Kulturë
Jahja Drançolli: 618-vjetori i lindjes së Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, Atit të kombit shqiptar
E shtune, 06.05.2023, 06:56 PM
Jahja Drançolli:
Është
618-vjetori i lindjes së Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, Atit të kombit shqiptar.
Këtë datë, pothuajse qendrore në historinë tonë, do ta shënojmë në shumë e
shumë përvjetorë të tjerë që lidhen me vizionin europian të popullit tonë.
Në
këtë kontekst, ngritja e monumenteve dhe shesheve në qendrat kryesore të
Europës kushtuar Gjergj Kastrioti-Skënderbeut u tregon miqve tanë për qenien
tonë si komb dhe për fisnikërinë e vlerave tona. Këto vepra janë mrekulli që
dëshmon ekzistimin e palcës sonë etnike dhe përjetëson qenien tonë europiane,
të cilën as vargu më dërrmues i ekstremeve historike nuk arriti ta mposhtte, meqë ne, si një ndër popujt
më të lashtë të kontinentit, ndiejmë në vete hove të gjalla vitaliteti që
befasojnë edhe armiqtë tanë më të ashpër. Këtej, nuk janë të rastësishme
mesazhët e ndonjë studiuesi të madh botëror se: “Do të ishte jo vetëm mëkat,
por çështje e pamundshme po të mendonte kush ta zvogëlonte personalitetin e
Skënderbeut [...]. Skënderbeun e ka gjithë Europa, e ka bota të vetin, e nëpër
të, e vetëm nëpër shpirt të tij, ia njeh vlerën e meritat e hershme edhe të
Shqipërisë”. Ky mesazh do të ishte një përgjigje e mirë për të gjithë ata që e
mohojnë personalitetin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut!
Burimi:
Portreti i rrallë i Gjergj Kastrioti-Skënderbeut botuar nga Pesch i Hungarisë
më 1828. Vlen të përmendet veçanërisht titulli i mbretit dhe origjina arbërore
e Gjergj Kastrioti-Skenderbeut ("Kralj Albansi"), një origjinë e cila
nuk është diskutuar kurrë nga intelektualët e qarqeve serbe para periudhës së
Garashaninit!