Kulturë
Ilir Muharremi: Njerëzit janë “Farë e çuditshme”
E hene, 08.05.2023, 07:36 PM
Njerëzit
janë “Farë e çuditshme”
Vlerësim
për ekspozitën personale të artistit Fatmir Mustafa- Karllo që u hap në
Galerinë Kombëtare të Kosovës
Nga
Ilir Muharremi, kritik i artit
Artistët
krijojnë mbi veten, gjithmonë bartin historitë, jetën sociale,interaktivitetin
objektiv me atë shpirtëror, bëhen gardian të sekreteve reale duke i mpleksur me
atë shpirtërore. Veprat e artistit Fatmir Mustafa – Karllo të kurorzuara me një
ekspozitë personale që mbartin titull
joshës “Strage Seed” (Farë e çuditshme), të
hapur në Galerinë Kombëtare të Kosovës, janë përhirim i materies të
lindura nga pellgje shoqërore të grimcuara në mendjen e artistit që i gdhend në
materiale të forta siç është guri, por ideja për gurin është më e fortë se vet
monumentalja e gurit.
Veprat
e tij, qëndrojnë në rendin shoqëror, kolektiv, ngjizin informata, ngritin
pyetje për përgjigje të thella nga një rend social, kulturor, fizik si pajisjet
mbrojtëse të punës, dokumente historike, asfalti, të gjitha këto sintetizohen
në idenë e artistit. Janë fragmente nga jeta që ndezin përgjigje, vallëzim
instiktesh , sekretesh, pasigurish, frikëra, shtypje nga vetë shoqëria, siç i
soditim sot puntorët e pasigurtë në vendet e punës, migrimi, korrupsioni,
racizimi i shfaqur, një vorbull mendimesh brenda stuhive reale të jetës.
Teksa
ndjek shtegun artistik të artistit Karllo vërej një megashenjë te skulptura në
hyrje të Galerisë së Arteve të Kosovës. Ajo mban titull “The Artist Must
Stand”. Ka një bazë të fortë guri-monumeti, sipër dy rrota të vogla mbështetëse
nga biçikleta e fëmijëve. Vepra u krijua gjatë kohës së koronavirusit. Fëmijët
që mungojnë në këtë vepër, janë nismëtar për të mësuar fillimet e reja,
ballafaqmin nëpër udhëkryqe të zymta. Izolimi i asaj kohe tregon sërish një
izolim të ri brenda vet njerit. Rrotat e vogla të gjithëve na kthjenë një
retrospektiv mendimesh nga koha e fëmijërisë, në fak jemi fëmijë drejt rrugës
për tu mësuar, por edhe në vdekje njeriu sërish shpirtin e ka fëmijë. Koha e
flakur nga harresa.
Punimi
i dytë mu në hyrje në dhomën e parë të Galerisë, duket si një sferë metalike,
një instalacion, i cili pret ta prekim, ta ndjejmë, ta bartim energjinë, por
edhe ta marrim atë. Kjo pajijsje mund të prodhojë tensione të larta në raport
me mjedisin duke shkarkuar energji të madhe. Sfera peshon mbi një bazament të
bardh, të pastërt, si refleksion i përkushtimit dhe bardhësisë së brendshme.
Kontrast ndërmjet konceptit, realizmit, idesë dhe interaktivitetit në raport më
vizitorin.
“Veshje
të puntorëve, korniza nga tepihu”, dedikuar përplasjes së puntorëve të
pambrojtur në ombrellën e shoqërisë sonë, duke goditur direkt pushtetet
politike deri te ligjet dhe nenent që nuk përfillen siç shkruajnë në letër.
Tepihu duket si një pikturë, kolazh ngjyror që rrjedh nga shqisa e mprehtë e
eksperimentimit. Është shumëngjyrësh, duket si dekor, pikturë me fragmente të
minimizuara duke u nisur nga dorëzat, pantollona, bluza fosforeshente, jelekë,
të shtrirë në dysheme, të pastër. Pastërtia e uniformave të puntorëve të krijon
një energji pozitive, sakrificë, vet këto veshje projektojnë në mendjen time
skulpturën monumentale të një njeriu i cili me zero siguri përpiqet të
mbijetojë nën rrenoja apokaliptike shoqërore, nënçmuese.
Puntori
sot në Kosovë është më i shtypuri, ai po vritet në formën më elegante nga vet
shoqëria jonë. Kjo vepër është revoltë dhe protestë ndaj të drejtëve të
puntorëve. Ata gjithmonë do të dërgojnë porosi, përgigjet nuk do të vijnë.
Dorëzat e pastra mbulojnë shputat e durave të plagosura, të çara, gjakosura,
harrnuara. I vërej ca sy të këtyre puntorëve që shikojn dikund, duar të
padukshme, gishta, këmbë, imazhe fytyrash të rrudhosura.
“The
Moon”, vepër më flukse energjish, ca rrezatime drite, shpeshtjellime siluetash
mbi shishet e qelqit, simbol i pijeve historike me gaz nga sallat e prodhimit
tashmë të braktisura në Elbasan. Jan tri kuti me drita, formojnë një tablo
kontrast përceptimesh dhe mendimesh në bazë të realitetit të shërbimit që ato
ruajnë si sekret në vete. Shtrirja kompozcionale reflekton estetikën e
mirëfilltë, mesazhi atë dendësinë dhe stuhinë, peticionet e punëtorëve elbasanas
të cilët pinin ga këto shishe. Shishet janë të patinuara me ngjyrë, duken të
vjetruara, rezistuara kohës. Mesazhi i kësaj vepre shtrihet në brendësinë e
jetës së puntorëve në një ambient toksik duke përdorur letrat e puntorëve si
referenca për zbulimin e problemit. Sipas autorit, duke ju përgjigjur këtyre
kërkesave, përgjegjësit çdo herë në fletë shënonin: “Jo ose shumë më rrallë një
Po”. A mjafton kjo si konkluzion i saktë ndaj një hulumtimi të problemit?
Artisti e ngritë hipotezën mbi arsyet e tij individuale duke aluduar përtej
përgjigjeve.
“Anyways,
Always”, një bust mermeri që portretizon vetë autorin duke pozuar si Elvis
Presley. Formula e kësja vepra është tejet magjika që vjen nga dija njerëzore
me fuqinë sublime të artit me qëllim të bëhet e rrokshme tashmë në nebulozat
tona shpirtërore. Skulptura është reflesion i disa fotografive të performancave
të tij, me fuqinë e transformit në një figurë siç është Elvisi. Kjo vepër lind
nga një ngjarje reale. Karllo gjatë kohës sa ishte në Finlandë si një emigrant,
përballej me sulme ksenofobike, shoqërohej me njerëzit e pastrehë dhe të varur
nga droga në një qendër finlandeze për mirëqenie. Ai përdori veten për t’u
përgjigjur situatës me një ndërhyrje duke përdor idhullin e tij rinor
Presley-n. Nga ky reagim ai rregulloi ambientin e banimit të një grupi
njerëzish që po kujdeseshin atje duke u miqësuar me ta si një lloj alieni.
A
është arti një pyetje që përgjigjet i gjejmë në shoqëri, në jetën reale,
sociale, ekonomike? Po. Vetë arti është gardian shërbyes i çasteve reale të
cilat më pas zënë vend në pak faqe të historisë. Nga krejt ky imazh i
fragmentuar rrekesh ta gjurmosh kuptimin. E lehtë është ta gjesh, por e para
ndjenë energjinë, reflektimin estetik të krijimeve pra materialet e përdoruara,
instalimet, skulpturat, pastaj pjesët kompozcionale duke i shtjelluar edhe në
titujt.