Kulturë
Poezi nga Atdhe Geci
E hene, 08.05.2023, 06:17 PM
Atdhe Geci
HIMN RINISË
Rini,
je përroi, lumi dhe zjarri
pika
më e fortë e shqiptarëve
je
reja e bardhë dhe vetëtima
je
nektari me poetik i atdheut
Prej
zemre më vjen të them të
dua,
o lule e gjitha pranverave
e
bime nga shpirti dhe zemra
je
rendje e kombit dhe ëndrra
Rini,
të njoh, më njeh, njihemi
ti
je më atomikja jonë poetike
je
zëri i
vetes në çdo fije bari
je
e njëllojtë si lulet në natyrë
Rini,
dorë e këngës së flamurit
kryengritëse
e frymës më të re
je
rilindësja e zërit
shqiptarë
je
makina e realitetit të kombit
O Trojë
e Rinisë së
Atdheut
o
gjak i dashuruar, shpërthyes
gjirin
e ke me plotë të puthura
o
më e dashura, rini shqiptare!...
Atdhe Geci - Dortmund,
2023
LUFTËTARI POETIK
Ky
zog poetik i shpirtit dhe i zemrës
i
paanë nëpër kohë dhe në hapësirë
rritet
si rreze e dritës në qenien time
e
pamatshme si puthja dhe përqafimi!
Nëpër
stinë ne e njohëm njëri tjetrin
nëpër
stinë ne bëmë betejat e prushit
dhe
flakës, nëpër stinë ne ecëm drejt
rilindjes
së qenies! Nëpër stinë poezi
ngremë
vargun tënd të ndaluar, dhe
u
ngritëm mbi honin e netëve të tua,
ngremë
vargun tënd të dënuar nga ai
që
shtypjen e vrasjen e kishin
jetë!
Në
kohë të shtypjes dhe ndrydhjes së
madhe,
ne e dinim fajtorin dhe duart
e
tij të fajshme, vertebrorët e ultë nga
tanët,
hafijet që na përgjonin udhëve!
Ky
zog qiellor i shpirtit dhe i zemrës
nuk
njohu heshtjen as plagët e tij për
fjalën,
ai rendi siç rendin dardanët e
luftës,
me mision poetik një Atdheu!
Atdhe Geci - Dortmund,
2023
ZËRI I PRESHEVËS
Jam
bimë e Mollës së Kuqe
jo
luginë po krahinë e gjanë
jam
pjesë e dheut shqiptar
jam
e pushtuar nga Serbia
Si
të jetoj nën terr të serbit
nën
duart e tij të përgjakura
a
më sheh jam e poshtëruar
për
çdo ditë jam e burgosur
Në
këtë atdhe me Preshevë
me
Bujanoc dhe Medvegje
plotë
tokën e kam me varre
plot
tokën e kam me të rënë
Ore,
ti që flet krejt ndryshe
Jam
flakë e Mollës së Kuqe
Dardani
kam emrin e dheut
Shqipëri
jam deri tek Molla!...
Atdhe Geci - Dortmund,
2023
NË KODËR TË ROGANËS
Të
gjithë ndiqemi nga e kaluara
një
ëndërr Rogane e kam pranë
ajo
erdhi si dritë rritje e gjuhës
nga
një jetë në ngjizje e dashuri
Kam
besuar e besoj tek poezia
tek
e bukura e vargut, te prushi
saj,
tek flaka dhe e urta e fjalës,
tek
njerëzit që e duan Atdheun
Lulet
e aty këtushme të fushave
m´i japin
frymë motiveve në
poezi,
kjo natyrë letrare e jetës
është
shtëpia ime dhe fletorja
Kosova fitoi
në saje të luftës
të
rënët tanë prehen te varrezat
liria
çmimin e
ka të shtrenjtë
në
luftën për liri
edhe vdiset
Rini,
jepi flakë pasionit
tënd
himni
i flamurit me zë thërret
njerëzit
duhen për atë që duan
e
kuqja himnit është gjaku ynë!...
Atdhe Geci - Roganë,
Korrik, 2022
P O
P U L
L I
Ku është
fshehur Gjeniu,
njeriu që
flet si populli;
njeriu që
qan si populli,
populli
që bën bashkimin...
Ku
është fshehur Gjeniu?-
pyesin nënat e baballarët;
njerëz
nga i gjithë atdheu
ç
?po bëjmë ne shqiptarët?
Ku
është fshehur Gjeniu?
që
askund nuk po duket?
Ai,
më i bukuri i këngëve,
ai,
më i
bukuri i flamurit.
Ku është fshehur Gjeniu?-
pyet Atdheu
i zemëruar,
pyesin
fshatra dhe qytete
pyesin
pjesët e pushtuara!...
Atdhe Geci - Dortmund
UDHË E FSHEHUR
Mërgimi
s´është udhë por ikje
përballje me
të panjohurën
përballje
me qiej krejt të huaj
përballje
me mallin dhe lotin.
Jeta
në mërgim është e ftoftë
zjarr
i ngrirë midis kraharorit
ku
i mërguari dhe e mërguara
humbasin
gjuhën e identitetin.
Udhë
e errët e mërgimit vret
më
të shenjten e mërgimtarit
indin
e gjuhës së nënës, dhe
gjaken
e zemrës së atdhenjtë.
Plagë e
mërgimit nuk është
festë,
e as dëshirë kombëtare
me
mërgime po zvoglohemi
jeta
në mërgim është e rëndë.
Unë
s´di ta festoj jetën këtej
mbi
skelete ëndrrash të rëna
as me
lumturi të kallajisura
mërgimi
s´është udhë po ikje!...
Atdhe Geci - Dortmund,
2023
Shqipëria, më e madhe se
Shqipëria
Në
shpirtin e trazuar të popullit tonë
këto
poezi do ta gjejnë vetë udhën
atdheu
ynë ende ka plagë Çamërinë
Krahinën
e Mollë së Kuqe e Iliridën…
Zemërimi
ka nis të del në rrugë, s´ka
më
fisnike s´e dora e bërë e grusht
plagët
e marra në Vjenë dhe Bruksel
dëmtojnë
gurin e Shqipërisë etnike.
Në
shesh qytetarë të qyteteve tona
a
ke zë, aty ku vetëdija e bën betejën
Kosovë,
anuloi firmat e ripushtimit
Shqipëria,
më e madhe se Shqipëria!..
Në
shesh qytetarë të atdheut tonë, në
shesh!
Atdheu s´e ha turpin me bukë
këto
vargje mund të mos kuptohen
por
germat e saj janë gjak i flamurit.
Kosovë
e lashtësisë 15 mijë vjeçare
asgjë
e urtë s´është më n´këto troje,
shqiptarët
e duan gjerësinë natyrore
ua
kemi borxh fëmijëve të palindur!...
Atdhe Geci - poezi nga libri,
"Kanuni poetik"