Kulturë
Prend Buzhala: Këmisha e Gjergjit
E premte, 05.05.2023, 07:33 PM
Prend BUZHALA:
KËMISHA
E GJERGJIT
(Çast
lirik në ditëlindjen e Gjergj Kastriotit)
Ai
na vjen sa herë Shpirtit tonë i mungon Atdheu.
O
Zot, si i thonë asaj kohe kur Sytë nuk kanë mëmëdhe?
Çfarë
shikimi na duhet sot për ta parë atë Kohë të Kastriotit?
Cilit
kob i duhen lotët, cili fat i Arbrit bën gjumë
kur
ti motër e rrëfen kallëzimin për Ujin e Bardhë,
për
tamblin që rrjedh nga gjiri i nuses së re,
për
shtatë liqenet e Lurës,
mbushur
nga loti i nënave dhe motrave,
si
nuk u dorëzuan e së fundmi mbyten në liqe,
në
Grykë të Vajës, shkuan në Shpellë të Vashës,
te
Fusha e Vajkalit apo te Kisha e Shën Kollit,
për
të punuar siç thotë Kanuni i Skënderbeut:
për
një martesë duhet të mbjellësh njëzet rrënjë ulliri.
Vjen
në kohën tonë edhe një Barlet strukur nën kryqe të shembur
të
na ligjërojë për Epirotasin e Të Gjitha Kohëve,
Një
De Radë varur nëpër kangjele arbëreshe
për
ta ringjallur Motin e Madh sa herë vijnë ngricat,
Një
Naim për t'ia dhuruar Shqipërisë një Skënderbe të Ri.
Dhe
kësaj kohe i mungon Ëndrra e Madhe si e Nanës së Gjergjit
për
lemjen e nji Drangoni të madh,
për
me e mbulue të tanë Shqipninë, Arbëninë e Ilirinë
deri
aty ku bukës e ujit i thonë bukë e ujë,
ngrihet
prej Guri në Has e në Dibër, në Krujë e në Epir.
ta
shohë ëndërr Yllin e shkrepur prej qiellit që bie mbi djep
që
bëhet foshnje e leme me këmishë
e
me shenjë shpate nën krah,
për
t'i fituar të gjitha luftërat, në të gjitha kohët,
dje
e sot e nesër.