Faleminderit
Hasan Hasanramaj: Përvjetori i vrasjes së nënkryetarit të LDK Fehmi Aganit nga forcat serbe
E merkure, 10.05.2023, 06:18 PM
Përvjetori i vrasjes së nënkryetarit të LDK Fehmi Aganit nga forcat serbe
Atdhetarit,
akademikut, politikanit dhe njeriut me besnik që rezistoi për lirinë e Kosovës
Nga
Hasan Hasanramaj
Profesorit
i shumë gjeneratave të nxënësve dhe studenteve të shkollës Normale,
Universiteti në Prishtinë, atdhetarit, njeriut dhe intelektualit me të shquar,
heroit legjendar të kohës moderne të Kosovës dhe të botës shqiptare, i cili
ishte shembull unik i një personaliteti që në vete gërshetoi dijen dhe ngritjen
intelektuale, vizionin dhe guximin e pashoq për të sfiduar me dekada shtypjen
dhe terrorin e paparë që iu bë Kosovës
dhe qytetarëve të saj në shekullin e fundit ne nxënësit dhe studentet dhe popullata e Kosovës nëpërmjet këtyre pak
rreshtave e përkujtojmë dhe kurrë nuk e harrojmë vdekjen dhe vrasjen e tij
tragjike nga forcat serbe...
Motorin
e gjitha të arriturave politike të prof.
Fehmi Agani i cili gjatë tërë jetës se tij ishte motor i të gjitha arritjeve
politike në Kosovës. Ai ishte personi që bëri ngritjen dhe aftësimin politik të
vetë Ibrahim Rugovës. Ishte këshill dhënës i rregullimit të raporteve politike.
Dha kontribut të madh në drejtim të avancimit të çështjes kombëtare. Ishte
nismëtar i të gjitha lëvizjeve që ripërtërinin amullinë politike në Kosovë.
Ishte bashkërendues i veprimeve politike në Kosovë. Udhëheqës i urtë politik.
Ishte shumë i afërt me Ibrahim Rugovën dhe me çdo këndë në Kosovë e ma larg.
Ishte bashkëshort, prind, profesor, miku i dashur për çdo kënd që e ka njohur
dhe nuk e ka njohur. Vrasja barbare nga forcat serb për ne nxënësit, studentet dhe popullin e
Kosovës ishte ngjarja me dhimbshme. Pra edhe pse ai me nuk është në mesin tonë
ne gjatë gjithë jetës e kemi mbajte dhe do ta mbajmë ne zemrat tona...