E marte, 08.10.2024, 10:07 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Mehmetali Rexhepi: Shuhet bamirësi - dritëson bamirësia

E hene, 28.09.2020, 11:17 AM


IN MEMORIAM: SHUKRI SYLEJMANI (1962-2020)

SHUHET BAMIRËSI - DRITËSON BAMIRËSIA

Nga Mehmetali Rexhepi

Iku edhe Shuka në amshim! Lajm i pikëllueshëm për mua, për të gjithë ata që e kanë njohur, edhe për të gjithë të tjerët që i kanë prekur e përjetuar dorëdhënie të sinqerta të Shukri Sylejmanit... Shuka nuk jetoi vetëm për vete por, Ai jetoi edhe për të tjerët... Ndryshe mund të pohojmë "ishte shpirt i huaj" në kuptimin e plotë të fjalës bamirësi. Humanist e përkrahës i përhershëm i sportit në Gjilan, i veprimtarive sportive, kulturore dhe i luftës së UÇMB-s, i luftës së UÇK-s, i skamnorëve, sponsor librash e bëma të tjera, aq sa i ndodhi ta linte keq madje edhe vetveten e familjen e vet... Shpesh herë i penguar në ndërmarrjet e tij, i kërcënuar e rrezikuar nga rivalë të ligj, Shukriu mbeti shpirt-gjerë, duke e ruajtur gjakftohtësinë, mirësinë, nuk u luhat asnjë herë nga vlerat dhe cilësitë njerëzore, të cilat i kishte të rrënjosura në thellësitë e karakterit të tij urtar. Ishte lehtë të komunikoje me Shukriun, sepse për hyrje në shpirtin e tij njerëzor nuk kishte porta, as dyer të mbyllura, kushdo që ia mësynte mund të hynte në shtëpinë e shpirtit Tij dhe të ndjehej i mirëseardhur... Padyshim Gjilani humbi një njeri me vlera, ngase të mirat e Tij Ai nuk i baraspeshonte me përfitime pozitash, as postesh. Ai nuk i vardisej hierarkisë politike; nuk shtyhej me bërryla, nuk përdorte taktika përfituese për ngritjen personale... Madje, pas rënies së veprimtarive prodhuese të Tija, përjetoi krizën e papunësisë, ndonëse Shuka ishte inxhinier i diplomuar dhe, pikërisht këtu shfaqet dhimbja dhe faqe-bardhësia e Tij. Shukri Sylejmanit i rrahu fort zemra për hallet e popullit të vet, por nuk e përdori demagogjinë për t`ia shprehur ato halle, sikurse e hasim dendur në mjedisin tonë, dhe, assesi ta mposhtim si dukuri të realitetit tonë të vrazhdë e hileqarë...Shuka shkoi me të mirat e Tij, besoj se la një shëmbëlltyrë për ta ndjekur, për t`i përngjasuar, për ta përtëritur në vazhdën e rrjedhave tona të rënda jetësore të shtet-bërjes e shtet-ndërtimit... Pastë dritë të përhershme kujtimi për bamirësin Shukri Sylejmani! Patëm fatin dhe nderin ta kemi të tillë, andaj pieteti për Shukriun është i lartë!

Mehmetali Rexhepi

Gjilan, më 23 shtator 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ramush Haradinaj: Kujtojmë martirizimin e familjes Deliu Ramush Haradinaj: Kosova hodhi një hap të madh përpara me marrëveshjen në Washington Ramush Haradinaj: Bob Dole vazhdon të jetë një luftëtar i devotshëm kundër komunizmit dhe shtypjes Prend Buzhala: Shkoi në përjetësi Bashor Gegë Buzhala Dekleratë për media e ish-luftëtarve të Batalionit "Atlantiku" Ngacmonte meshkuj të mitur, shkarkohet hoxha shqiptar i një xhamie në Gjermani Gjekë Gjonaj: Rikthehet koronavirusi në Malësi Rrjeti i Mërgimtarëve: Apel drejtuar BE-së Klajd Kapinova: Afrikano amerikani Jamaal Bowman mundi socialistin veteran Rep. Eliot Engel Liga e Arumunëve të Shqipërisë: Komunikatë për shtyp Kundërshtojnë ndërtimin e xhamisë së dytë në fshat, Gjykata e Lipjanit ngre padi kundër 12 qytetarëve! Jahja Drançolli: Si sot, në vitin 1885, ka arritur Statuja e Lirisë në limanin e New York-ut! Gjekë Gjonaj: Humbëm Prof. Dr. Simë Dobrecin Mërgimtarët e Skivjanit për ndërtimin e sheshit kryesor të fshatit Jahja Drançolli: Formimi i Ushtrisë Amerikane dhe Dita e Flamurit Rrahman Hyseni: Vizita e diplomatit shqiptar Gent Cakaj në Medvegjë... Qendresa Nikqi: Dr. Ermira Babamusta mbajti trajnimin “Udh?heqja dhe Qeverisja Efektive” për liderët e rinj të Ballkanit Jozefina Topalli: Kjo kaste politike e korruptuar duhet shkulur! "Shpresë & Paqe" në SHBA, dënon krimin monstruoz të pedofilit Abaz Doku Myftiu Saqipi: Dorëheqja e Reisit Sulejman Rexhepi, akt i lartë moral e intelektual

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora