të tjerëve, përfitime financiare të
jashtëligjshme deri në 10% si Big Guy (pa patur asnjë bisens të vetin),
kërcënim dhe shkarkimi i Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit të pavarur
Ukrainës, për arsyen pse ai po hetonte korrupsion e Kompanisë Gaznxjerrese
Ukrainase “Burisma”, ku djali i Joe Biden “bisnesmeni” Hunter Biden
ishte në bordin e drejtimit të tij dhe paguhej pa bërë asnjë punë mbi $120.000
në muaj dhe mbi 3.000,000 ne vit, dëshmi të rreme të përsëritura, se “nuk ka
dijeni per bisnesi e djalit te tij Hunter Biden”, kur në fakt ai ka pozuar
në foto me bordin e kësaj kompanie dhe ka pritur mbi 80 herë në Shtepinë e
Bardhë antarë të kësaj kompanine, kur ishte zv/President i SHBA-së.
Nga viti 2008-2023, ai ka fshehur korrupsionin e familjes
së tij, në forma të ndryshme dhe tashmë dhe në vecanti nga viti 2021-2023,
ka heshtur, duke nxitur administratën e tij, qe të mos hetoj dhe mbuloj
(cover up) familjen dhe Hunter Biden.
Ai ka gënjyer, duke përdorur një letër fallco sëbashku me
51 agjentë të lartë FBI dhe CIA, duke nënshkruar një letër, se Laptop from Hell
i Hunter Biden nuk është i tij, por ështe sajesë e agjencive sekrete ruse,
rrene të cilën e ka treguar dhe hedhur poshtë vetë gazeta komunisteve The New
York Times dhe dhjetra kanale televizive e komuniste, ku me klasikja është CNN
etj.
Biden dhe agjentët e sherbimit sekret kanë shfrytëzuar
postin qeveritar, për të përhapur lajme të rreme, që më pas kanë ndikuar në
rezultatin e zgjedhjeve presidenciale me 3 nëntor 2020 në SHBA. Kjo është
një vepër e pastër kriminale dhe denueshme, sipas ligjeve federale
amerikane. Nëse korrupsioni i Hunter Biden, do të mbuluar nga media, sipas
sondazheve del se 70% e amerikanëve nuk do të kishin kurrësesi votuar Joe
Biden.
Lufta absurde e Ukrainën, nuk ka
asnjë lidhje me SHBA, sepse Ukraina nuk është shtet
i 51-të i Amerikës, një shtet që ndodhet mijëra milje larg, në një kontinent
tjetër… Ajo është thjeshtë një çështje e brendshme mes dy shteteve sllavo-ortodokse,
në kufi me njeri-tjetrin, që historikisht kanë patur probleme me territorin dhe
popullsinë etnike ruse…
Mbatja ndezur e luftës me para armatime dhe propagandë
fallco, po bëhet për të fshehur korrupsionin e familjes së të përfjeturit në
këmbë, pra thjeshtë ështe një konflikt interesave private të së supërkorruptuar
të Biden-it dhe familjes së tij, brenda Ukrainës, për vite me radhë…
Sikurse mësojmë nga mediat e pavarura, shohim se
dëshmitari drejtpërdrejtë do të dëshmoj para Kongresit Amerikan shumë shpejt,
nën mbrojtjen e sigurisë nga autoritetet shtetërore mbrojtëse të sigurisë së
larte dhe avokatëve të tij, mbasi dëshmitë dhe dokumentet e shumta origjinale,
janë shumë serioze dhe sensitive.
Ai ka pranuar që të dëshmoj direkt
dhe hapur para Kongresit, i cili në këtë rast pasuron edhe me shumë Dosjen e
Madhe të faktëve dhe provave origjinale, për të filluar kështu shumë shpejt
proçesin final të Shkarkimit të Domosdoshëm të Joe Biden nga Kongresi Amerikan.
Avokatët e tij, u intervistuan nga Fox News, në
lidhje me deshmitë, qe pritet të ofroi klienti i tyre, të flas hapur para
Kongresit Amerikan, për gjithçka, që ai di me fakte dhe prova origjinale, të
cilat ai posedon fatmirësisht.
Bankat amerikane, me kërkesën zyrtare të Kongresit
Amerikan, fatmirësisht kanë ofruar transferat marramendëse financiare të 9
personave të familjes së korruptuar Biden.
Kongresi Amerikan në Capitol Hill në
Washington D.C., mbajti një Konferencë të Jashtëzakonshme
Me datën 10 maj 2023, në Capitol Hill në Washington D.C.,
në një Konferencë të Jashtëzakonshme, pranë Kongresit Anerikan, kongresmenët
patriotë republikanë paraqiten LIVE, përmes mediave dhe kanalëve televizive
amerikane dhe botërore, për ngritjen e akuzave direkte të fajësimit të
drejtpërdrejtë për ish zv/Presidentin e SHBA-së zotin Joseph Biden Junior, për
veprimtari anti Kushtetuese, gjatë kohës që ai ishte në atë post në
Shtëpinë e Bardhë bashkë me Barock Hysen Obamën (2008-2016), duke i ofruar
drejpërdrejtë popullit amerikanë fakte dhe prova të dokumentuara, mbi
aktivitetin anti ligjor të Joe Biden, i cili, ka marrë miliona dollarë nga
Qeveria Komuniste e Republikes Popullore të Kines, etj., duke i favarizuar
kinezët dhe shtetet e tjera, në dëm të SHBA-së.
Gjithashtu si fillim sa për të hapur oreksin 5 nga 12
antarë të familjes Biden do t’u ngrihen akuza serioze bazuar në dokumente,
fakte dhe prova origjinale bankare etj., për korrupsion financiarë, sepse
kanë marrë nga komunistët kinezë etj., miliona dollarë, në shkëmbim të
privilegjeve, favoreve politike, ekonomike,
financiare etj., gjatë presidencës së deshtuar dhe më të keqe në
historinë e SHBA-së të dyshes Obama-Biden 1, 2 në vitet e errëta të
vendit 2008-2016…
https://www.youtube.com/watch?v=KëfPpn8RWGs
Whistleblowers,
zarfat me kutitë e manipuluar të zbuluara në shtetet Michigan, Pennsylvania, Nevada etj.
“Të gjithë bordet e qarkut të zgjedhjeve Urdhërohen,
në pritje të urdhrit të mëtejshëm të Gjykatës, të jenë në përputhje me
udhëzimet e mëposhtme të dhëna nga Sekretari i Komonuelthit, më 28 tetor dhe 1
nëntor, përkatësisht, së pari, që të gjitha fletët e votimit që merren
me postë pas 8:00 pasdite, më 3 nëntor 2020, do të ndahen dhe do të mbahen në
një anë (kuti) të sigurt dhe të mbyllur, të ndarë (veçmas) nga fletët e tjera
të votimit dhe së dyti, që të gjitha fletët e votimit, nëse numërohen,
do të numërohen veçmas.” - Samuel Anthony Alito Jr. antar i Gjykatës së
Lartë të SHBA
Whistleblower
1 & 2
Agjenti i fshehtë
informativ – sinjalizues (Whistleblower), që ka përgjuar me sy, veshë,
figurë dhe zë (incizuar), veprimet e paligjshme të Sherbimit Postar të SHBA-së
United State Post Service (USPS), ku, përfshihen miliona zarfa zyrtare dhe
pakot e votimeve të shtetasve amerikanë të 3 nëntorit 2020.
Ai si dëshmitar
okular, që ka parë gjithçka
sinjalizon autoritetet informative zyrtare të shtetit federal (FBI), për atë që
ka parë vetë dhe dëgjuar me veshët e tij, mbi mashtrimet e votave dhe kutitë e
manipuluara të zgjedhjeve të 3 nëntorit të vitit 2020, në shtetet kufitare si
Michigan, Pennsylvania,
Nevada.
Një tjetër Whistleblower,
është zbuluar në Nevada, i cili, edhe ai po bashkëpunon me FBI, Departamentin e
Drejtësisë Shtetit (DOJ).
Më
shumë se 90% e votave në shkallë kombëtare janë ndryshuar me kompiutër dhe me
zarfa fantazëm, që janë futur masivisht ilegalisht dhe nuk dihet origjina e
tyre, se nga kanë ardhur, adresat, identiteti etj.
Kutitë me zarfa të
manipuluara, kanë ardhur në qendrat e votimit 1 deri në 3 ditë mbas votimit dhe
janë regjistruar dhe vulosur sikur kanë ardhur më 3 nëntor 2020 para orës 8:00
të mbremjes, kur dhe ka përfunduar zyrtarisht votimi fizik i personave.
Publiku amerikan sot,
po kërkon transparencë dhe të vihen para drejtësisë penale të gjithë
manipuluesit dhe urdhëruesit e tyre.
Kështu me datën 4
nëntor 2020, Whistleblower ka bërë deklaratat e para të tij në Sean
Hannity Show, në kanalin e madh televiziv kombëtar amerikan Fox News,
në rubrikën investigative, për parregullsitë dhe manipulimet skandaloze në
zgjedhjet e 3 nëntorit 2020 në shtetet: Michigan, Georgia, Nevada, Pennsylvania etj.
Duke folur me një zë
të trashë, për të mos u identifikuar (mbetur anonim), sinjalizuesi me detaje,
foto origjinale dhe incizime të personave të përfshirë në skandal, ka nis të
flas me detaje, duke përshkruar historinë e kutive të paligjshme të futura
natën, kur të gjithë votuesit ishin në gjumë në disa qendra votimi, pas
mbylljes se proçesit
të votimit dhe fillimit të numërimit të votave.
Po atë natë menjëherë
mbas Hannity Show, me ndërmjetësi dhe siguri për Whistleblower dha informacionin sinjalizues,
se në shtetin e Michigan-it, ka pranuar bashkëpunimin me FBI, për të
treguar të vërtetën. edhe në këtë rast.
Gjatë intervistës në
një vend të fshehtë, disa Whistleblower, fatmirësisht kanë përshkruar kutitë, vendin
se ku ato ndodhen sot dhe personat e lartë (pra bossat), të përfshirë në këtë
histori të paligjshme dhe anti Kushtetuese, e cila për autorët e veprës penale
quhet veprimtari e pastër kriminale dhe merret tashmë direkt në investigim nga
zyrtarët e lartë të ekspertë të shtetit federal, që në këtë rast janë FBI.
Whistleblower,
në shtetin e Michiganit, si një patriot i vërtetë amerikan, ka rrëfyer skemëm dhe mënyrën e
jashtëligjshme të shumë përsonave zyrtarë të lartë dhe përgjegjësve në detyrë
në USPS, të cilët në mënyrë aktive kanë punuar për manipulimin e kutive të
votimit, për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit 2020, në SHBA dhe posaçërisht në dy shtetet
kufitare që përmenda më lart.
Pak njerëz votuan kundër
Trumpit, por gjithashtu besoj se shumë pak
ishin të motivuar për të votuar Sleepy Biden, gjë që do të ishte e pamundur, që të marrë kaq
shumë vota, sepse askush nuk ka shpreh entuziazëm për kandidatin socialist.
Partia Republikane dhe senatori Graham, kanë kërkuar që Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së të hetojë. “Si
Kryetar i Komitetit të Gjyqësorit të Senatit ... Unë nuk do të lejoj që akuzat
për parregullsi të votimit dhe sjellje të pahijshme të përfshihen nën qilim,”
tha Graham, në një deklaratë të lëshuar nga fushata e tij e Senatit.
Fushata Trump nisi një seri proçesesh gjyqësore, si në: Pennsylvania,
Michigan, Georgia,
Nevada, Arizona, Georgia etj., duke pretenduar raste të parregullsive dhe sjelljes së
keqe të votuesve që votuan dy here dhe më shumë.
Antari i
Gjykatës së Lartë të SHBA-së Samuel Alito urdhëroi të gjitha bordet
zgjedhore të qarkut në Pennsylvania të ndanin të gjitha fletët e votimit të
vonuara nga të gjitha fletët e tjera të postës.
Avokatët e fushatës Trump, kanë
kërkuar vazhdimisht Gjykatën e Lartë të marrë në shqyrtim çështjen e
manipulimeve galopante të shtetit të madh të Pensilvanisë.
Prokurori i
Përgjithshëm i SHBA-së (AG) William Barr e ka shpieguar shumë mirë 3 muaj me
parë, në 3 minuta sinjifikative, gjatë një interviste, për kanalin globalist
socialist CNN, se votimi permes postës me zarfa është mashtruese, sepse nuk
paraqet në shumë raste personin fizik etj. https://www.youtube.com/watch?v=G96rcOGkXss&fbclid=IwAR0hWFZYVhBChm195B0nL2SdKkoK37BZR1mw0_aTf3uiUOPuYQ75Wo-8-2U
Kryeprokurori i
SHBA-së Barr, argumenton se një person keqbërës, mund të marrë zarfet t’i hap
dhe mbush (plotesoj) me kandifatët, që do ai preferon e i plotëson.
Më
3 nëntor 2020 mbi 80% e votimeve me poste USPS u bënë fatkeqsisht në të gjithë
Amerikën, e cila përbën skandalin më të madh në të gjithë historinë botërore,
duke ia kaluar si shembull i keq turpi edhe vendeve të botës së tretë shumë të
prapambetur.
Kështu përsona të
jashtëligjshëm, që kanë një kartë licence së shoferit, por që nuk kanë
dokumente resident dhe për më tepër pashaportë amerikane, mund të votojnë me
zarf, duke rritur artificialisht numërin e votuesve resident të përhershëm në
SHBA.
Këto
ditë pasi media caktoi se kush do te jetë president i SHBA-së, nuk ka asnjë
protestë në rrugë, për arsyen e diskriminimit racorë, kartë të cilën gjithnjë
ka përdorur Sleepy Joe, BLM dhe Antifa, kundër Presidentit Donald J. Trump.
Atij i kanë thënë apo
ofruar në tabaka kafen e fitores pa luftë, sikurse në filmat
fantastiko-shkencorë, se “të kemi shpallur President me 270 vota elektorale”.
Deri tani kanë votuar
me shumë “njerëz” se të regjistruar për votim në shkallë kombëtare.
Deri
në orën 12:00 të natës, të datës 3 nëntor 2020, Presidenti Donald J. Trump
ishte fitues i shkëputur shumë thellë nga ndjekësi i tij socialisti Biden dhe
për çudi të të gjithëve, kur amerikanët ishin duke fjetur, makinat
socialiste të “demokratëve” të USPS vërshuan nëpër qendrat e votimit dhe futën
miliona zarfa të paligjshme.
Big Tech dhe Media
mashtruese, i siguroi Biden “fitoren” pa votues direkt, permes korrupsionit dhe
vjedhjes së votave masivisht, manipulimit të fletëve të votimit, sipas stilit
komunist shqiptar, kubanez, koreanoverior, venezuelas, honduras etj.
E vetmja pyetje
profesionale, që ekipi i akovatëve të Presidentit Trump, do të bëjnë para
drejtësisë së lartë amerikane, është se në Kushtetutën Amerikane thuhet kjartë
dhe saktë, se një individ duhet të paraqitet fizikisht në qendër të votimit
me ID dhe jo me miliona zarfa, që kanë ardhur në drejtime natën në rrugë
enigmatike pa adresë, emër mbiemer, firmë, dhe pa asnjë shenj identiteti për
personin e zarfit ghost.