Shtesë » Lajme
Luan Dibrani: Qeveria e Kosovës ta dërgoj një ekip mjekësh për t’a ndihmuar Luginën e Preshevës dhe Vranjën!
E enjte, 09.04.2020, 10:06 AM
Qeveria e Kosovës ta dërgoj një ekip mjekësh për t’a ndihmuar Luginën e Preshevës dhe Vranjën!
Shkruan
Luan Asllan Dibrani
Ditëve
të fundit, sikur edhe në tërë planetin tokësor , edhe ne Luginën e Preshevës u lajmëruan rastet e para te të
prekurve dhe te infektuarve nga Corona-virisi.
Në
Luginë të Preshevës qytetarët janë të shqetësuar për shëndetin e tyre dhe të
afërmve të tyre pas përhapjes me të madhe të Corona-virusit CIVID 19 në gjithë botën. Duhet ta theksojmë se
edhe gatishmëria e Serbisë mungon për ta
ndihmuar këtë rajon nga ngarkesa
shoviniste dhe nacionaliste e qe është e banuar me shqiptarë!
Kështu
që, numri i përgjithshëm i atyre që janë infektuar me COVID-19 dhe qe kane arritur në Vranjë është 37. Nga ky numër
thuhet se 12 qytetarë kanë qenë pozitivë .
Vetëm në qytetin Bujanocit është konfirmuar rasti i
tretë.
Ne
bazë të situatës së krijuar edhe atje
kërkohen ndihma,sajimi dhe evitimi i përhapjes së kësaj të keqeje qe tronditi
tërë botën ,prandaj në bazë të kësaj situate
është mirë qe sa më parë,qeveria
e Kosovës në koordinim me “Ministrinë
e Shëndetësisë se Kosovës” ta
dërgoj një ekip mjekesh për ta ndihmuar atë rajon, nga e cila është një gjest edhe shumë humanitar .
Koha
e kërkon qe reciprocitetin ndërshtetëror, ndemjet Serbisë dhe Kosovës, do t’a
ndihmoj edhe kjo ekip mjekesh të Kosovës!
Me
këtë rast do ta tregojmë solidaritetin ,
humanitetin dhe obligimin qe tu jemi neë
ndihmë asaj ane të popullatës shqiptare.
Deri sa në mjetet lokale të Kosovës dhe të Beogradit përpiqen
qe ta tensionojnë gjendjen në Mitrovicën
veriore për shkak qe kanë ardhë në ndihmë një ekip mjekësh te Serbisë. Koha e kërkon qe reciprocitet ndërshtetëror ,ndemjet Serbisë dhe Kosovës
do t’a ndihmoj edhe kjo ekip mjekësh të Kosovës për ta ndihmuar atë popullate nga
pandemia e Corona -Virusit.