E enjte, 10.10.2024, 09:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Satira nga Sevdail Hyseni

E diele, 07.05.2023, 02:28 PM


Sevdail Hyseni

Kardiologu dhe gjinekologu

Dy mjekë të dashur, me shumë karakter,

Në shërbim të sëmurëve ishin si çdo herë,

Të zellshëm në punë, miqësor në shtëpi,

Veç një gjumë i ndante, nga jeta n’shoqëri.

Por, shoqërimi i mjekëve, nuk qe pa limit,

Ndahet papritur nga jeta, kardiologu një ditë,

Miku i tij gjinekologu, desh ngeli pa frymë,

Mbet si qyqe i vetëm, i zhytur në hidhërim.

Në ditën e varrimit, kortezhi nuk matej me sy,

Me kurorat: “Shëruesit të zemrave: Lavdi!”.

Ecnin njerëzit kokulur, në heshtje e pikëllim,

Vetëm gjinekologu, qeshte e qante pambarim….

I ofrohet një kolegë e i thotë ngadalë si shok:

- Pse qesh? - Si nuk të vjen turp, o gjinekolog!

Po, si mos të qeshi vëllaçko e të bëhem horë,

Kur të vdes unë, çfarë do të shkruani në kurorë?!

Dushk për gogla

I erdhi pritjes rendi

Për të ik’ nga vendi,

Taksirati seç na zuri

Mos të ik edhe truri.

Ka sytë këmbët me visika

Sikur shiu pika – pika,

Gjatë regjimit n’Jugosllavi

Me shpërnguljet në Turqi.

Viza hiles i nxjerr bishta

- Shkon Selishta për dy gishta,

Me Marrëveshjet në Bruksel

Njëra hyn e tjetra del.

Nuk mbarojnë vetëm me kaq,

- E dini meselenë e Sylës n’Bilaç?

Apo të Nastradinit dikur në përralla,

Dushkun për gogla e merr për arra!

Me “presh” në dorë

Me nga dalë o Zorraxhi

Në qorrsokak pse ke hy?!

- Pak si mbrapsht ke hip në kalë

Nuk ke frerë, as nuk ke shalë.

Në këtë rrugë s’të shohin sytë

Maskarallëqe deri në fyt:

- Fukarallëk, skamje, mjerim

Fajet vet i ke o trim!

Ke hy llugave me do shokë

Nuk të lënë qime në kokë,

Kanë me të qethur si kasnec

E nga prapa dhe një spec...

Duke të hipur në biznes

Si gjithherë me interes,

- Nxirre këtu, futja atje

Nuk lë vend të hysh në dhe!

Të hysh në dhe për së gjalli

Kur drejtohesh nga çakalli,

-  Në politikë dhe në tregti

Zorraxhi, që s’ka si ti!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora