E marte, 19.10.2021, 10:53 PM (GMT+1)

Lajme

Petrit Aliaj: Në Verona lind qendra e kulturës artistike-sportive 'Nënë Tereza'

E premte, 24.09.2021, 07:00 PM


NË VERONA LIND QENDRA E KULTURËS ARTISTIKE-SPORTIVE “NËNË TEREZA”

Nga Petrit R Aliaj

Nga Tirana mora një telefonatë nga miku im Servet Cara, kompozitor, instrumentist, rapsod popullor dhe ish drejtues e udhëheqës artistik i Ansamblit “Mirdita”i cili më shpjegoi se në Verona me dt.22.shtator 2021 do të hapej një qëndër kulturore artistike ose më mirë të shprehem, një degë e qëndrës që mban të njejtin emër në Tiranë me president z.Tonin Ndrejaj. Në kontakt me z.Ndrejaj, po atë ditë që ai kishte mbrritur nga Tirana u takuam në Breshja në brëmjen e dt,  21.09.2021 së bashku me n/kryetarin e kom. të kontroll-revizionit të Federatës FNAI- z.Astrit Nurka. Me këtë rast u informuam dhe shkëmbyem biseda mbi aktivitetin e kësaj dege të re, e cila do të jetë e pranishme fillimisht në provincat:Verona e Mantova. Në mbrëmjen e themelimit të kësaj dege e cila u krye në Mantova, krahas nesh merrnin pjesë për mbi 100 persona të cilët sa po hynin në sallën e hapur(simbas rregullave), ledhatoheshin nga tingujt e muzikës tradicionale shqiptare ose më saktë nga gjuha universale e cila nuk njeh kufij në kohë e në hapësirë.Pamja festive e lokalit e zbukuruar anash me një seri flamujsh italian , ndërsa në ballë ishte vendosur flamuri i kësaj qendre(logo) ku në mes të saj portreti i së madhërishmes Nënë Tereza në krah të flamurit tonë kombëtar,  pjesë e kujdesit të koordinatores Vjollca Selimi me stafin e saj.Me këtë rast z.Tonin Ndrejaj, përshëndeti të gjithë , aktivistë e të pranishëm duke ftuar të propozuarit në takimin e parë për zgjedhjen e kryesisë së re.Unanimisht drejtuese e degës së kësaj qendre Kulturore Artistiko-Sportive u zgjodh zj.Vjollca Selimi e cila falenderoi për besimin që i dhanë duke e zgjedhur atë në krye të kësaj qendre edhe për vetë emërin shumë të spikatur për të gjithë njerëzimin; Nënë Tereza.

Pas përshëndetjeve dhe urimeve për drejtuesit më të rinj të kësaj qëndre, të gjithë ndoqën me kënaqësi këngën për Nënë Terezën të kompozuar e të kënduar nga vetë z.Tonin Ndrejaj, e të shoqëruar nga mjeshtri  i tastierës Zhaku. Më pas vallet tona të bukura me motive veri-jug , na dhuruan emocionet më të bukura të grupeve masive që kërcenin nën ritmin e tyre në këtë mbrëmje cilësore takimi cilësor të pregatitur me mjaft kujdes  .

Urime organizatorëve për këtë dhuratë të bukur që po i afrojnë komunitetit tonë shqiptar me hapjen e kësaj qendre kulturore artistike Nënë Tereza .

Petrit R Aliaj.

President nderi i federatës “FNAI”

22.09.2021 Mantova.(it)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Idriz Zeqiraj: Degët e LDK-së në Gjermani dhe Zvicër bënë vizita në atdhe “Hidheni në koshin e plehrave”, imami arab në Gjermani kundër flamurit shqiptar Elena Kocaqi takon shqiptarët e Ukrainës Ramiz Lushaj: Agim Mehmeti nderohet me Çmimin e Lartë “Ahmet Krasniqi” Arrestohet poeti ''hoxhist'', reagon Kisha Kastriot Dervishi: Një statistikë tronditëse Nebil Çika: Guvernatori i Floridas nënshkruan ligjin që detyron mësimin në shkolla të krimeve të komunizmit Reagim i shoqatës "Trojet e Arbrit" lidhur me vonesat që po i shkakton Ministria projektit të Muranës së Gjergj Kastriotit në Prizren Arbana Xharra: Nderroi jete nena qe iu vrane pese djem nga serbet Alma Lama: Edhe nje deshtim spektakolar i ministres se puneve te jashtme “Kosova është Serbi dhe Palestina shtet”, palestinezët mbajnë protestë në Beograd Fjalimi i Kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu për Kosovën, 1999 Organizata e Gruas Shpresë & Paqe: Mbështesim kandidaturën e Z. Agron Shehaj për Kryetar të PD në Shqipëri Video editorial i “Koha Jonë”: Plani kriminal i Rilindjes, 100 mijë banesa do shemben pas zgjedhjeve Ipeshkvijtë e Shqipërisë: Kush e shet votën, ka shitur dinjitetin e vet Ibrahim Hajdarmataj: Takime me zgjedhësit në Tropojë Mbyllja e Agon Channel/ Rama merr për fushatë gjobën 110 milionë euroshe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Gjesti dhe prekja fizike e gazetares Edona Haklaj nga Kryeministri, një rast i paprecedent Arbana Xharra: Sherim te shpejte mik, Kosova nuk e meriton guximin dhe perkushtimin tend! Kristjan Dukaj: Pakicat në Mal të Zi nuk duan getoizim

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora