Shtesë » Lajme
Takim përkujtimor: Gjenocidi dhe masakra serbe e 1.520 banorëve me 1921 në Prapashticë
E diele, 10.01.2021, 12:53 PM
Njoftim-Ftesë-thirrje e takimit përkujtimor nga gjenocidi dhe masakra serbe e 1.520 banorëve me 1921 në Prapashticë
Gollaku
po i kthehet vetvetes. Krahina e Malësisë se Gollakut edhe se e boshatisur dhe
harruar nga qeveritarët e pas luftës së fundit, bijtë e vet nuk e harrojnë!
Ftesë-thirrje
e takimit përkujtimore te 100 vjetorit nga gjenocidi i masakrës
serbe te 1.520 banorëve me datën
11.01.1921 në Prapashticë në ora 12,00.
–
Të nderuar qytetarë, shqiptarë, intelektual, krijues, dhe artdashës të kulturës
dhe artit shqiptar, biznesmenë, veprimtar, shoqata, klube dhe organizma të
vlerave tona kombëtare qeveritare dhe jo qeveritare, të Prapashticës dhe fshatrat për rreth të asaj ane si dhe ju emigrant qe jeni akoma per pushime dimërore
, me një fjalë jeni të ftuar të gjithë që te merreni pjesë në këtë takim
madhështor përkujtimor. Pra ftoheni të jeni pjesëmarrës nga të gjitha zonat e
Gollakut, Diasporës, Luginës së Preshevës. për gjenocidin që ka bëre Serbia, në
fshatin Prapashtice, ku masakroj 1.520, civil, te ri, fëmijë, gra dhe pleq, nga
e cila me 11.01.1921 ne ora 12h. ka kris
topi artilerisë dhe ka filluar ekzekutimi, ku për me pak se 24 ore, janë
ekzekutuar duke i prere , therrë ,vrarë
dhe me ne fund janë djege kufomat për ti humbur gjurmët... Deri me sot, çdo
qeveri ka heshte, tani është koha qe populli mos ta harron një masakër e pa
shembulltë për botën.
Malësia
e Gollakut – krahinë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së
Kosovës, shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë fqinje. Territori
gjeografik i kësaj Malësie, administrohet nga këto komuna: Prishtina, Podujeva,
Novobërda, Kamenica, Bujanoci, Vraja, Medvegja dhe Presheva, prandaj ju bëjmë
thirrje njëzëri që t’i bashkëngjitni thirrjes tonë për këtë takim sa
madhështor, po edhe kombëtar, human dhe shumë i nevojshëm qe ti kthejmë vlerat
kësaj zone edhe strategjike për Kosovën me sa vijon:
1. Le të jetë kjo ditë pikënisje për
Projekte të reja që kësaj ane i kanë munguar qëllimisht nga të gjitha pushtetet
e kohës.
2.
Le të jetë kjo ditë një shkëndijë e re shprese për banorët e këtyre zonave të
thella, për ata që mërguan në Turqi, nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, kudo
në Diasporë e gjetiu, se akoma ka njerëz idealist e të denjë që këtyre trojeve
do t`u dalin zot siç u dolën nëpër të gjitha etapat e kohës.
2. 3.Le të jetë pra ky takim i parë i këtij
niveli si mesazh për të gjithë banorët e Gollakut , kudo që jetojnë se pa i
bashkërenditur forcat e guximshme, progresive drejtë një sfide të re kjo Trevë
do të mbetet sërish nën mëshirën e kohës dhe individëve të pa përgjegjshëm.
Për
këtë manifestim janë te njoftuara te gjitha mjetet e informimit, te gjithë
kryetaret e partive politike, të Kosovës, Presidentja e Kosovës zonjën Vjosa Osamnin qe inicioj
aprovimin e gjenocidit nga Parlamenti i Shqipërisë kundër Serbisë si dhe kryetarin e komunës së Prishtinës dhe
Organet e Sigurisë.
Këtij
takimi i parapriu edhe këshilli iniciues
për ngritjen e një
memoriali të viktimave të Prapashticës
të cilat i përkasin këtij viti 1921.
Fiknete Mehmet Bejta
Asambleiste
e pavarur në Kuvendin e Prishtinës është njëra nder ta qe dha kontribut për
ti nda mjete për këtë memorial me shumën 175,000 euro, nga e cila thotë se lokacioni
është i përcaktuar të dheu i kuq. Ka zëra qe thonë objekti duhet te
realizohet te shkolla. apo të fusha madhe në Flur. Sidoqoftë kjo do te jete marrëveshje e fshatarëve ma vonë,
po për manifestimin përkujtues te gjithë
do te jenë unik dhe të bashkuar.
Po
ashtu ne këtë tubim do te miratohet
iniciativa nga qytetarët e këtij fshati qe të behet një kallëzim penal
ndaj Serbisë për gjenocidin e kësaj masakre të 1520 burrave, grave e fëmijëve
të 11 Janarit 1921 në Prapashticë, Këtij kallëzimi penal për ketë gjenocid të Serbisë
kundër popullatës se pa fajshme do të udhëhiqet
nga juristi i këtij fshati Ali Ramadan Latifi!
Këshilli
iniciues fton pjesëmarrësit qe ti respektojnë, masat e sigurisë nga C.V.19.
Iu
mirëpresim për çdo informate thirrni në këta numra telefoni:
1.Ali
Latifi Jurist dhe aktivist 044115230
2.Fitnete
Bejta Ansambleiste e Komunës se
Prishtinës .gazetare dhe veprimtare. 044552558
3.
Ramadan Ibrahimi gazetar ,shkrimtar i cili nxori librin për këtë ngjarje dhe
veprimtar 043522585 te gjithë nga po ky fshat.
Takimi
mbahet ne ora 12.00 h.
Njofton Asllan Dibrani për këshillin organizativ te
përkujtimit të 1520 viktimave me rastin
e 100 vjetorit të kësaj masakre barbare serbe.