Mendime
Artan Lleshi Gjomarkaj: Mirdita asht rrezja e lirisë dhe qytetërimit!
E diele, 28.05.2023, 06:50 PM
Mirdita asht rrezja e lirisë dhe qytetërimit!
Nga
Artan Lleshi Gjomarkaj, Mirditë
I
Dashur e i shtrejti Komb.
Të
dashtuna gërma të njoma të Abetares; Fort e çmuara rrudhë e shpirtit mbi troje,
i dashtun flamur, e shtrejta Liri!
Sivjet,
ndër sofrat e votrat e Mirditës gjeti besë kujtesa e zanafillës, gjet kuptim
rrugtimi i njiqind viteve, qyshkur Shqipria formoj shtet e ligj dhe Mirdita nuk
provoj e lire ta gzonte dritën e diellit prej shtypjes.
Do
të ishte vjeti 1416 kur lindi ky emër nën hije të nji tube lisash e do të
trashëgohej me nder nga të zgjuar e të fortë trima. Katër shekuj pas mbretnimit
të Mbretit Gjon, Kalanë e Rozafës e zaptuen deri në kthim të Lleshit të Zi nga
Janina e kater shekuj pas amshimit te Kryetrimit Gjergj, nji njolle ruse përlau
ballkanin e pushkatoj ndër djepa ma të qeshunit fëmijë, katër stinët e nji viti
i bani sllavi dimën për Mirditën në të dyzetën vjet të shekullit të ri e të
katër Vilajetet ranë nën poshtrimin e Partisë se Punës së cilës Mirdita i
rezistoj ma shum se çdo tempull. U vranë
nga katër trupa për çdo zarm e u burgosën nga katër femijë për çdo kullë por
edhe Liria paska katër duar., nji palë duar të vetes e nji palë duar të vetë
Zotit.
Ky
vend ka vuajtun e asht shplakue.Pushka e pabesë
më 1919 i mori Mirditës princin ma të rrall të saj Preng Bib Dodën e
Mirdita ra në ditë të zezë por nuk u dorëzue.Misionin kapidanor të Preng Pashës
si nje vazhdimësi e Kapidan Gjon Markut dhe Bib Dodës do ta vazhdonin Kapidan
Marka Gjoni si kapidan i Mirditës dhe i biri i të vellate, kapidan Preng Llesh
Gjoni si deputet i Mirditës deri sa dera e Gjomarkut te zgjonte nga djepat
dritat e shpresës së Mirditës kapidanat Mark e Llesh Gjomarkaj.
Ata
u zgjuen por u vranë.Kulshedra ruse ju zu pritë viganëve të Mirditës duke vra e
pre kapidane e luftetar, meshtarë e abatë dhe e coptoj Mirditën ne katër shtate
të përgjakuna për ta nënshtrue e për ta mbushun me burgje komuniste e giotina,
për ti heq pasuni, fe e besim ne Zot, për ti heq pronë e atë pak pasuni çdo
votre e për ti marre nderin, pyjet, nentokën e artë Mirditës se gjashteqind
vjetëve Mirditë.
Sivjet
asht zgjue Mirdita prej shtratit te plagëve të shum koheve mbi Mirditë.
Ajo
hapi sytë, foli e i tha ''Jo,, Partisë së Punës, Nji ditë pas festes së Shën
Llezhdrit, më 14 Maj Mirdita belbëzoj për së pari nga shtrati i tretjes e i tha
"Jo,, sundimit komunist por Mirdita e zgjuar mes ethesh ka nevojë për uji
në ball të saj, ka nevojë për burra krah nji filizi të pashoq bajraktar i cili
i kthej nderin dhe bukurinë e vjedhun Mirditës e trojeve të saj.
Mirdita
ka nevojë sot për mbështetjen e të gjithë mirditasve kudo që ndodhen, në
Zvicër, Gjermani, Suedi e Amerikë .Bajini nji pyetje vetes.Pse ndodheni larg
trojeve e s'kam nevoje për përgjigje.
Ja
ku erdhi ora me tregue.Mirdita tregoj hapur se nuk e do komunizmin dhe asht
radha juej me tregue sa e keni dasht e e doni Mirditë.
Hapeni
kët fjalë në gjithë botën
Mirdita
i tha "Jo,, Partisë së Punës sepse Mirdita asht rreze Lirie e rreze
Flamuri.
Hapeni
këtë fjalë e nëpër Oda, kuvende, festa e kongrese e vendosni nji gur mbi themel
të lanë përgjys.
U
drejtohem mbarë Diasporës kudo që ndodhet.Mirdita pret edhe ju si asnji mot
tjetër.
Me
mall për të gjitha rrethanat e vjetra të trungut e familjes, me shum dashuri
për të gjitha rranjët e Mirditës dhe me urimet ma të p?rzemërta për bajraktarin
Albert Mëlyshi tashma qytetar i Pare i Mirditës Tonë.