E merkure, 05.10.2022, 07:15 PM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: 'Disidenti' partiak i unionit të viçave

E hene, 04.04.2022, 08:08 PM


“DISIDENTI” PARTIAK

I UNIONIT TË VIÇAVE

(Monodramë, për Këlyshin e dalldisur

me zgjebe, që ndërsehet tinëz pas shpine).

NGA KALOSH ÇELIKU

Ngjarja zhvillohet në mesin e librave, në Rezidencën e “Disidentit” partiak,

viç i palёpi me një torbë taxhi përqafe i katundit Pёrtejzalli, në Shkup.

Trima pas lufte

Skena: Libra të hedhur andej - këndej nëpër skenë. Një tavolinë pune dhe një karrige. Mbi tavolinë një gjygim me çaj rusi. Një shtrat pranë dritares. Një fotografi e Skënderbeut në mur me përkronaren me dy brirë në kokë. Përkarshi saj, një e Adem Jasharit me mitrolezin me dy këmbë mes maleve… Edhe një tjetër e Jusuf Gërvallës me kitarë… Flamuri kuqezi mbi tavolinë… “Disidenti” partiak, viç i palёpi me tesha të zeza dhe kërpeshin kuqezi përqafe hynë në dhomë duke e zvarritur një Kukull Femër me pashterkë të kuqe. “Disidentit” partiak tё palёpi, bythët i kanë kërcyer mbi setre. Në gjoks ka plot dekorata lufte partiake. Rruza për qafe… Tespi kuqezi nё dorё… E ka në dorë edhe një libër me pizi - “kryevepër patriotike”, përkushtuar Hojdodoles…

Ecë, Nusja ime me pashterkё tё kuqe ulu në shtrat, të ikim pak nga Mulliri i Arapit!… Shelgjet që ma zënё frymën… Taxhia, me gjithë torbë më ka mbetur në fyt… Pusho, pak në shtrat! Po, të duash futi edhe një sy gjumë. (E shtri në shtrat, Hojdodolen). Ashtu. (Këmishën e gjatë tё mёndafshit ia çon pak përpjetë duke ia zbuluar bythët). Mos u zemro për këtë veprim patriotik! E kam për frymëzim artistik, në libra. Ushqim të “Kryeveprave artistike”. (E ngre gjygymin dhe qetë çaj rusi në gotë, mbi tavolinë). E do edhe ti një gotë? Jo, ë?! Ehë… Ehëё… Ehëëë… E di unë, ti e do një shtamë me verë. Nuk je muslimane si unë me tespi kuqezi nё dorё. Pesë vakte nuk i falë në xhami përditë përpara këmbëve të hoxhës Allahut. Edhe ramazan nuk mbanë Pёrtejzalli. Edhe haxhicё, nuk ke qenë në Mekë… Fatkeqësi kombëtare… E di unë, të ka infektuar Rebel Rrapi me poezi erotike. Edhe, ndoshta të ka larë me verë, nën Rrap… Kokë e këmbë të ka bërë haram... Ku ta di, unë fakiri?!… Megjithatë, gëzuar! (E cakrron gotën e çajit me bythët e zbuluara të Kukullës Femër. Hojdodole). Vërtetë, jam patriot i madh, po kësaj radhe do të shkruaj pizi dashurie. E kam vendosur t’ia mbyll gojën atij Poetit Rebel Rrapi, që na i shurdhoi veshёt me atë Miken Di… Verën dhe Rrapin… E sheh tashti se, si shkruhet poezia për miken. Vërtetë, kam shkruar pizi patriotike, po ashtu e deshi koha.

Tashti, kur e fituam luftën, ja i erdhi radha edhe dashurisë… Lirisë… Unë, nuk dola në male me UÇK -ën, po unë kam luftuar qysh në kohën e komunizmit. Moti, unë i kam nxjerrë armët nga brezi për liri… I keni harruar shkrimet e mia në gazetёn e “vëllazërim-bashkimit” kundër Rebel Rrapit, plot patetikё artistike: Shkina… Shkje… Nëna Parti më përkundte në prehër, më jepte gji… Fuqi, si Haxhi Deputetit dhe DpoktorZiui t’u bie kryemëshehtas Sarajeve të Qeverisë në Shtetin e “përbashkët”… Bereqetit të Nënës Parti… Natë e ditë t’ua fërkoj herdhet “vëllezërve”… Shpeshëherë edhe t’u vihem pas në Qeveri, mos u bien udhës duke e kërcyer gardhin…

Unë kam qenë edhe partizan fushe… Mos them, edhe ballist i maleve. Edhe komunist, në Qeveri… Nuk e besoni?!… Jo, ë?!… Ja, shiheni ku e mbaj strukur shokun Tito… Edhe yllin e kuq pesërrembësh partizan!… (E kthen jakën e setres në tjetrën anë. Vërtetë, ku shihen shoku Tito dhe një yll i kuq pesërrembësh). Në sistemin komunist, kam qenë partizan… Në demokraci pas lufte, ballistë. Edhe atë, me shqiponjën e zezë dykrenare në ballë… Flamurin kuqezi në  mitingje… Kuvende të Nënës Parti… Nuk e besoni?! Ja, shiheni në vepër!… (E nxjerrë nga xhepi setres një kësulë me shqiponjën e zezë dykrenare). E ky, këtu kush është me dy brinja, në përkrenare?!… (E tregon shenjën e Skënderbeut në setre). Skënderbeu, ё?!… Vetëm se, jo ai i Prishtinës: që, e ka ulur shpatën…. Ose, ai i Shkupit: që e ka futur në brez… Edhe, as ai i Dibrës Madhe pa kalё me shalë, që është nisur më këmbë ta pushtojë Kalanë e Kërçovës… Po, ai i Tiranës, që e ka ngritur shpatën lartë nё dorё për luftë…

Punemadhe, më përgjigjeni… Ku dini ju, çka është patriotizmi… Nëna Parti… Atdheu… Mëmëdheu… Lufta për Liri… Aqmëpak, polemikat e mia me Rebel Rrapin të ndërsyera nga Policia letrare në gazetën e “vëllazërim-bashkimit”. Tërbimi im në Kuvendin e Lidhjes Shkrimtarëve Shqiptar, kur iu turra Rebel Rrapit me Kopenë me zgjebe të japi dorëheqje nga posti i Kryetarit të Shoqatës Shkrimtarëve Shqiptar në shkollën fillore “Liria”, në Shkup… Ministri i informatave të Nënës Parti, kur nxirrte shkumë nga goja… Hojdodolja e Facebook -ut (Trëndafilja), krahëpërkrahu me Këlyshin e Sharrit me nënshkrime falso, Këlyshi tekenefes me një asht në gojë, matanë Vrdarit, dhe atë të Llagut që u dilnin jargë për goje…

Ehë… Ehëё… Ehёёё... Edhe pak duhet ngritur kёmishёn e mёndafshit. (Ia zbulon pak më shumë bythën Kukullës Femër Hojdodole. Përsëri, e çon gotën e çajit të rusit). Gëzuar! Tashti do ta shihni se çfarë vargjesh do të dalin nga kjo kokë. Antologjike. Udhërrëfyesi im partiak, DoktorZiu: do ta shti edhe në antologjinë e Tun Batunëve, rrëzë Sharrit Plak. (Ulet në karrike dhe me zë shkruan në kompjuter mbi tavolinё): S’kam kohë të merrem me frikën. Shepjtoj t’i dal vdekjes kёlyshçe. E, t’i futem i tëri në bythë… Kryevepër artistike, ё?! Eh, Rebel Rrapi! Rebel Rrapi! Kësaj i thonë poezi, e jo atyre që i shkruan ti nën Rrap. E sheh, pse deri më tashti nuk kam shkruar pizi erotike?

Jo, mё pёrgjigjesh. E di, nuk e sheh. Ja, po të tregoj, o poet ashik, dhe rebel! Gëzuar për shëndetin tënd nën Rrap!… Zonën e lirë… Edhe pse, këto ditë në gazetёn e “Vëllazërim-bashkimit” u botua një shkrim, se ka shterë Shadërvani… Nuk ka ujë… ”Boemi i dikurshëm, që tash në demokraci i kanë ngelur në tru tamam si Rrapit: galat, zogjtë, mizat dhe bullari…” Tre parlamentarët, që e kishin gostitur vendasin e Shkrimtarit me “nga një uiski dopio”, siç i thonë në Shqipëri, e kishin porositur kamarierin: Të piqnin prej mishit më të mirë, dhe sa më shpejtë të hiqte pjatat me qepë, se e kishin qelbur tërë Rrapin për rreth. E, Yllkuqi i Kërçovës, tha me shumë ironi: ky Rrapi më nuk është i atij boemi, po është i yni, Nënës Parti.

” Hi-hii-hiii… I lumtё! (E ngre gotën e çajit të rusit dhe cakrron përsëri me bythët e zbuluara të Kukullës Femër Hojdodole). Gëzuar! Gëzuar, edhe ti, o Yllkuqi i Kërçovës, që më në fund nga Partallmenti i Xhaxhit Kuqezi, zbrite nën Rrap! E lidhe gomarin me samarë nën hije. Kërpeshin kuqezi e vare në një degë… E pret Nënën Parti edhe njëherë të të hip në foltore… Tym e flakё të nxjerrësh nga goja…

Çka, më thua se edhe unë jam vonuar nën Rrap?! Moti është dashur ta varë kalemin në një degë. Mikes Hojdodole t’i shkruaj pizi… Jo. E ke gabim. Nuk kam shkruar si ato të Rebel Rrapit, se: kemi qenë në robëri… Burg… Shkau na shkeli te dera… E tashti pasi erdhi liria, mu zgjidhën duart… Frymëzimi… Kalemi… Erdhi, Muza me ferexhe... E di, Rebel Rrapi do të thotë: nё demokraci iu zgjidhёn edhe brekët… Po, jo! Nuk ia plotësoj atë dëshirë. Unë kam lindur dhe do të vdes patriot kuqezi. Unë kam lexuar pizi patriotike edhe mbi varret e dëshmorëve. Në mesin e tyre kam kërkuar të këndohen këngë patriotike me çifteli… Po, armiqtë e kombit nuk ma plotësuan këtë dëshirën e fundit. Më mundësuan t’i lexoj vetëm pizitë e mia, të bëj përurimin e “kryeveprës patriotike” në një shtëpi kulture. E di se çfarë duartrokitjesh tё zjarrta kam marrë unë nga populli? Nuk e dini. Ju, nuk i dini as edhe dyluftimet që i kam pasur unë me Nënën Parti.

Çka, më pyesni për postet partiake?! Po, edhe poste politke kam pasur në Parti. Kryetar dege nё Katund. Gazetar dhe redaktor kulture në redaksinë e “vëllazërim-bashkimit”. Vend pune në Entin e punësimit. Post partiak, në Agjencinë për zbatimin e gjuhës shqipe. Emërim si anëtar komisioni për botime në Ministrinë e Kulturës për hakmarrje tendecioze partiake ndaj krijuesve shqiptarë. Institucioneve Shqipitare.  Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar. Që, nga dhjetë projekte të aplikuar në konkursin e vitit 2022, e lash pa asnjë projekt. MKTN TAKIME NËN RRAP XXVII, e fshiva nga programi i Ministrisë Kulturës. Edhe, revistën letrare STILI ’97 me një traditë tridhjetë vjeçare me 61 numra në dritë, e futa në burgun partiak politik.

Përinatë, këtë vit u ndërseva me të katërta edhe pas Institucioneve Tradicionale Kulturore Shqiptare, që e mbijetuan sistemin e egër komunist… Po, jo edhe atë Neokomunist. Sot, unë them: të “zbutur” Nekomonist… Po, si jo?! Sot, nuk i ndërsehet shkau, po edhe shqiptari… Nuk jam morr, po plesht… Hoop, kërcej nga Partia Komuniste te Partia Neokomunsite… E kanë vështirë të më shtypin partizanët e Qeverisё “demokratike”… Heroikisht, edhe Nëna Parti po jep shpirt… Lidershipi, në Livadh…

Hi-hi-hiiii… Udhembarë, në Xhehnet!… Zoti ua faltë mëkatet!... Xhehnetin!… Tespitë kuqezi, a i keni ende dorë?! Jo, më përgjigjeni. E kemi UÇK -ën… Qeverinё... “Vёllezёrit” e Njerkës... Pesë vakte i falim në xhami. Përgjigjem: Zoti, u ndihmoftë!...

Pse, i keni hapur sytë nga Qielli? Ende, bini me lutje pa mend mbi qilimat e Persisë, dhe jo me këmbë arushe të Shqipërisë?!… Nuk e keni ditur, se: unë për të ardhur këto parti politike në pushtet, kam punuar tinës me “miqtë” në këtë Shtetin e “përbashkët”… Edhe për UÇK -ën kam punuar tinës, nëpër çajtoret e “Bit - Pazarit”… Kokё mё kokё me “vёllezёrit” e Njerkës, te Mulliri i Arapit...

Nuk e dini?! Vërtetë, nuk dola në male me kalemin me  dy tyta të Rebel Rrapit, po me zemër kam qenë në çdo betejë tё pёrgjakshme… Edhe në Tanushë… Edhe në Shipkovicë… Edhe në katundet e Kumanovës… Edhe nё Kalanё e Tetovёs... Nuk më besoni?! Jo, mё duket se mё thotё Rebel Rrapi. E di, përsëri do më thotë e bëni për poste partiake… Vende pune nё Qeveri... Lekë… Pasuri…

Po, dreqi ta haj, kështu më mësoi Baba Parti (Tatkoto)… Nëna Parti. U besoj porosive tyre partiake. Ato e kanë fajin. E para ma hodhi skrrajën në grepin e peshkatarit. Unë isha vetëm peshku, që vetëm për një krimb e hëngra grepin…

Ecë, tashti e noto në Hurdhё të lumenjëve malor dhe fushor. Noton, po si jo, edhe kryemёshehtas rrënjëve të shelgjeve Bregut. Ose, në grep të peshkatarit. Vetëm ku, në prehërin e Nënës Parti të “vëllazërim-bashkimit”… Policisё Letrare… Kulturofagëve, të partive politike… Askushi nuk e çan kokën më për poezi patriotike, përveçse të vdekurit mes varreve. E me çka mund të të ndihmojë Sot: Skënderbeu?!… Ismail Qemali… Isë Boletini… Kalosh Zajazi… Shotë Galica… Bajram Curri… Sulltanë Qafa… Adem Jashari?!… Me asgjë… Nëna Parti është ajo, që ta vë litarin në qafë… E tërheqë shkamin… I paguan këlyshët me zgjebe të të kurdisin linçe intelektuale e fizike… Helmime… Kur t’i teket të bënë poet oborri… Shkrimtar… Kritik letrar… Gazetar… Doktor shkence… Profesor Universiteti…  Redaktor në redaksi… Drejtor… Ministër në Qeveri… E ti vazhdo prapë të shkruash poezi patriotike, përderisa nuk të delë shkuma për goje e për bythe… Megjithatë, unë nuk lejoj qё Nëna  Parti të ma vë litarin në qafë.

Shkaku: nuk jam viç i palёpi, siç thotё Rebel Rrapi. Qafën ta shtrij vetë te kasapi. U thashё edhe pak më parë, jam plesht, e jo morr… Hooop, kërcej… Morrin e shtypin e jo pleshtin… Këlysh me zgjebe, që u ndërsehem tinëz pas shpine krijuesve rebelë shqiptar. Ecë, Kryevepra ime Hojdodole të bëjmë dashuri!… Ecë!… E hëngrëm livadhin me tërfojë edhe ne patriotët kuqezi… Vdiqëm, në prehërin e partive politike… E di pse? Jo. Hëngrëm fiç… E populli thotё: hёngёr fiç dhe vdiq... Vendin e kemi mes varreve… Një mut, Nesër: do na vënë te koka, një te këmbët, në vend të gurëve… Rebel Rrapi, ndoshta edhe do na stërpikë Ditën e Shëngjergjit me ujë xherizi… Bythët, do t’na i skuqë me thupër thane, të bëhemi të fortë si thana: me shёndet!… Përmjerë te koka mbi varr… Ngrehuni, o burra mejdani!… Turruni në Qeveri!… E fituam luftën… Erdhi liria…

E neve, përsëri na duhen “patriotë melez kuqezi”… Poetë Oborri… Shkrimtarë partiak pa talent me brekët mbi pantollona… Kritikë letrar teknefesë… Gazetarë… Doktorë shkence për Unionin e viçave… Redaktorë trusakatë... Drejtorë gjysёmanalfabetë… Ministra të tredhur në Qeveri… Ecë, Kryevepra ime Hojdodole, shtrihu në shtrat!… Ecë!… (E rrëzon me egërsi dhe i sulet si mёzat i tredhur katundi). Çka? Nuk do… Mos u turpëro përpara Skënderbeut… Edhe Adem Jasharit… Ata,  i kanë mbyllur sytë. Edhe, kjo luftё është vepër patriotike… (E pushton). Ashtu. Bukur. Nëse nuk shkohet në Evropë me politikë madhore… Vepra artistike… Kështu shkohet në Evropë… Shteti i “përbashkët”, shpallet republikë demokratike… I dalim zot integritetit të Njerkës… Tashti, hipëm përsipër! (E merr dhe e hip mbi vete Hojdodolen , i shtrirë në skenë). Ashtu. E, hë… E, hëë… E, hëëë… Kërce!… Pёrdridhu!... Piskatë!… Oh!… Ooh!… Oooh!… Çmendu!… Nga ajri e nga toka përdore gjithë arsenalin ushtarak!… Helikopterë rusi… Avionë… Raketa… Predha… Demostro focë!… Më fortë!… Më fortë!… Edhe, më fortë!… Rroftë Unioni i viçave!… Rroftë Nëna Parti nё Qeveri!… Hesht! (Nëpërmes të altoparlantit dëgjohet zëri i Hutit)… Hu… Huu… Huuu….

Jo! Nuk është Huti, po Sorraku Qytetit i Tun Batunit… U ngritë edhe ky lugat… Erdhi nga varret me shokë… Mbylle gojën! (Piskatë). Lufta mori fund. I dorёzuam armёt... Gjashtë muaj nuk ua kemi dëgjuar zërin. U arratisët në Kosovë… Shqipëri… Nëpër botë… Ikët me frikën në shpinë… O Imzot, nga sytë këmbët!… Nuk na duhen trima pas lufte… Jo! Mjaftë, i kemi këlyshët me zgjebe të Nënës Parti Neokomuniste… Hutin e Tun Batunit, që trumbeton “fitore” në mjetet e informacionit para Vitit të Ri. I rrumbullaksoi premtimet… Lirinë, ua solli shqiptarëve me karrocë në vend të Babadimrit… Edhe, u shpërndau dhurata për Vitin e  Ri, shtëpi për shtëpi.

Jo! Jo, nuk e keni ndërmend që të të jepni asgjë, as pёr mёshirё. Kënga juaj ndjell kob… Vdekje… Robëri… Çka, kush je ti Sorraku i Tun Batunit?! Po, kush dreqin je ti, që na këndon natën ende  mbi çati?! Komunisti i arratisur?!… Haxhi Ddeputeti… Doktorziu?… Apo, Këlyshi me zgjebe?!… O Imzot, a ende e paske kabinetin e Baba Qiros (tatkoto)  nё Qeveri?! Ende e bënë politikën e shqiptarëve edhe Sot në Maqedoninë e Veriut, në emër të partive politike shqiptare?!… Ende, një nga një: në kabinetin tënd edhe pas vdekjes, hyjnë e dalin për këshilla politike deputetët e popullit shqiptar… Kryetarët e partive politike… Trusakatët e Unionit të viçave… Ende, mendon, edhe nga varri, se: si shqiptarë “vëllezër të bashkim - vëllazërim-bashkimit”, do të na prish për fitore… Liri... Edhe, pesëdhjetë vjet të tjera me Unionin e viçave…

Hi-hi-hiii… Folë, Skënderbe! Folë! Pse, heshtë?! (I drejtohet fotografisë së Skënderbeut, varё nё mur). Edhe ti ke qenë me ne nëpër mitingje për “fitore”… Fushatë parazgjedhore lokale e parlamentare… E kemi valuar flamurin kuqezi përpara popullit… Edhe Shpatën e Skenderbeut… E kemi vrarë vëllai - vëllanë për pushtet… Po, ti Adem Jashari çka i thua këtij rrospillëku të partive politike shqiptare?! Pse, përsëri do të dalësh në mal, kësaj radhe jo nga serbët, po nga shqiptarët. Nxirre mitralozin me dy kёmbё! Ua shkrep në ballë tradhtarëve tё popullit shqiptar!… Çka?! Edhe ti, më thua t’i duartrokis Nënës Parti?!… Himne t’i kushtoj nëpër kongrese partiake… Tubimeve, t’i shkoj përmbrapa, mos i bien udhës herdhet… Në emër të popullit shqiptar me tё katra kёmbёt t’i sulem Partallmentit të Xhaxhit Kuqezi… Ministrive… Zyrave të ndonjë redaksie, për një vend pune, post politik… Emërim të komisioneve partiake… Kurrë!...

Jo, o burrë! Jo. Tashti e tutje do të shkruaj vetëm poezi erotike. U lodha më me pizi patetike, mё falni patriotike! Shkurt, nuk ua pash hajrin. Unë jam disident… E disidentit i ka hije në Parti politike... Partallment… Ministri… Kabinet… Zyrë redaksie... Ja, arsyeja pse do ta tradhtoj edhe kёtё parti politike. E di, do të thoni, ju: kurva i ndërron burrat. Punemadhe. Nuk ёshtё kurvё gruaja qё shkon burrё mё burrё, po kurvё është patrioti kuqezi, qё shkon parti mё parti politike… Populli thotë: Burri i mirë i mbanë shtatë gra. E Hojdodolja trumbeton të kundërtën: Gruaja e mirë është për një katund…

Hi-hi-hiii… (Qesh). Ja, pse të martohem kam pasur frikë. “Vëllai” u martua, i dhash edhe unë do lekë për dasëm. Pesë vjet ia përgaditëm pajën. Nusen, u morëm vesh, se: do ta kemi përgjysëm. Gruaja, vëllaçko ka shpenzime. E Rebel Rrapi thotë të kundërtën: burri ka shpenzime. Gra, kemi me bollëk. Sot, na mungojnë burrat. Burrat. Një burri i takojnë dhjetë gra. E, unё nuk e kam asnjё grua, as pёr farё nё shtёpi. Partia ma gjeti njё grua, po iku edhe ajo pas Haxhi Deputetit, në ministri nuse pa koçi. Nuk mё gjen mё tjetёr grua, thotё: nuk je i aftё ti pёr grua.

Ju, nuk e dini edhe si iu përgjigja Nënës Parti, kur më gjeti punë nё Agjencinë për zbatimin e gjuhës shqipe?! Jo, iu përgjigja. Vallë, a nuk është më mirë në vendin tim ta pranoni një tjetër aktivist partiak, p.sh. Këlyshin me zgjebe me një torbë taxhi përqafe. Ai, tё punojё në vendin tim, e unë nё fund tё muajit rrogën me të ta ndajmë përgjysëm? E, me “vёllain”, rreth hijes së Shelgut në medis tё Lёmёs? Edhe këtë nuk e dini?! Mirreshim vesh, qё nё mёngjes pa asnjëfarё problemi. Vëllaçko, zeje i pari hijen, nëse nuk do t’i përzimë kësulat! Po, me dy enët me groshë, që mi paguente Piktori? Hi-hi-hiii… (Qesh). Edhe këtë nuk e dini?!

O Imzot, po çka dini ju?! Për çdo ditë në restorant i porositja nga dy enë me groshë, që mi paguante Piktori. E kur më pyeste pronari, pse dy enë, kur isha vetëm në tavolinë?! I përgjigjesha: e pres edhe një mike, Hojdodolen. Edhe, dikur kur përfundoja enën e parë me groshë, çka bëja me tjetrën porosi? Jo, nuk e dini. I fërkoja duart. Barkun. E filloja të dytën. Për çdo ditë i rrokullisja nga dy enë me groshë. E ju e dini, sa e gjatë është dita. Po, nata? Eh, natën të këndojnë zorrët në bark për bukë…Vërtetë, ju nuk dini për mua asgjë si patriot katundi. Fatkeqësi kombëtare. Edhe po ta dinit, nuk ju hy në punë. Nuk e dini ku e kaloj ditën… Natën… Cilës partie politike i rrokullisem në brekё… Xhindet ia përzë mbi çati… I qes edhe fall ndonjë cuce… E përmbys filxhanin e kafes me një dëshirë… Nuk besoni?! I Pyetni po të doni, ato Tri Cuca, se: si e kemi ndarë mejdanin.

Në fund, pasi i shikuam filxhanat e tyre të kafes, Tri cucat: vendosëm ta shikojnë edhe edhe filgjanin tim, tё patriotit kuqezi. Më thanë: cila nga ne dëshiron të ta shikoj filxhanin? Pasi i shikova me rend të gjitha, ti i thash njërës, më të bukurës. E mori, dhe bluajti kot fjalë disa minuta. Qeshën me mua si patriot kuqezi. Në fund, më thanë: vëndoje gishtin në mes të filxhanit dhe mendo për njё dёshirё! E dikur, gishtin fute në gojë! Qeshën edhe më me zë, duke ia mbyllur njëra tjetrës syrin. E mashtruam, thanё me gjysëm zëri. U kënaqëm me këtё budalla Llagu. Unë, nuk munda t’i duroj më dot theshethemet e fallxheshave, ua prita: po, unë asgjë nuk kam menduar, oj cuca asgane! Edhe njëherë, u shikuan sy më sy me njё buzёqeshje xhadie. Përpak, desh plasën nga tё qeshurat dhe me barkun nё dorё, ikёn te Nёna Parti…

U bindët tashti mё nё fund, se: unë kam punuar tinës për UÇK -ën. Po. Atëherë, binu duarve shuplakë! Edhe në këtë pushtet e meritoj edhe një post ministri si argat besnik Qeverie! Çka, më thoni t’i dëgjojmë këlyshët me zgjebe të Nënës Parti?! Mirë. Ja, ku i keni me bishtin ndër këmbë, të përjgur… Veshët e prerë…Vetëm, se: unë, nuk e dua postin e ministrit. (Ngrihet dhe e lëshon radion).

(Folsja): Dëgjues të nderuar, mirëdita. Në ditën e sotme nga dora e Hutbës jugosllave u vranë nga pusia Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Patriotë të flaktë të kombit shqiptarë. Nëpër disa qytete u përkujtuan këta dëshmorë me disa manifestime kulturore tradicionale: “FLAKA E JANARIT”. Gazetarja jonë gjatë minutave të ardhshme do të bisedojë me dy shokë që kanë punuar së bashku me Jusuf Gërvallën në një redaksi. Bashkëbiseduesit tanë janë Honxho Bonxho, poet dhe Ebu Fakiri, shkrimtar. (Gazetarja): Zotërinjë të nderuar, mirëdita dhe mirëse erdhët në studio. (Mysafirët: njëzëri) Mirëdita. (Gazetarja): Zoti Ebu Fakir, ju keni punuar së bashku me Jusuf Gërvallën në redaksinë e “vëllazërim-bashkimit”, dhe e keni njohur për së afërmi. Çka do të na thoni diç më tepër për këtë patriot? (Ebu Fakiri): Jufuf Gërvalla ka qenë edhe shok, edhe patriot i madh. Unë me të kam qenë i afërt në punë. Shpeshёherë, bisedonim për çështjen shqiptare dhe letërsinë. Dihet, Jusufi shkruante edhe poezi. Po, edhe këndonte bukur. Gjithmonё me vete e merrte edhe kitarën. Më kujtohet si sot, kur Jusufi e këndonte këngën: O kjo anë e lumit ka bylbyla shumë… (Gazetarja): E ju, zoti Honxho Bonxho si e kujtoni Jusuf Gërvallën? Honxho Bonxho: Ah, (pshertin në vete me patetikë) kur dëgjova për vrasjen e tyre nga dora tradhtare e UDB -ës jugosllave, ja mu këtu në zemër mu këput diçka si tunxhi. E kam qarë atë ditë si fëmijë. Po, si mund t’i harroj ato ditë që i kaluam së bashku në redaksi kokë më kokë. E nisnim bisedën me letërsinë dhe kalonim në politikë. Jusufi ka qenë një patriot edhe më ia madh se Skënderbeu…

Hi-hi-hiii… (Qesh). Bërllok shqiptar… Spiunë, që sa qenë gjallë nuk i kanë lënë rehat, duke i spiunuar në polici. Edhe sot, poashtu nuk i lënë as në varr. (E shuan me inatë radion). O Imzot, frikë të kesh edhe të vdesësh një ditë. Bërlloku i këtij soji, nuk të lë të qetë edhe në varr. Edhe, atë: kush të mbanë fjalime të zjarrta mbi kokë?! Derdhë lotë krokodili… Kurora lulesh të vë mbi varr… Bërlloku… Këlyshët me zgjebe, që më së tepërmi të janë ndërsyer pas shpine. E kanë nxjerrë gjuhën na, dy pëllëmbë përpara Vetshërbimit të kukullave, në “Bit-Pazar” për një asht shpërblim… Torbë taxhi…

Hojdodolja ime, mbuloje bythën! Rrufjanët nuk kanë besë. (Ia lëshon këmishën e gjatë tё mёndafshit deri në fund të këmbëve). Patriotizmi yt mori fund në këtë Shtëpi Publike. Gjithë kohën më paske tradhtuar me Rebel Rrapin... Rrospitë Meshkuj… Këlyshët me zgjebe… Trusakatët… Patriotët kuqezi… Nuk je ti Mikja ime Hojdodole, po Nëna Parti me bythët në hava… Këmbët t’i kanë ngritur përpjetë në Partallmentin e Xhaxhit Kuqezi… Patriotët dilinxhi i kanë shterë herdhet… Lëmën na e mbushën me kopila… Atdheun… Theje qafën, Rrospi! (E merr Kukullën Femër dhe e tërheq zvarrë nëpër skenë. E hudh jashtë dhe ia përplas me forcë derën. Edhe çelësin ia rrotullon dy herë. Dikur e merr shpatën e Skënderbeut varë në mur dhe e ngre lartë në ajër. I hipë një karrigeje si kalё, e rrotullon shpatёn nё ajёr gjoja se pret koka njerëzish. Dhe, bёrtetё plot tёrbim): O bini burrat e mejdanit, Zot t’i dalim Vatanit!… (Dritat ndizen - shuhen, në skenë. Vetёtimё mbi mbi malin me lisa në Çelvjollcё. Gjarpër, mbi Rrapin, shti rrufeja)...

Fund

Shkup, 02. prill 2022

Dhimitër Ligori



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora