Mendime
Florim Zeqa: Kë e përfaqësojnë “Germin”-istët?!
E hene, 22.05.2023, 06:53 PM
Kë e përfaqësojnë “GERMIN”-istët?!
Konferenca
treditore "Diaspora Flet", e organizuar nga "GERMIN" nën
patronatin e sekserëve të pushtetit, e mbajtur nga 18-20 Maj 2023 në Prishtinë,
përveq aspektit publicitar të organizatës “GERMIN” në këtë aktivitet puro
politiko-biznesor, nuk paraqet ndonjë zhvillim pozitiv sa i përket të ardhmes
së ndritshme të vendit tonë.
Shkruan:
Florim Zeqa
Germin vazhdimësi e
Sorosit
Fillimisht
duhet cekur se, sikurse organizata “Sorros” e George Sorosit ashtu edhe
organizata "GERMIN" dhe themeluesi i "Diaspora Matters",
zotriu nga Irlanda, Kignsley Aikins nuk kanë gjë të përbashkët me Kosovën dhe
nuk të drejt të flasin në emër të mërgatës shqiptare në botë.
Në
anën tjetër, në këtë konferencë ka munguar përfaqësimi dinjitoz i mërgatës nga
shtetet ku graviton mërgata jonë. Pa dashur të ndalem tutje në aspektet e
përfaqësimit, mënyra e organizimit dhe pjesëmarrja e tregojnë qëllimin e saj.
Konferenca
"Diaspora flet", përkundër mangësive të shumta, e ka arritur qëllimin
e organizatorit dhe të sekserëve të pushtetit, e për më shumë se kaq, e ka
kënaqur egon e pushtetarëve, të cilët, sikurse herave të tjera u ndanë të
kënaqur me paraqitjen e “GERMIN-istëve” në Parlament.
Mirëpo
për habi, pushtetarët asnjëherë nuk i marrin në konsideratë çështjet e ngritura
nga mërgimtarët, siq ishte rasti i letrës së hapur “Legalizoni pronat, pastaj
kërkojuni tatim mërgimtarëve!” përmes së cilës ju drejtova kryeparlamentarit
Glauk Konjufca më 06.05.2023, në të cilën i ngrita një varg çështjesh dhe
shqetësimesh të mërgatës sonë.
Mirëpo,
kur janë në pyetje servilët dhe puthadorët, pushtetarët e gjejnë kohën dhe
krijojnë hapësirën e duhur, kurse për ne që merremi me problemet reale dhe
fondamentale të mërgatës nuk i ndajnë as 5 minuta kohë për një përgjigje të
shkurtër!
Një Diasporë që mbështet
pushtetarët, nuk ndihmon qytetarët
Ajo
pjesë e mërgatës sonë që mbështet pushtetet antipopullore dhe të korruptuara,
përveqse nuk ndihmon bashkatdhetarët, ua vazhdon akoma më tepër vuajtjet e
qytetarëve të varfëruar në trojet tona etnike dhe peripecitë e mërgimtarëve kur
shkojnë në vendlindje.
Lidhja
i Diasporës Shqiptare me atdheun assesi nuk bëhet përmes pushtetarëve dhe
përmes politikanëve të inkriminuar që ua bënë jetën ferr qytetarëve, por bëhet
përmes nismave të shëndosha dhe të pastra kombëtare.
Promovimi
i dialogut të dy-anshëm në mes të institucioneve qeveritare dhe organizatës jo
qeveritare “GERMIN" me slloganin "Diaspora Matters", përveqse
sllogan irritues dhe turpërues, është mashtrues dhe tendencioz.
Kjo,
në radhë të parë ndanë shqiptarët e mërgatës në dy taborre; në vendas dhe të
huaj!
Vallë
çfarë dialogu u dashka të zhvillohet mes pushtetarëve dhe një OJQ-je
ndërkombëtare siq është Germin!
Dialog
dhe bashkëpunim i përhershëm duhet të zhvillohet mes qeverive të pastra si loti
që janë në shërbim të qytetarëve dhe mërgimtarëve që për dekada e ndihmuan
Kosovën dhe dhanë krejt çka patën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
"Diaspora
flet", improvizim i radhës i pushtetarëve
Asnjëherë
mërgimtarët nuk kanë qënë më të anashkaluar dhe më të larguar nga vemdimarrja
në vendin e tyre. Ngushtimi i hapësirës së veprimit dhe pjesëmarrjes së
mërgatës në jetën publike është rezultat i ngulfatjes së shtetit nga
uzurpatorët, zuzarët dhe urithët e nëntokës politike.
Shkaku
i politikës diskriminuese në njërën anë dhe aplikimit të haraçit mërgimtarëve
në anën tjetër, gjithnjë e më pak kemi riatdhesime dhe investime të mërgatës në
vendlindje.
Dyert
e hapura për investime i kanë vetëm ata afarist dhe ato biznese që janë në
shërbim të krimit të organizuar, kontrabandës dhe shpëlarjes së parave të pista
të pushtetarëve.
Andaj,
shkaku i situatës së krijuar në vendin tonë, është bërë i pamundur edhe
aplikimi i përvojave të afaristëve të mirënjohur të mërgatës sonë.
Hapja
e dyerve të Kuvendit të Kosovës për gërministët e "Diaspora Matters",
është mbyllje e dyerve për mërgimtarët që çdo ditë flasin me zë të lartë për
pushtetarët e korruptuar, për krimin e organizuar dhe abuzimin e buxhetit të
shtetit nga elitat politike në pushtet.
Shtrohet
pyetja logjike, me çka i ndihmoj “GERMIN” qytetarët me prezencën e saj 5
vjeçare në Kosovë?!
Përgjigja
ime është, me asgjë konkrete, përveq reagimeve të kohëpaskohshme mediatike në
mbështetje të pushtetarëve apo me kritika ndaj opozitës dhe anasjelltas!
Nëse
dikush e di ndonjë aspekt pozitiv apo lloj ndihme humanitare që “GERMIN” si OJQ
ndërkombëtare që është, le ta thotë publikisht, edhe unë si autor i këtij
shkrimi do të ndjehesha mirë dhe do t’ju kërkoja falje qytetarëve të vendit
tim!
Fakti
që organizata "GERMIN" dhe themeluesi i "Diaspora Matters",
irlandezi Kignsley Aikins nuk kanë gjë të përbashkët me Kosovën, e tregon
mjaftueshëm fakti se kësaj organizate i mungon ADN-ja e mërgatës shqiptare në
botë, përkatësisht veprimtarët më të devotshëm të mërgatës shqiptare në shtetet
evro-perëndimore.