E merkure, 07.12.2022, 10:51 PM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Bashkësia Islame është shtet në shtet

E marte, 16.08.2022, 06:59 PM


Bashkësia Islame është shtet në shtet

Nga Gani Mehmetaj

“Së pari vjen shamia, pastaj bëhemi si Çeçenia, largohen amerikanët dhe na shfaros Rusia”, shkruan Ataulla Fazliu në rrjetin social kur nisi debati për kërkesën e kryehoxhës së myslimanëve të Kosovës për mbulimin me shami të vajzave të mitura në shkollat fillore.

Shamia është vetëm maja e ajsbergut, ose nervoza që i shpërtheu opinionit të  mbushur vrer nga agresioni i islamistëve radikalë. Vreri shpërtheu edhe ndaj institucioneve të shtetit që janë të mefshta që nga fillimi i krijimit të tyre. Mbi 15 vjet shtetin tonë e ka shkelur Bashkësia Myslimane me shantazhe, ryshfete, miklime e kërcënime. Mbi 15 vjet shteti ynë është nën këmbët e islamistëve radikalë.

Islamizmi është bërë shtet në shtet. Ata nuk pyesin as nuk e përfillin asnjë institucion, ata veprojnë si tu teket, ata e terrorizojnë opinionin, e ndotin kombin, ata paraqitën si viktima, ndërsa janë mujsharët. Ata janë bërë si serbët e Millosheviçit e të Arkanit të egër e mizor. Ata nuk e kanë përfillë asnjë ligj të shtetit tonë, i kanë penguar rrjedhat demokratike përmes njerëzve të tyre nga kreu i shtetit në bashkësinë lokale.  Ata i përdhosin heronjtë tonë kombëtar, e shtrembërojnë më zi se Serbia historinë tonë kombëtare, ata funksionojnë ashtu si u thonë nga Moska, Beogradi e Ankaraja. Ata janë vegla të djallëzuara të Putinit, janë këlysh të tij si këlyshi Kadirov i Çeçenisë. Po nuk u dolëm përballë ata do ta shndërrojnë Dardaninë në Çeçeni.

Ata nuk shkojnë asnjëherë të kryeministri a të kryetari i shtetit që ti raportojnë çfarë po ngjajnë në organizatën e tyre islamike me shumë probleme. Kryeministri dhe kryetari i shtetit është  i pari i tyre e jo Erdogani. Ata jetojnë e bëjnë dëme në Dardani, ndërsa mendojnë si të ishin në Turqi e Arabi. Forca e tyre është mbështetja e kreu të shtetit turk dhe të disa shteteve arabe, prandaj shtetarët tonë ua kanë frikën.

Kreut të  Bashkësisë së Myslimanëve në Dardani i shkojnë në vizitë kryetarët e partive politike dhe shtetarët tonë, sikur ai të ishte shefi i tyre. I bëjnë lajka, i përgjërohen dhe i premtojnë. Ai nuk denjon t’u shkon në seli, edhe pse ka obligim, kur ata e ftojnë, sepse ai është vartës i tyre.

Në anën tjetër qindra hoxhë do të duhej të arrestoheshin për terrorizëm e kërcënime me bombë, për nxitje të urrejtjes fetare, ligjërata të turpshme, ku flasin një orë për nevojtore, për gra e sodomi, për poligami në shtetin që poligaminë e dënon me burg. Hoxha i merr dy-tri gra, kurse shteti ul kokën e nuk guxon ta arrestojë.

Hoxhë Shefqenko u kap para shumë vjetësh me pushkë e snajper, i mbajti disa kohë burg për aktivitete të dyshimta terroriste. Por u lirua sapo SHBA-të dhe Evropa Perëndimore e shpërqendruan vëmendjen nga ai. Ai vazhdon të nxis urrejtje fetare e mos durim brenda kombit tonë. E sfidon shtetin me poligami si hoxha i Novi Pazarit. Ai nxit urrejtje fetare e përçarje kombëtare.

Një hoxhë tjetër (Mulla i Drenicës, i mavijosur nga dajaku i islamistëve të vet ), e  kërcënon me bombë Kishën Ungjillore të Prishtinës, ndërsa policia nuk e arreston. Për kërcënime të tilla në një shtet ligjor do të dënohej me burg të përjetshëm. Të ne e bëjnë yll në TV Dukagjini, shikuesit e televizionit pejanë ia shohim surratin e mavijosur dhe dhëmbët e palarë çdo mbrëmje.

Shumica dërmuese e hoxhëve në Kosovë nxisin urrejtje, i fyejnë heronjtë tonë kombëtar, madhërojnë kriminelet osmanë, bien në dy gjunjë para krimeve të tyre, kultivojnë urrejtje sistematike kundër Amerikës dhe Evropës Perëndimore, ndërsa shteti nuk vepron. Por asnjëherë nuk flasin keq për Rusinë e Serbinë, kurrë nuk i kanë dënuar masakrat e përdhunimet serbe ndaj shqiptarëve. Ata janë në anën e të keqes.

Hoxhët janë shtresa më antikombëtare, pjesa më e ndotur e kombi. Asnjë organizatë nuk është më antiamerikane në Gadishull se sa shumica e hoxhëve të Bashkësisë Islame. Nuk dallojnë me urrejtje ndaj amerikanëve nga serbët e Millosheviçit e të Arkanit. Kot që janë përpjekur e përpiqen ambasadorët amerikanë ti marrin me të mirë. Djalli kurrë engjëll nuk do të bëhet.  Djallit duhet kopaçe në kokë.

Në arsimin tonë shtetëror ka grupe pedagogesh që më shumë ngjajnë në hoxhë sharlatë se sa në pedagog, ndërsa janë të financuar nga shoqatat e dyshimta islamike, por fatkeqësisht marrin rrogë edhe nga shteti. Ka mësonjëtore të shtetit, të ndërtuar me taksat tona, që janë shndërruara në xhami, ndërsa kurani e zëvendëson abetaren.

Listat e të pabërave të Bashkësisë Islame është e gjatë dhe e tmerrshme, është mirë që shteti ti dal përballë, ta disiplinoj, sepse po e terrorizon një komb të tërë.

Toleranca e euro- amerikanëve ndaj islamistëve radikal të Kosovës me BIK-un në krye është e pafalshme. Nuk kanë të drejtë të shohin seri, kur e dinë se shteti ynë është i kapur, është i pafuqishëm, nuk ka guxim të përballët me ta, kalbja e institucioneve ka nis para shumë vjetësh.

dardaniapress.com



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora