Mendime
Enver Bytyçi: I dashur vellau im, polic i Kosoves!
E shtune, 27.05.2023, 07:39 PM
I dashur vellau im, polic i Kosoves!
Nga
Enver Bytyçi
Une
e pashe videon kur nje huligan nga radhet e pakices serbe ne veri te goditi me
egersine e nje te cmenduri, edhe pse ti po rrije gati gatitu ne mbrojtje te
institucionit! Fillimisht u merzita, nuk kam pse e fsheh! Por per pak u
kthjellova dhe pashe tek ti njeriun human, policin profesionist, patriotin qe
nuk trembet nga goditjet e te cmendurve! Pashe se vellu im polic i Kosoves nuk
eshte hakmarres, sic jane shume nga militantet e policise se regjimit ne
Shqiperi. Ti nuk deshiron te sillesh si policet e Shqiperise. Ndersa sjelljen e
policese serbe te Miloshevicit e urren!
Megjithate
kryeministri i vendit tim ju denoi dje, pse ju shkuat per te vendosur rend e
rregull ne komunat me shumice serbe ne veri te Mitrovices! Ju tha se "ju
ishit arsyeja pse ndodhen ato ngjarje"! Tha edhe se "Veprimi i
policise se Kosoves ne veri eshte krejtesisht i panevojshem"! Per turpin e
tij, nuk tha asnje fjale per ata huliganet e si vellaut te tij binjak ne
Beograd, te cilet te qelluan ty dhe plagosen edhe pese kolege te tute.
Policia
e ketij sharlatanit qe ne kemi ne krye te ekzekutivit tone ne Shqiperi ka
terhequr zvarre gazetare e artiste me fame, naten vone kur shkuan e shkaterruan
teatrin kombëtar. U kane leshuar gaz lotsjeelles pleqve, femijeve e te semureve
ne oren 03 te mengjesit, pse refuzonin te dilnin nga shtepite e tyre.
Kryeministri qe ju ju denoi per mbrojtjen e kushtetues dhe institucioneve te
Kosoves, ka arrestuar me dhjetra shqiptare, qytetare te tij ne Shqiperi, pse u
dogj "kerpudha" prane selise se tij.
Ndersa
ju qendruat te heshtur, te duruar, por edhe te vendosur e kembngules, si trima
dhe te patrembur ne mbrojtje te shtetit, sovranitetit dhe integritetit
territorial! Ju deshmuat profesionalizem me te spikatur edhe se policia
amerikane, franceze, italiane, greke e me radhe! Ju jeni nderi e krenaria jone!
Ne mburremi me ju! Ne behemi me dy zemra e me kater krahe, kur ju shohim ju ne
mbrojtje te shtetit e te integritetit territorial dhe nuk ia ia jepni shansin
as armikut t'ju qortoje e akuzoje per vepra te paligjshme!
Faleminderit
qe ekzistoni, i dashur vellau im, polic i Kosoves! Faleminderit per dinjitetin
qe deshmoni! Faleminderit per emocionet pozitive qe na dhuroni! Faleminderit ju
dhe Zotit qe ju ka motivuar per pune te medha e te mira ne dobi te atdheut
tone, Kosoves!