Kulturë
Vilhelme Vrana Haxhiraj: Pak faqe të shkruara, sa për një roman
E hene, 08.05.2023, 07:15 PM
Pak faqe të shkruara, sa për një roman
Mrekulluar
nga tregimi “Qeni” i të mirënjohurit Shpendi Topollaj
Ese nga Vilhelme Vrana Haxhiraj
Jam duke sistemuar
gjithë analizat,,,, kritikat dhe vlerësimet që janë bërë në adresë të
krijimtarisë sime si nga personalitete të mirfilltë, profesionalisht, si,
kritikë, analistë, shkrimtarë, adhurues apo lexues të librit, por dhe nga
qytetarë të thjeshtë.
Duke kërkuar një
shkrim analitik të Shpendi Topollajt që më mungonte, ndesha në publikimin e
gazetës “Telegraf”. Ndërkohë në ballinën e gazetës syri më kapi një titull
shkrimi disi të çuditshëm, “Qeni”, i cili në çast më ngacmoi. Them të drejtën
më bëri përshtypje, sepse tani jetojmë epokën e paradokseve. Historikisht apo
shkencërisht dihet se ai që do kafshët dhe bimët, është njeri shpirtmirë dhe
bujar. Por dhe e mira ka një kufi ndarës mes njerëzve dhe botës shtazore apo
bimore, cak, i cili nuk duhet kaluar dhe sidomos humanizmi s’duhet keqpërdorur.
Nuk ndikon mirë, kur një nënë, e cila fëmijën e saj e porosit të hajë
hamburger, a një byrek dhe ka kohë të tepërt për të rritur, edukuar dhe të
shëtisë duke e mbajtur në krahë apo duke e përqafuar qenin, sapo del dielli.
Kjo është sjellje e pafalshme dhe aspak edukative për çdo nënë. Moshat e treta që jetojnë vetëm,
ndoshta e kanë nevojën për shoqërinë e një kafshe shtëpiake, si qen apo mace.
Pa e parë emrin e
autorit, diçka e tillë apo e ngjashme më shkoi ndërmend. Por pasi vura re se
autori ishte i mirënjohuri, mjeshtri i penës, i fjalës artistike dhe mendimit
filozofik në kritikë, Shpendi Topollaj, atëherë m’u rrit interesi për ta lexuar
Duke u nisur nga
niveli i lartë letrar dhe kritik i Shpendit, i shtrirë në hapësirë dhe kohë,
titulli më bëri shumë përshtypje dhe fillova ta lexoj jo vetëm me ëndje, por
dhe gjithë ankth. Ishte një pritshmëri e ethshme që të mbanë në tension dhe
rrit padurimin për të mësuar fabulën, se ku kërkon të dalë autori.
Shpendi ka lindur
më 14 shkurt, edhe pse në vendin tonë komunist, nuk njihej nga qytetarët kjo
ditë e ‘Shën Valentinit’ që i kushtohej saktrificës për dashurinë
njerëzore. Kurse në botë ajo festohej si një kumt i ndjenjës së daahurisë,
mirësisë dhe vëllazërimit, duke sjellë miqësi, tolerancë dhe mirëkuptim. Ai lindi dhe u rrit në atë sistem që tjetërsoi
idealin e shqiptarizmit me atë marksisit -leninist, në të cilin idetë utopiste të diktaturës komuniste, jo
vetëm i varfëruan shqiptarët materialisht, por edhe moralisht e mendërisht.
Gjithsesi Shpendi mori një edukatë dhe kulturë të përsosur pasi u kompletua me
arsim të lartë. Një nga arsyet e kësaj arritjeje për t’u realizuar si
individualitet dhe intelektual i
mirfilltë, si nga pikëpamja profesionale (një ushtarak karriere) dhe ajo
kulturore, mbi të gjitha ndikoi origjina e tij fisnike. Babai i tij, Hulësi
Topollaj nga Kolonja, ishte një fisnik i arsimuar dhe i kulturuar. Një prind i
tillë natyrisht të birin do ta kompletonte
me kulturë dhe dije. Kurse nëna e tij ishte bijë e familjes “Agalliu”nga
sëra e fiseve fisnike të Vlorës. Lindja e tij në një ditë të shënuar të
dashurisë njerëzore dhe rrënjët e tij fisnike ndikuan në formimin e tij
intelektual dhe human, duke e bërë Shpendin një individualitet të veçantë. Të
jetosh në Durrësin e lashtë, në Dyrrahun me kulturë antike jo pak por për
gjysmë shekulli, si çdo njeri që di ta vlerësojë këtë qytet që falë mirësi e
kulturë të trashëguar edhe Shpendi e ka vlerësuar qytetin e tij, duke ia
shpërblyer bujarinë dhe mikpritjen. Ai i
ka dhuruar këtij qyteti, banorëv të tij
dhe kulturës kombëtare një arsenal veprash letrare apo anlitiko-kritike
thuajse të të gjitha gjinive, tregim, roman, ese, publicitsikë, analiza dhe
kritikë që tejkalojnë mbi 60 botime. Është një shkrimtar bashkëkohor që ka
pasuruar kolanën e artë të letërsisë moderne të pas viteve ’90.
Për Shpendi
Topollaj-n, jeta ka qenë gjithmonë shkollë, ka qenë një përvojë që e rrit, e
madhon njeriun dhe e bën që të jetë vetvetja dhe të japë më të mirën e qenies
së tij.
Me shkrimtarët
durrsakë jam njohur herët qysh nga viti 2006, e, në vazhdim. Me Shpendin kemi
komunikuar para pak vitesh e megjithatë ka qenë kohë e vyer, madje e
mjaftueshme për ta njohur atë, krijimtarinë dhe personalitetin e tij.
Duke e njohur
thellësinë e mendimit përmes veprave të tij, veçanërisht kritikës, njoha
kulturën e gjerë e përftuar prej tij nga studimi i figurave më të ndritura
botërore dhe kombëtare. Njoha
krijmtarinë e tij shumëplanshe në përputhje me këndvështrimin dhe
botëkuptimin e Shpendit. Ndaj nuk gabova në idenë se nuk ka si të ishte ndryshe
tregimi i tij me titull “Qeni”.
Kjo prozë e
shkurtër, brilante, në dukje ngjan më një rrëfim të pjesshëm autobiografik.
Shpendi në ato pak faqe që vlejnë sa për një roman, zëzërin duke folur me
shpirtin e artistit, të qytetarit dhe të prindit. Fjala është herë e artistit
të skenës, si në një teatër, herë-herë i jep jetë, gjallëri dhe ngjyrat fjalës
aristike të përçuara mes mendimit filozofik. Menjëherë pas pak ndryshon rolin e
aktorit të skenës, duke kaluar në rolin e babait që nuk lëshon pe ndaj të
bijës. Këtu bije ndesh e reja me të vjetrën. Mendimet konservatore të prindit
si rezultat i ndikimit të mentalitetit mesjetar, me dëshirat e së bijës, Elës
si dhe me zhvillimet sociale të kohës që jepen si fasadë. Ky prind në luftë të
brendshme me veteveten ia çon qenin së bijës që është studente në Tiranë, e
cila nuk arrin të fitojë qetësinë shpirtërore pa qenushin e saj që e ka pasur
si shok.
Është diçka
absurde. Një studente që bashkëjeton me një shoqe në një apartament, të mbajë
dhe një qen. Porse rreth kësaj kafshe shtëpijake, mike besnike e njeriut,
vërtitet me kaq finesë dhe bukuri ndërtimi filozofik dhe artistik i gjithë
fabulës së tregimit.
Njohja e Elës me
inxhinierin ushtarak, Adonis, veçanërisht origjina antike e emrit të tij, bëri
të mundur që mes tyre të lindi ndjenja e bukur e dashurisë. Gjatë takimeve të
tyre, i dashuri i saj njohu edhe qenin e Elës, madje u miqësua me të.
Nga përvoja
jetësore e shumë ndodhive të pakëndshme, Ela ishte në merak se mos kjo ndjenjë
do të ishte e përkohëshme si lulja “Anemona” e cila është jetëshkurtër dhe lulëzon në stinën e
pranverës. Ndjenjat e saj , krahasuar me pikturat e Ticianit, apo të Veroneze (
Paolo Caljarit) që kanë pikturuar legjendën e Adonisit, ndjenjat e të cilit
ishin ndarë mes dy dashurive, të perëndeshës Afërdita dhe Persefonit (perëndi e
nëntokës).
Si tregues i
Adonisit jetëshkurtër, personazhin e legjendës e kanë ballafaquar apo
personalizuar me lule anemonat shumë ngjyrëshe, të cilat edhe pse jetojnë pak,
me ngjyrat e gjalla, jetës i japin bukuri dhe shpresë. Të nisur nga fundi
tragjik i Adonisit të antikitetit, dy të rinjtë vendosën që të zyrtarizojnë
dashurinë e tyre me fejesë. Kur i dashuri me të afëmit e tij shkuan në familjen
e Elës për fejesë, qeni i saj lehu dhe iu hodh Adonisit. Atëherë i ati që nuk
falte fare, deklaroi me zë të lartë, gjë që e bëri Elën të dridhej nga frika e
babait.
- Po
qenkeni munduar më kot or miq për të kërkuar dorën e vajzës time. Se juve ua
paska dhënë fjalën me kohë qeni.
Pikërisht
kjo fabulë m’u kujtua sot që ishim ngjitur me familjen në këmbët e malit të
Kudhësit (Sevaster). Ndërsa uroja tim shoq, Fitimin, për përvjetorin e
ditëlindjes,vura re gjithë ngazëllim se shpatet malore dhe kopshti nën hijen e
pemës ku ishte tavolina jonë, ishin mbuluar nga anemonat disa ngjyrëshe, të
kuqe, rozë, vjollcë, të bardha, të verdha dhe blu. Menjëherë më shkoi
ndërmend...
Kaq
e bukur sa këto lule fantastike që kanë zbukuruar natyrën e magjishme të Kaonisë së lashtë, e tillë duhet të jetë jeta
dashurore e Elës dhe Adonisit, mendova. Me
siguri..., e magjishme si Anemona duhet të jetë...
Të
faleminderit, miku im, Shpendi, për kënaqësinë që më dhurove me këtë tregim të
shkkurtër, por që vlen sa një roman. Letërsia e mirë nuk matet nga faqet, por
nga mesazhi që drejton dhe vlera artistike që mbart!
Respekte
Vilhelme
Vlorë, 6.5.2023