| E hene, 08.05.2023, 06:57 PM |
Sapo
më doli vepra - Nëpër telat e zemrës-në nëntor 2022-me Selim Krasniqin duke
biseduar në Fushë-Kosovë
ARTI
GJUHËSOR DHE LETRAR NË DY PËRBLEDHJET ME PROZË
(Reçensë
e shkurtër gjuhësore e të artit poetik e letrar, në dy përmbledhjet e mbrama të
prozës së autorit Brahim Ibish AVDYLIT)
Nga
Mr. sci. Selim Krasniqi
Përveç se
njihemi mirë me poetin, shkrimtarin, shkencëtarin e ish-gazetarin apo e
Editorin dhe Kryerdaktorin e revistës mbarëshqiptare „Qëndresa“, në
linjat e përgjithshme të bashkimit të vërtetë shqiptar, jashtë ndikimit të „serbëve“,
siç shkruan disa herë vetë autori, apo ndikimit të minimilazimit të çështjes
shqiptare nga bota dhe Europa si komb, dikur tepër i madh pas indianëve, e sot
kinezët numërohen një miliard e dyqind e mbi pesëdhjetë mijë individë, dy
veprat e tij të prozës, „Flatrat e jetës“ dhe „Nëpër telat e zemrës“
më bëjnë të marr lapsin edhe unë në dorë e letrën, siç deklaroi me të vërtetë
një edukator dhe një mik i autorit, gjatë promovimit të veprës së fundit, në
Gjakovë, dhe të shkruaj këtë reçensë. Kjo është një reçensë midis gjuhësisë dhe
artit letrar dhe xhirimit të mundshëm, sepse asnjë regjisor nuk i ka në mendje
të ftojë këtë burrë të letrave, që është një ndër të vetmit me një diapazon të
madh në mesin e fushës së artit.
Nuk jam vetë
regjisor dhe as kritik i mirëfilltë letrar e reçensionist, por kësaj here i vë
në spikamë disa gjëra gjuhësore të autorit dhe artistit, sado që tri novelat e
fundit autori i shkruan me dashuri, me dhembje të madhe shpirtërore e me
përkushtim të veçantë, që tipikisht më zgjoi të shkruaj e të vuaj shpirtërisht
me artin e tij. I kam lexuar të gjitha veprat dhe mjaft reçensa të tij, dhe e
njoh qëmoti. Jam lektor i veprës paraprake, me titullin „Flatrat e jetës“,
pra, si redaktor gjuhësor, e cila është një vepër me vlerë artistike e
gjuhësore për të gjithë shqiptarët. Në këtë vepër na bashkohet unanimisht
filozofia dhe metafizika për bukuri, sikurse edhe në përmbledhjen poetike „Arena
e dhembjeve“, të cilën e kam lexuar me përkushtim prej veprave të para e
deri më sot.
Pse e them këtë?
Sepse i kujtoj gjithmonë sugjerimet e autorit disa herë nëpër opinionin e tij
vlerësues kur thotë se veprat e tij duhet t’i lexojë më së pakut tri herë
lexuesi, e të mund t’i kuptojë më së miri nëntëdhjetë përqind. Ai është autor i
24 veprave të veta e të gjitha janë qasje të veçanta, në gjini të ndryshme.
Mendoj se autori di t’i dallojë shkrimet letrare, publicistike e shkencore, apo
të artit të përgjithshëm, edhe të studimeve shkencore.
Të lexosh „Flatrat
e jetës“ tri a katër herë dhe të jesh gjuhëtar dhe të mos ta kuptosh stilin
e tij shkencoro-gjuhësor të tij, sepse lektorit i duhet vetëm sa për të
vërtetuar gjuhën e tij të mirë, që dhjetra herë është vërtetuar, është një
vazhdë e madhe e gjuhësisë së madhe shkencore.
T’ia lexosh më
së pakti këto dy vepra dhe të mos e shohësh nivelin e lartë përkushtimor e
gjuhësor, është dobësi e madhe e të qenurit intelektual, sepse pas çdo tregimi
apo novele, kur janë nën titull të shënuara, si „novela apo tregime me nota
autobiografike“ përveç asaj se pasohen me shkëputjet e e autobiografisë,
neve jo vetëm duhet ta njohin apo përkushtohemi vetë për njohjen e këtij
autori, sikurse të rrethanave që janë shkruar këto novela, përveç se ngjarjet e
reja të kohës së re, të cilat, po të mos i kishim lexuar këto nuk do t’i kishim
njohur. Nuk duhet të jemi të cektë apo të hutuar nga fetë, e të humbur nga ata,
kur parakalojmë një intelektual të SHI „JAKOVA“, një anëtar të Lidhjes së
Shkrimtarëve të Kosovës, një anëtar të Autorëve të Zvicrës, e shkruar „AdS“
(Autorinnen und Autoren der Schweiz) dhe një poet që na prezentohen disa
tituj të veprave të botës, gjermanisht e shqip, italisht, rumanisht,
gjermanisht, edhe në portale të saj, pesë vepra, e pesta është portale dhe nuk
e kemi, por mund ta merrni përmes internetit, „Lyrik“, por mesa di edhe
në anglisht, gjermanisht e frengjisht duhet të jenë edhe disa vepra të tjera,
por autori nuk është në gjendje të mirë materale, por është i varfër, madje qe
18 vite.
Shkrimtari ynë
mirret me pasurimin gjuhësor, janë fjalët e reja të gjuhës shqipe dhe
deshifrimet e tyre nga të folmet popullore ose nga dialekti gjuhësor i gegërishtes.
Vepra „Flatrat e jetës“, sikurse vepra që u përurua në Gjakovë, „Nëpër
telat e zemrës“, janë mjaft të pasuruara me fusnota shkencërisht të bëra
nga autori. Në radhë të parë tregon se ai është gjuhëtar i mirëfilltë dhe
shkencëtar i denjë, krahas gjuhës letrare mjaf mirë të sendërtuar. Edhe ato
quhen „fjalë turke“, të atyre që nuk e njohin gjuhën e vet, por janë të
ngritur, e flasin „gjuhën unifikuar shqipe“, e cila, siç thotë autori, i
marrin „fjalitë“ sekondare të marra prej shqipes së vjetër, nga gjuha
gegënishte dhe shqipe, e të sjella si rrënjë të gjuhëve të tyre apo i
babarizmave të huaja, që nuk e dinë se janë të gjuhës së vjetër shqipe, pa
sufiksa e prefiksa dhe shtesa të tjera.
Të gjithë
lexuesit, mediat tona, mësuesit e gjuhës dhe nxënësit duhet të mësojnë edhe
këto vepra të autorit. Duhet të nxjerrin mësime nga pësimet, siç e thotë edhe
autori, në novelën e parë, „Edukatorët e ëndrrave të mia“, pjesa e
tretë, faqe 32 e 33. Në të vërtetë, këto tri novela letrare, me shënime
konkrete të historisë, që merret edhe nga autori, që ka shërbyer veçanërisht
jashtë tresheve të ngushta, por ka pasur një jetë të tërë që të kontrolloj këta
mini-organizma dhe të dërgojë mjaft materiale, si peticione, letra proteste,
apele, njoftime, memorandume Bashkësisë Perëndimore Ndërkombëtare dhe SHBA-së,
edhe përmes Marjan Shabanit dhe të tjerëve, të cilat do t’i botojë edhe si një
libër të veçantë politik, krahas të shtatin nënshkrim ilegal që na e deshifron
në fund të librit, ka si bazë të saj të dëshmojë për historinë e re të
Republikës së Kosovës dhe me dhembje të madhe artistike të na i japë edhe
përshkrimet e periudhës së shkollës së mesme, që ka qenë një ndër tre nxënësit
më të mirë të Kosovës. Një i Deçanit, ishte çmendur nga torturat e UDB-së;
Brahim Ibish Avdyli qe mësuar të qëndrojë, madje edhe nga rrahja dy ditore të
të zënit nga APJ-a, përmes „Bezbednostit“, në Slloveni, duke dashur të
kalojë kufirin pa pasaportë, pa e lajmëruar aspak milicinë e Mariborit, përçka
kishte reaguar milicia e këtij qyteti; ndërsa e treta, Sanije Hyseni, ishte
bërë me pushtetin dhe sekretare LRSJ, „për Kosovë e Metohi“.
Edhe në këtë
vepër na shpjegohen të gjitha përmes fusnotave të verifikuara dhe shkencërisht,
edhe disa shprehje popullore gegërishte. Gjuha lerare pasurohet nga letrarë të
mirë, përmes dialekteve. Disa fjalë të fjalorit të Akademisë së Shkencave nuk
janë të futura mirë, aq më pak që humbet folja me këto fjalë në gjuhën tonë.
Këtë rast e pasqyron vetë autori. P.sh.: komiti është anëtar i Komitetit të
Lidhjes së Prizrenit dhe anëtar i Komitetit „Mbrojtja Kombëtare…“ e
Hasan Prishtinës, siç ishte stërgjyshi dhe vëllai i gjyshit të autorit. Fjala „hajdut“
lidhet me hajninë, ndërsa komiti lidhet me Komitetin. Në disa fusnota e përdorë
edhe Fjalorin e Mehmet Elezit, sa i përket aty që i ka futur ai brenda 41.000
fjalëve të gegërishtes. Por, disa fjalë që i gjurmon autori nuk janë të gjetura
nëpër të gjitha faqet e këtij fjalori. P.sh.: fjala „kali-s-trok“, një
fjalë të lashtë të ilirishtes e mbijeton nëpër mileniume (Fusnota 26, faqe
114).
Vepra ka edhe
një fakt: tri novelat, të shkuara shumë bukur, mund të përbënin një roman me
tri cikle. E di se autori për romane të mëdha, madje me një strukturë të
veçantë, edhe kjo vepër i përgjigjet një romani.
Shkurt, më duhet
të them një gjë: drama, me titullin e përkohshëm të saj, „Vetvrasja e një
poeti“, është e nxjerrë nga një roman tjetër, me titull tjetër, sepse
autorit ia vjedhin me thënie të tij e pa
emër e mbiemër, edhe në internet; vepra e tregimeve me të gjitha shënimet e
fusnotat që i posedon; dhe tri novelat apo romani me tri pjesë dhe fusnotat
mund të bëhen skenare për tre filma të mirëfilltë. Regjisorët e njohur
shqiptarë kanë mundësi ta marrin si subjekt për ndonjë filmë të mirëfilltë.
Kemi regjisorë,
aktorë, profesionistë dhe profile të tjera artistike që të mirren me tema
shqiptare…
Duke
folur në promovimin e tri novelave - Nëpër telat e zemrës-në Gjakovë-
28.04.2023
Në
promovimin e tri novelave-Nëpër telat e zemrës-në Gjakovë-me 28.04.2023
Veprat e mia nga tri kopje-të dorëzuara te Biblioteka e librit shqip-në Manastir-Maqedoni e Veriut
Në
promovimin e tri novelave-Nëpër telat e zemrës-në Gjakovë-me 28.04.2023
Kopertina
e veprës -Nëpër telat e zemrës-SHI
JOKOVA-Gjakovë 2022
Parapërgaditje
për promovim në Fushë-Kosovë-në prill të 2023
Kopertina
e veprës sime-Flatrat e jetës-Meshari-Prishtinë 2022
Veprat 23 e 24 në mes dhe shumica në gjuhët ndërkombëtare-shqip e gjermanisht