E diele, 05.02.2023, 04:26 AM (GMT)

Mendime

Nikoleta Kovaçi: Jena ne luften e ndyre me regjimin!

E hene, 14.11.2022, 07:38 PM


Nikoleta Kovaçi:

Suella Braverman dhe Gerald Darmanin nenshkruan marreveshjen me ndalue shqiptarët me hy ne France e me tentue Kanalin me qellim kapercimin ne Angli!

Plani iu kushton 72 milion euro, nderkohe cilesojne edhe mekanizmat me te cilat do te kontrollohen plazhet ne Jug te Frances dhe e gjitha bahet vetem per shqiptaret!

Edi Rama, qe kur ka ardh ne pushtet ka ba nji marreveshje te ndyre me kta e krejt shtetet qe mesyjne shqiptaret me ik nga ferri qe ka ndertue politika e mrapshte! Qe ne krye te heres, Rama iu ka firmos urdhrin qe shqiptaret jane te sigurte brenda Shqipnise dhe nuk kane arsye te iu bien ne qafe ju! Me siguri, shtetet ku lakmojne nga halli me shkue shqiptaret, kuptojne dhe e marrin te mireqene se na s’jena vend lufte! Sigurisht, sod as edhe qind vjet te tjera na s’bajme lufte se skena asnji mekanizem, por na jena ne luften e ndyre me regjimin!

BE-ja qe na sorollat ne emen te plotesimit te kushteve, qe na nuk i plotesojme kurre, Anglia qe thote me te drejte: due sa me duhen e jo sa duam na, Amerika qe ka vend vetem per ata qe do dhe kjo i falet nje llotarie…i ka kthye shqiptaret ne nje “lukuni” nderkombetare, ban bè qe jane ma shume se Kina!



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora