Mendime
Florim Zeqa: Rreziku real nga agresioni ushtarak i Serbisë!
E merkure, 24.05.2023, 06:54 PM
Rreziku real nga agresioni ushtarak i Serbisë!
Shkruan:
Florim Zeqa
Shkaqet
e moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë tashmë janë të qarta. Ajo, pra
Serbia nuk është e kënaqur vetëm me themelimin e Asociacionit me kompetenca
ekzekutive siq i garantojnë marrëveshjet e nënshkruara më 2013 dhe 2015 në
Bruksel, por ajo po dëshiron diçka më shumë se kaq, po e synon ripushtimin e
Kosovës me luftë.
Ultimatumi i 1
Qershorit, kërcënim serioz i Serbisë
Nga
marrëveshjet paraprake dhe këto të fundit në Bruksel dhe Ohër, Serbia ja ka
arritur qëllimit për krijimin e mini-shtetit serb në Kosovë, në njërën me
Asociacionin dhe në tjetrën me kompetencat e zgjeruara territoriale dhe
administrative të Kishave dhe Manastireve serbe.
Meqë
ajo tani këto i ka në ‘grusht’, po bën obstruksione politike për të vazhduar
tutje me agresionin e saj politik ndaj Kosovës, i cili shumë lehtë mund të
kthehet edhe në agresion ushtarak.
Ultimatumi
që serbët lokal i dhanë Albin Kurtit deri më 1 Qershor 2023, duket se është një
paralajmërim i rrezikshëm për veprime terroriste në veri.
Që
i bie se pas 1 Qershorit mund të ketë ripushtim me forcë të objekteve komunale,
bllokim të sërishëm të rrugëve dhe sulme terroriste ndaj organeve shtetërore,
gjegjësisht ndaj njësive të Policisë së Kosovës në veri.
Përveq
grupeve të armatosura serbe që gjenden në veri të Kosovës, jo shumë largë
kufirit me Kosovën, Serbia ka traslokuar aeroplan ushtarak, tanke dhe artileri
të rëndë luftarake, të cilat e presin vetëm sinjalin nga Beogradi.
Qëllimet pushtuese të
Serbisë po i ndihmon edhe Albin Kurti me miopinë e tij politike
Dihet
mirëfilli që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq duke e nuhatur mirë që nga
takimi i parë në Bruksel papjekurinë politike të Albin Kurtit, e zhvendosi atë
nga dialogu politik në atë teknik. Dhe kjo ndodhi praktikisht, që Albin Kurti
nga kërkesa bazike për njohje reciproke rrëshqiti në dialog teknik për ‘Targat’
e makinave, e cila u bë pretekst që policët serb t’i hudhin uniformat e
Policisë së Kosovës dhe bartësit e institucioneve komunale serbe u tërhoqën nga
vendet e tyre të punës, të prirë nga Lista Serbe e cila u largua nga Parlamenti
i Kosovës.
Evropianet
me politikë hileqare ndaj Kosovës dhe Amerikanët më interes të madh në këtë
pjesë të Ballkanit, po kërkojnë normalizim të marrdhënjeve ndërmjet Kosovës dhe
Serbisë duke ushtruar presion vetëm ndaj Kosovës!
Pse ndodhë kështu?
Ndodhë
pikërisht kështu për faktin se, pala jonë që nga fillimi i bisedimeve me
Serbinë ka lëshuar pe në çdo gjë që i është kërkuar, duke e humbur nga dialogu
në dialog nga një pjesë të integritetit dhe sovranitetit politik.
Duke
qenë se kjo është e vërtetë e pakontestueshme nga askush, asnjëherë BE-ja dhe
SHBA-të nuk e kushtëzuan më Serbinë për asgjë.
Madje
agjendën e dialogut në Bruksel nuk e kanë caktuar asnjëherë ndërmjetësit e
BE-së në dialog por vetë Serbia, duke vendosur në tavolinën e bisedimeve atë që
i duhej asaj për momentumin politik.
Sikur
të kishte qenë qëllimi i mirë i palëve ndërmjetësuese në dialog që moti do të
ishte zgjidhur “Nyja Gordiane” në veri të vendit dhe Kosova e pavarur do ta
kishte marr të mbarën e zhvillimit ekonomik, të barazisë qytetare dhe progresit
shoqërorë në përgjithësi.
Imitimi i “Zelenskit” në
Ballkan, fatale për Kosovën
Pa
u zgjatur në historikun e gjatë të dialogut të Brukselit, vetëm një herë është
permendur ‘shkëmbimi i territoreve’ me Serbinë nga ana e ish kryeministrit
Hashim Thaçi, e cila hasi në kundërshtime të fuqishme nga ish opozitarët apo
pushtetarët aktualë, të cilët asnjëherë në agjendën e tyre nuk e patën Luginën
e Preshevës apo shqiptarët e Kosovës lindore.
Nuk
ka përparime në dialog sepse nuk ka alternativë serioze nga lidershipi aktualë
i Kosovës. E duke e parë këtë verbëri politike të krerëve shtetërorë të
Kosovës, pse të mos merrë Serbia territore pa dhënë asgjë!
Dualizmi
i deklarimeve dhe i qëndrimeve të Albin Kurtit rreth dialogut me Serbine është
me rreziqe të mëdha për vendin. Albin Kurti në njërën anë pajtohet në dialog me
Vuqiqin dhe ndërmjetësuesit ndërkombëtar, siq ishte rasti i dakordimit për
Asociacionin dhe Manastirin e Deçanit në Bruksel dhe në Ohër, kurse në anën
tjetër kur është në pyetje implementimi i marrëveshjeve të arritura del kundër
me deklarime bombastike para qytetarëve të vendit.
Kjo
lojë e dyfisht e Albin Kurtit mund ta ketë edhe anën tjetër të medaljes të
cilën nuk e dëshiron askush nga ne, e cila do t'i kushtojë shtrenjt Kosovës në
fazen finale të dialogut dhe çdo imitim i Zelenskit nga ana e Kurtit mund të
jetë fatale për shtetin tonë.
“Defender
23” janë ushtrime ushtarak ku po marrin pjesë 25 vende me gjithsejt 24 mijë
ushtarë në të cilat po merr pjesë edhe FSK-ja. Nuk janë këto ushtrime të
rastësishme, por për qëllim kanë parapërgatitjen për mbrojte nga ndonjë sulm
eventual i Serbisë ndaj Kosovës.