Shtesë » Lajme
Ngacmonte meshkuj të mitur, shkarkohet hoxha shqiptar i një xhamie në Gjermani
E premte, 26.06.2020, 02:26 PM
“Pa Censurë” kohë më parë ka raportuar për një person me inicialet A.B. me profesion hoxhë në një nga Xhamitë në Gjermani (për shkaqe etike nuk zbulojmë identitetin), ngacmon seksualisht meshkuj të mitur.
Siç
raporton ky medium, në redaksinë e tyre janë paraqitur dy djem të ri, të cilët
kishin qenë të ngacmuar personalisht nga hoxha A.B.,emisionin e plotë me video
mund ta ndiqni në këtë link: https://youtu.be/YmcJz9QgkyY, derisa thonë se edhe
vet si medium me iniciativat e tyre kanë vërtetuar tentimet e hoxhës A.B. për
marrëdhënie me personat e mitur të të njëjtës gjini.
“Fillimisht
ishte shokues lajmi për kryesinë e xhamisë dhe të njëjtët kundërshtuan, por,
sot pasi kanë kaluar muaj është vërtetuar se hoxha në fjalë ngacmon seksualisht
djemt e mitur!”, thuhet në raportimin e Pa Censurë.
Lidhur
me rastin për mediumin në fjalë ka folur kryetari i Xhamisë “D” në Gjermani
S.B.
“Doja
të ju falemnderoj si redaksi që na keni hapur sytë për të ashtuquajturin hoxhë,
në fillim na është dukur e pamundur që një hoxhë të kryej veprime të tilla, por
me kalim e kohës ps videos tuaj, ne kemi filluar që të interesohemi dhe ta
marrim seriozisht, na është dashur kohë deri sa e vërtetuam! Andaj edhe shkruaj
që të ju falemnderoj dhe njoftoj se i ashtuquajturi hoxhë është shkarkur
menjëherë nga detyra, na ka turpëruar” shprehet S.B.
Teksa
ka kërkuar nga Pa Censurë që të mos përmendet publikisht emri i xhamisë në të
cilën ka qenë pjesë hoxha në fjalë.
botasot.info