Shtesë » Lajme
Dekleratë për media e ish-luftëtarve të Batalionit "Atlantiku"
E hene, 29.06.2020, 11:10 AM
Ne ish-ushtarët e Batalionit "Atlantiku", formacion i UÇK-së me shqiptaro-amerikanë që ju bashkangjitën luftës për çlirimin e Kosovës nga represioni, masakrimi dhe okupimi gati 100 vjeçar serb, përmes kësaj deklarate shprehim indinjatën më të thellë me luftën speciale të Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër UÇK-së, Presidentit Hashim Thaçi, Kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe direkt kundër shtetit të Kosovës.
Në
SHBA veprimi i paprecedent i një prokurororie të vendosë nën presion palën që
planifikon ta akuzojë duke sulmuar publikisht të akuzuarit potencialë pa u
konfirmuar aktakuza nga Gjykata paraqet një shkelje të rëndë të drejtësisë dhe
Gjykata mund të dënojë prokurorët e saj me masa drastike si mbyllja e rastit e
deri te masat ndëshkuese profesionale të prokurorëve të tillë.
Në
Kosovë agresori ka qenë Serbia. Serbia ka qenë ajo që ka okupuar territorin e
Kosovës dhe ka kryer krime të tmerrshme: duke vrarë mbi 1000 fëmijë shqiptarë;
duke djegur me qindra kufoma shqiptarësh, pleq e plaka, të ekzekutuar në
gjakftohtësi, në total mbi 12 000 shqiptarë të vrarë; duke dhunuar mijëra gra
dhe vajza shqiptare; duke djegur, plaçkitur dhe shkaktuar dëme materiale mbi 50
miliardë euro për popullin e Kosovës dhe duke dëbuar rreth 1 milion shqiptarë
nga toka dhe shtëpitë e tyre. Këto krime kundër njerëzimit kanë detyruar UÇK-në
të kapë armët në dorë për të mbrojtur dhe çliruar Kosovën dhe kanë detyruar
Amerikën, NATO-n dhe mbi 20 shtete demokratike të botës t'i bashkangjiten
UÇK-së si aleatë duke bombarduar Serbinë millosheviqiane deri në gjunjëzim dhe
dorëzim.
Bashkëluftëtarët
tonë- Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe kushdo që targetohet me qëllime tjera nga
drejtësia, tashmë po shihet qartë, nga kjo Gjykatë Politike Speciale, kanë bërë
luftë mbrojtëse dhe kanë qenë aleatë të botës euro-atlantike dhe NATO-s. Si NATO,
edhe ne kemi bërë luftë çlirimtare nga millosheviqizmi dhe kundër bandave dhe
ushtrisë serbe.
Ne,
ish-ushtarët e Batalionit "Atlantiku", veprimin skandaloz të
Prokurorisë Speciale në Hagë për tentim linçimi kundër Thaçit dhe Veselit, pa e
lënë Gjykatën të jetë instanca neutrale të marrë vendim për pranimin apo
mospranimin e rastit, e shohim si delegjitimim të Gjykatës Speciale. Kjo
Prokurori me tentimin e saj për linçim politik dhe, me praragjykimin e saj,
edhe për linçim juridik të Thaçit dhe Veselit në opinionin publik, ka humbur
besimin në profesionalitetin e saj minimal dhe bazën juridike të rastit.
Ne
jemi të bindur tashmë që Gjykata Speciale është nën influencën e armiqve të
Kosovës. Ne kategorikisht refuzojmë linçimet dhe tentim-barazimin e agresorit
me mbrojtësin. Jemi krenar për luftën fisnike dhe sakrificat e popullit
shqiptar në Kosovë dhe të bashkëluftëutarëve të UÇK-së.
Shoqata
"Atlantiku", ish luftëtarët e Batalionit "Atlantiku", SHBA
29 qershor, 2020 Nju
Jork, SHBA