E enjte, 28.03.2024, 09:04 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Organizata e Gruas Shpresë & Paqe: Mbështesim kandidaturën e Z. Agron Shehaj për Kryetar të PD në Shqipëri

E shtune, 01.05.2021, 06:03 PM


The Women's Organization "Hope & Peace"

Organizata e Gruas "Shpresë & Paqe"

SHBA

Mbështesim kandidaturën e Z. Agron Shehaj për Kryetar të PD në Shqipëri

Si Organizatë e Gruas "Shpresë & Paqe" në SHBA, ndjekim me kujdes ngjarjet në vend dhe jemi tej mase të indinjuara që në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Partia Demokratike humbi përsëri fitoren e saj.

Së shpejti priten që në PDSH të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri. Duke qenë se pjesa dërmuese e anëtareve tona janë ish të persekutuara politike nga rregjimi komunist në Shqipëri, ish aktiviste dhe ish anëtare të PDSH, e shikojmë të arsyeshme që në zgjedhjet e reja të PDSH për Kryetar të saj të zgjidhet Z. Agron Shehaj si kandidati më i votuar i PD për Parlamentin e ri 2021.

Vlerat e virtytet pozitive të Z. Shehaj tashmë njihen nga publiku i gjerë shqiptar, si ish i persekutuar politik, biznesmen që ka hapur fronte pune në Shqipëri, ish emigrant qysh në moshë tepër të re, i cili njohu nga afër mundin, sakrificat e emigrantit për mbijetesë apo jetë më të mirë për veten, familjen dhe shoqërinë.

Agron Shehaj nuk ishte një i ri i përkëdhelur i rregjimit q? shkoi në emigrim për jetë luksi, por një i ri që njëherësh ju përvesh punës në mërgim ku edhe studjoi e sakrifikoi jetën, kohën e tij për veten e familjen.

Agron Shehaj është një mbështetës i palëkundur i kauzës së drejtë të ish të persekutuarve politikë të Shqipërisë dhe kemi bindjen se do të jetë një Lider i aftë, që do të përçojë më tej me sukses programin e fitoren e demokracisë në vend.

Disa nga emrat që e kanë mbështetur kandidaturën e tij për Kryetar të PDSH janë;

Flora Selfo ish e internuar politike

Suzana Matja ish e internuar politike

Dolora Bushati lindur e rritur në internim, përfunduar studimet universitare në SHBA, Pedagoge dhe Doktoreshë Shkencash në SHBA

Janulla Lepuri Rrapi ish e internuar politike

Leonora Lepuri ish e persekutuar politike

Viktoria Rrapi ish e persekutuar politike

Vasha Salillari ish e persekutuar politike

Marie Rexha ish e persekutuar politike

Marlin Tushe ish e persekutuar politike, ish anëtare e Forumit Rinor të PDSH

Kate Cima ish e persekutuar politike

Mimoza Dajçi ish e persekutuar politike, gazetare, regjisore, ish anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së

Presim të na bashkohen edhe emra të tjerë....

30 Prill 2021



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora