E diele, 19.05.2024, 07:02 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Qendresa Nikqi: Dr. Ermira Babamusta mbajti trajnimin “Udh?heqja dhe Qeverisja Efektive” për liderët e rinj të Ballkanit

E diele, 07.06.2020, 09:42 PM


Dr. Ermira Babamusta mbajti trajnimin “Udh?heqja dhe Qeverisja Efektive” për liderët e rinj të Ballkanit

Nga Qendresa Nikqi

Drejtoresha e fushatës Presidenciale e Presidentit Amerikan Barack Obama, Dr. Ermira Babamusta mbajti trajnimin me temën “Udh?heqja dhe Qeverisja Efektive” për strukturat e LDA Balkan (Leadership Development Association).

Dr. Ermira Babamusta është një eksperte dhe ligjëruese me përvojë shumëvjeçare në Amerikë, duke qenë pjesë e “Speakers Bureau,” byroja e folësve motivues. Përvoja e saj profesionale përfshin Departamentin e Sigurisë së Atdheut në Amerikë, AmeriCorps Vista në Nju Jork, Këshilli i Kongresit Amerikan për Udhëheqjen e Rinisë (Congressional Youth Leadership Council), Departamenti i Paqes në OKB, Administrata e Presidentit Obama dhe Kongresi Amerikan në të dyja dhomat Senatin Amerikan dhe Dhoma e Përfaqësuesve (U.S. House of Representatives).
Me ftesë të zv. Presidentit të LDA Balkan z. Qëndrim Hoxha, CEO i kësaj organizate për Kosovë, Dr. Ermira Babamusta me 5 qershor 2020 ka mbajtur trajnim për anëtarët e LDA-së me degë në Shqipëri, Kosovë, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.

“Pata kënaqësi të veçantë të ndaj përvojat e mia rreth lidershipit transformues dhe adoptues me pjesmarrësit e forumit Ballkanit të LDA-së. U angazhuam në një debat interesant rreth temës nëse një lider është i lindur i tillë apo nëse kjo veti mund të zhvillohet tek të tjerët. Udhëheqësit mund të lindin në çdo sferë dhe udhëheqja është një aftësi që secili prej nesh mund ta përvetësojë dhe zbatojë nëpërmjet angazhimeve apo përkushtimit ndaj kauzave të ndryshme,” tha Dr. Ermira Babamusta.

“Vlerësoj kontributin dhe ftesën nga z. Qëndrim Hoxha duke mundësuar një platformë ndërkombëtare si LDA që përgadit liderë të suksesshëm për të ardhmen,” shtoi Dr. Babamusta, autore e librit “Besimi Politik në Kosovë” dhe eksperte e punëve të jashtme.

Trajnimi sh?noi siparin e tij me fjal?n hyr?se t? mbajtur nga Presidenti i LDA Balkan, Marilo Meta; zv. Presidenti i LDA Balkan dhe CEO i LDA Kosova, z. Q?ndrim Hoxha; si dhe Menaxheri i Burimeve Njer?zore t? LDA Balkan Dr. Sc. Sedat Baraliu, moderuar nga Dona Kuçi, dega e LDA-s? n? Maqedoni t? Veriut.

“LDA Ballkan është një platformë ndërkombëtare në shërbim të rinisë dhe profesionistëve të rinj. Ne, me kurajo dhe vullnet të madh, jemi të përkushtuar për të qenë të suksesshëm përmes projekteve tona ndërkombëtare për zhvillimin e aftësive drejtuese të të rinjve dhe në ndërtimin e urave të miqësisë dhe bashkëpunimit midis 30 vendeve përfaqësuese të LDA-së,” tha z. Qëndrim Hoxha, zv. President dhe CEO i LDA Ballkan, dega në Kosovë.

“Angazhimi im për organizatën, përveç administrimit të burimeve njerëzore, promovon edhe trashëgiminë kulturore në botë përmes të rinjve dhe edukimin e tyre për ruajtjen e trashëgimisë kulturore,” tha Dr. Sc. Sedat Baraliu, Menaxher i Burimeve Njerëzore LDA Ballkan.

Platfomra e LDA Balkan: Udhëheqja dhe Angazhimi Global
Presidenti i LDA-së Marilo Meta dhe zv. Presidenti Qëndrim Hoxha janë angazhuar fuqishëm në zhvillimin e qytetarisë aktive në Ballkan dhe më gjerë. Ata, së bashku me Prof. Dr. Sedat Baraliun dhe anëtarët e kësaj organizate e kanë bërë LDA-në emrin më të dashur nga të rinjtë në gjithë Ballkanin duke qenë shumë produktiv në punën e tyre.

“Themelimi i LDA-së nuk ka qenë vetëm një moment historik, por një ideal, një ëndërr e realizuar nga të rinjtë që kërkojnë zhvillim dhe prosperitet, duke kërkuar paqe dhe drejtësi shoqërore. LDA ka qenë një histori për të shkruar, një pikë fillestare për një mision, një vizion unik univerzal, së bashku si qytetarë të botës për një botë më të mirë, për një të ardhme më të mirë në paqe, solidaritet dhe prosperitet,” theksoi Marilo Meta.

Dr. Ermira Babamusta p?rgjat? ligj?rat?s s? saj ndau me pjesmarr?sit e trajnimit eksperienc?n e saj si Drejtoresh? e Fushat?s Presidenciale t? Presidentit Barack Obama, duke sh?rbyer k?shtu si nj? motivim dhe frym?zim p?r t? gjith? pjesmarr?sit e trajnimit. Nj?koh?sisht n?p?rmjet trajtimit dhe t? disa pikave mjaft interesante si, historiku i lidershipit, evoluimin e tij p?rgjat? koh?s, tiparet t? cilat e b?jn? nj? individ nj? lider t? suksessh?m, modelet e ndryshme t? lidershipit, apo edhe element?t e nj? qeverisje efektive, e cila sh?rben si pik?nisje p?r zhvillimin lokal e global t? shoq?rive, soll?n nj? tablo informuese p?r t? rinjt? pjes? t? LDA Balkan.

Trajnimi u pasurua gjithashtu dhe me pjesmarrjen e an?tar?ve nga shtete t? ndryshme t? Ballkanit si: Leona Jahiri nga Kosova, Bjondina Sherifi nga Maqedonia e Veriut, Arb Shabani nga Mali i Zi, Leutrim Edipi nga Lugina e Preshev?s dhe Evelina Rumi nga Shqip?ria. N? fjal?n e tyre, gjithsecili ndau r?nd?sin? q? ka lidershipi, roli i liderit, individi, udh?heqja efektive dhe bashk?punimi, nisur nga eksperiencat personale, profesionale apo problematiket aktuale q? prekin drejtp?rs?drejti rinin? e jo vet?m.

“Trajnimi i sotshëm organizuar nga LDA tregoi dhe një herë se të rinjtë kanë dëshirë të aftësohen, kanë interes të mësojnë gjëra të bukura, të reja. Trajnimi bëhet dhe më interesant kur trajnerët kanë një bagazh profesional goxha të pasur, siç ishte rasti i sotëm i trajnimit. Ishte shumë frytdhënës dhe jam e bindur si unë që do aplikoj njohuritë e fituara në punën time të përditshme në institucionin ku jam pjesë dhe shumë të rinj si unë tashmë kanë zgjeruar diapazonin e tyre,” tha Dona Kuçi, moderuese e trajnimit dhe përfaqësuese e LDA Balkan, dega Maqedoni e Veriut.

“Përfitova njohuri të reja nga eventi i e mbajtur me Dr. Ermira Babamusta. Si trajnere e karates në profesion, lideri më së miri avancon dhe profesionalizon ekipën e tij,” tha Fjona Xhelili, Administratore në LDA Balkan, dega Kosovë.

Trajnime t? tilla do t? jen? pjes? e vazhdueshm? e LDA Balkan dhe an?tar?ve t? saj, me q?llimin e vet?m p?r t? frym?zuar, motivuar dhe krijuar lider?t e s? ardhmes.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Jozefina Topalli: Kjo kaste politike e korruptuar duhet shkulur! "Shpresë & Paqe" në SHBA, dënon krimin monstruoz të pedofilit Abaz Doku Myftiu Saqipi: Dorëheqja e Reisit Sulejman Rexhepi, akt i lartë moral e intelektual Myftinia Shkodër: Lavdi emrit tënd, veprës tënde, frymëzimit tënd, i bekuari Sulltan Mehmet Fatih! Albin Kurti nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese Deklaratë e Sh.B.A-ve për vendimin e Gjykatës Kushtetuese Avdullah Hoti: Është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë Isa Mustafa: Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se Shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon Ramush Haradinaj: Përshëndes aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Diaspora: SHBA - Mbe?shtesni qeverine? e Albin Kurtit Fitër Bajrami: Myftiu Saqipi, priti një delegacion të lartë institucional Nexhmedin Saqipi: Marrëveshja e arritur në Tiranë u konkretizua në Beograd Dibrani - Transport: Urojmë festen e Fiter Bajramit 'Këshilli i Turpit'- Ja sa paga marrin në shtet ata që firmosën pro shembjes së TK Video e aksionit terrorist në Teatrin Kombëtar Nikoll Lesi: Edi Rama, një njeri i tjetërsuar nga pushteti LSHKSHA “Aleksandër Moisiu” në Austri: Kundër aktit barabar të shembjes së Teatrit Kombëtar Skandal: ISHSH kërkon të mbyllë sinjalin e RTV ORA Unioni i Gazetarëve: Masat penalizuese ndaj Ora News janë akte të pastra lufte ndaj medias Luan Dibrani: Demonstrata kundër masave Covid 19 në disa qytete të Gjermanisë!

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora