Shtesë » Lajme
'Këshilli i Turpit'- Ja sa paga marrin në shtet ata që firmosën pro shembjes së TK
E shtune, 23.05.2020, 12:34 PM
Gjatë fjalës së saj para protestuesve, aktivistja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Mirela Karabina lexoi emrat e anëtarëve të Këshillit Bashkiak Tiranë që votuan pro prishjes së Teatrit Kombëtar.
Me
një foto të tyre ku shkruhej "Këshilli i Turpit", Karabina tregoi se
sa punë bëjnë në shtet këta anëtarë të Këshillit.
“Ky
është pushteti i krimit dhe ne jemi tek vendi i krimit. Nuk ka pasur aspak të
drejtë të ceket Teatri Kombëtar. Ky krim që ka ndodhur tek Teatri ka fytyrë.
Fytyra e fundit është Edi Rama. Erjon Veliaj ka bërë krim, duke rrezikuar jetën
e njerëzve. Këta janë turpi i Shqipërisë, turpi i qytetit. Janë këto drejtorë e
zyrtarë që marrin para kushedi nga rruga të tjera. Erjon Veliaj duhet të japë
dorëheqjen. Plarent Ndreca që është anëtar në katër borde, Toni Gogu, Vjollca
Braho, Mira Rakacolli, Violeta Koka, Adrian Civici, Aldrin Dalipi Rovena Voda,
Romina Kuka, Julian Hodaj, Abert Nikolla, Ervin Mete.
Dua
t’i poshtëroni sa herë t’ju thuhet emri. Janë këta që firmosën për prishjen e
Teatrit. Oltion Rrumbullaku, Artan Sula, Ornela Cuci, Ermira Gjergji janë disa
emra që janë edhe në ministri, edhe në institucione të Bashkisë, kudo, Etjen
Xhafaj, Redi Shtino, Blerina Doracaj, Enis Hoxha, Alketa Lila, këshilltarja e
Arbër Maznikut. Këto janë disa emra që kujtojnë se kanë marrë në dorë fatet
tona e kanë firmosur krimin. Të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak të japin
dorëheqjen e të dalin para drejtësisë. Edi Rama të japë dorëheqjen e të dalë
para drejtësisë sepse është ideatori”, tha Karabina.
LISTA:
Luan
Bregasi, Shoqata ”Biznes Albania”, Anëtar Bordi i “AIDA” ku qeveria jep fondet
e PPP-ve dhe në 2 borde të tjerë.
Plarent
Ndreca, Sekretar në Ministrinë e Brendshme, kryetar i tenderëve të Shqipërisë,
anëtar në 4 borde shteti.
Toni
Gogu, Kryetar i Këshillit Bashkiak, Konsulent në BSH dhe anëtarë në 2 borde
shteti.
Vjollca
Braho, Drejtore e Inspektoriatit Shëndetësor (ISHSH), anëtare në 5 borde
shteti.
Mira
Rakacolli, Zv/ministre e Shëndetësisë, kryetare e komitetit të Ekspertëve të
Luftës “Covid-19”, anëtare në 3 borde shteti dhe gruaja e drejtorit i të
spitalit “Shefqet Ndroqi”-Tiranë.
Joleza
Koka, specialiste investimesh në Ministrinë e Shëndetësisë; dhe këshilltare në
ISSH.
Adrian
Civici, Ish-Anëtar Bordi i BSH, ish president i UET, Dekan “Universiteti
Mesdhetar”, konsulent i Ramës dhe anëtar në 2 borde shteti.
Aldrin
Dalipi, Kryetar i Këshillit të Qarkut-Tiranë, anëtarë në 3 borde shteti për
pronat.
Besfort
Lamallari, Zv/ministër i Brendshëm dhe Prefekt i Shkodrës, anëtar në 2 borde
shteti.
Teuta
Vodo, Zv/ministre e Brendshme dhe anëtare në 2 borde shteti.
Romina
Kuko, Zv/ministre e Brendshme dhe anëtare në 2 borde shteti.
Julian
Hodaj, Zv/ministër i Brendshëm dhe anëtar në 3 borde shteti.
Albert
Nikolla, Këshilltar i Kryeministrit dhe anëtar në 3 borde shteti.
Bardhylka
Kospiri, Zv/ministre e Shëndetësisë dhe anëtare në 2 borde shteti.
Sonila
Qato, ish-Drejtore e Rrugëve, këshilltare e Belinda Ballukut, anëtare në 2
borde shteti.
Arta
Dollani, Drejtore e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe anëtare në 3
borde shteti.
Ervin
Mete, Kryetar i Mbikëqyrjes Financare, anëtar në 3 borde shteti.
Klodiana
Beshku, Këshilltare e Edi Ramës në Ministrisë e Jashtme, anëtare në 2 borde
shteti.
Oltion
Rrumbullaku, Zv/ministër i Arsimit, anëtar në 2 borde shteti.
Artur
Sula, Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, anëtar në 2 borde shteti.
Dajna
Sorensen, Zv/ministre e Financave dhe anëtare në 2 borde shteti.
Eridian
Salianji, Ish- Zv/ministër Drejtësie, Jurist i PS në KQZ, anëtar në 2 borde
shteti.
Ornela
Çuçi, Zv/ministre e Mjedis-Turizmit, anëtare në 2 borde shteti.
Frida
Krifca, Drejtore e AZHBR (Fondet Bujqësore) dhe anëtare në 2 borde shteti.
Ermira
Gjeçi, Zv/ministre e Bujqësisë, anëtare në 2 borde shteti.
Etjen
Xhafaj, Zv/ministër i Jashtëm, anëtar në 3 borde shteti,
Koli
Bele, Jursit i PS, ish-Sekretar në 3 Ministri, anëtarë në 4 borde shteti.
Redi
Shtino, Zv/ministër Arsimi, anëtar në 2 borde shteti
Blerina
Doracaj, Ish-drejtore e Përgjithshme e Hipotekave, tani zyrtare në PS.
Hantin
Bonati, Zv/ministër i Energjisë, anëtar në 3 borde shteti.
Enis
Hoxha, Zv/drejtor i Hiptekave, anëtar në 2 borde shteti.
Alketa
Hila, N/drejtore e Fondit të Kujdesit Shëndetësor, anëtare në 2 borde shteti.
Egert
Vargu, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial.
Maura
Linadi, Koordinatore Kombëtare për votuesit për herë të parë, FRESSH.
Sara
Shameti, kordinatore e FRESSH, për lëvizjet stundentore, këshilltare e Arbi
Maznikut.
Teksti nga syri.net