Mendime
Vladimir Shyti: Skllavopronarët turbullojnë shpirtin e të varfëve
E premte, 26.05.2023, 08:18 PM
Skllavopronarët turbullojnë shpirtin e të varfëve
Nga
Vladimir Shyti
Shpesh
ne shqiptarët i qortojmë njerzit që vrapojnë pas parasë, duke thënë se;paraja
nuk është gjithçka.Por është e natyrshme të adhurohet një gjë, që është e
gatshme t'i përgjigjet nevojave tona kaq të shumëllojshme.
Nuk
po flas për barazi, por diferencimi i pagës ndaj masave popullore është aq i
lartë, saqë të bën të ulërasësh.Pikërisht këtu qëndron aspekti i dhimbshëm i
një fatkeqësie, e cila ka ekzistuar dhe po ndodh në mënyrë drastike në vendin
tonë.Dhe, kjo gjë mua më duket më shumë hakmarrse kundrejt votuesëve.E dimë, që
votojë afërsisht një e treta e popullsisë si, nënpunësit shtetror, ndjeksit e
partis në pushtet, puntorë e nënpunës të kompanive që drejtojnë oligarkët dhe,
patranozhistët e zellshëm si ushtarë besnik të Hitlerit, në këtë rast besnik të
Ramës, që u bën një mur mbrojtës kundrejt partive opozitare, të cilët urrehen
si xhaketa të vjetra të pavlerë në popull.E tillë është vërtetë, mendja e
njërzëve në këtë vend, që po braktiset nga të rinjtë e të rejat.Kryeministri të
mos mendojë se në këto kohë që po qeveris është babai i njerzëve, apo edhe i
perëndive.Lumturia e këtij vendi nuk ka pasur asnjëherë filles, pandryshmëria e
faktorëve gjithmonë ka vepruar në dëm të shtresave të ulta, duke i dhënë
prioritet klasave të pasura që krijoi klani dhe misionari Berisha.
Tashmë
qeveria na pushton.Na jep një mësim;kush nuk voton, kështu e pëson.Ky
infriortet i qeverisë Rama krashi jovotuesëve, duke u treguar gjithmonë krenar
për"kryeveprat", e tij i kundërvihet varfërisë me ngritjen e pagës
marramandëse të votuesëve të vet.A nuk është turp për një "baba të
kombit"?!
Ky
term, që ky i fundit e quan një zhvillim kohor e dukja ndaj të tjerëve, nuk
është gjë tjetër veç një arrogancë dhe përbuzje të popullit të vet.Sjellja e
tij kundrejt shtresës në nevojë do të sjellë zhgënjim dhe gjykimin e shumicave,
që bën të dështojnë zgjedhjet në Shqipëri.
Sot
të rinjtë tanë e ndezën shkëndijën e parë të"rebelimit", para atij
parlamenti sharlatan, ku për herë të parë votuan unanimisht ngritjen e pagës së
tyre.Një votim i mbuluar me shkurre kacavjerse gjetje të rastit, si blerim i
harlisur, të shfrytëzuar nga të gjithë debutetët të majtë e të djathtë, ku
hidhërimi u shndrrohet në njohje dhe nevoja në mirëkuptim të hareshëm.
Kështu
skllavopronarët e ngritën përsëri kërbaçin duke fishkulluar skllevrit e tyre,
që bien në një pafuqi të plotë;luftëtari i mbijetesës është mundur dhe
detyrohet të heshtë.