E premte, 03.02.2023, 12:36 PM (GMT)

Përjetësi » Ismajli

Nuhi Ismajli: Pavarësia

E diele, 08.01.2023, 07:25 PM


Nuhi Ismajli

Pavarësia

Pavarësia domethënë t’i shtrish këmbët e mpira sa e ke jorganin

të rrish drejt duke menduar

se mund të lakohesh të kthehesh prapa po nuk mendove drejt me mend

po nuk veprove se mund të lakohesh prapë nën barrën e huaj

të shohësh me sytë e tu vetëm

me sytë e tu nëse shikon t’i kesh të dy duart e lira po deshe t’i kesh të lira dhe vetëm për vete

t’i lash sytë e tu me duart tua

t’i lash të dëgjosh me veshët tu zërat e dashur të gjuhës së njohur

nëse do e nëse di mund të shpëtosh nga shurdhimi i gjuhës së largët të panjohur

që të flet me dhuratën e tmerrit ta flasësh gjuhën tënde

ta këndosh t’i ndjesh tingujt e bukur melodinë e bukur të saj

të flasësh të ndjesh gjuhën e zemrës sate ta shkruash librin tënd historinë e faqes sate të ndritur

pa të diktuar askush

as huri e litari as shpata e turpi i mashtrimit a harresës të rritesh

pa mallkimin e dheut të shuash etjen vetëm me ujin e burimit tënd

të shuash urinë vetëm me bukën e fushave tua të lutesh në gjuhën tënde

atë të dashurën të njohurën për ty

edhe për Zotin tënd t’i lutesh vetëm Zotit tënd nga thellësia e Tokës nga Zemra e Fushës sate nga Maja e Maleve Tua

t’i lutesh me gjithë fuqinë e zërit tënd ditën me diell pa altoparlant

jo natën t’i mbrosh pleqtë nga sëmundja nga vdekja t’i trimërosh fëmijët

jo t’i frikësosh me zërat e natës zëra vdekjesh

t’i mbrosh gratë e reja që presin të ushqejnë e rrisin dhuratën e zemrës

të ulesh në vatrën tënde

ta shohësh jetën pavarësia si këngë kreshnike këngë e gjatë me kontraste qenka një test jetësor për të mirën e të keqen    ?!

a do të dimë të zgjedhim

atë që është për ne Dymbëdhjetë frymë …



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora