Shtesë » Lajme
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Kolegë, shumëfishoni masat e vetëruajtjes
E marte, 24.03.2020, 07:54 PM
Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
Kolegë
shumëfishoni masat e vetëruajtjes nga pandemia! Kërkojmë masa të posaçme dhe
teste të shpejta për stafet dhe gazetarët në media. Po rrezikohen pagat e
gazetarëve
Tiranë më 24.03.2020
Risku
prej pandemisë së COVID-19 në vendin tonë, sipas pohimeve të fundit nga
ekspertë dhe drejtues të institucioneve të shëndetësise publike, po bëhet çdo
moment e më tepër i lartë. Kjo situatë seriozisht kërcënon shëndetin e dhjetra
e pse jo, edhe qindra reporterëve që raportojnë nga terreni dhe në të gjitha
skajet e vendit.
Unioni
i Gazetarëve Shqiptarë e ndjek me alarm këtë situatë dhe apelon për masa të
posaçme ruajtëse dhe parandalimi.
Ne
u drejtohemi gjithë kolegëve që janë në lëvizje e komunikime për arsye
raportimi jashtë redaksive dhe banesave, të dëshmojnë kujdes e përgjegjshmëri
ndaj këtij rreziku. Respektimi i këshillave dhe guidave shëndetësore është
detyrim për çdo gazetar kudo ku ndodhet dhe sido që ta sjellë rrethana.
Trimëria ndaj pandemisë nuk është risk vetëm individual, por kolektiv, familjar
dhe shoqëror. Për këtë arsye, kujdesi dhe vetëmbrojtja janë parësore.
Në
këtë kuadër, organizata jonë u drejtohet pronarëve, administratorëve të mediave
dhe drejtuesve të stafeve redaksionale në vend, të ndryshojnë gjithë strukturën
e punës, proceseve dhe kontakteve profesionale nê mjediset tona mediatike.
Ripërsërisim
kërkesën tonë ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të ofrojë;
për reporterët dhe gazetarët që ndodhen në terren përditshmërisht, për stafet
që konsumojnë kohën më të madhe profesionale ne redaksi dhe studio mediatike,
mjete dhe paisje mbrojtëse falas.
Kalimi
i kësaj pjese të komunitetit tonë profesional në teste të detyrueshme, do të
evitonte përhapjen e COVID-19 në mjediset e medias shqiptare dhe tek personat
tanë të afërt.
Unioni
i Gazetarëve Shqiptarë, risjell në vëmendje të Qeverisë dhe autoriteteve më të
larta institucionale ne vend, të konsiderojnë pa vonesë dhe të marrin
seriozisht pasojat e afërta të situatës së rëndë ekonomike e financiare mbi
gazetarët dhe punonjësit e mediave. Këto pasoja po shumëfishohen nga kriza
pandemike nën të cilën ndodhet vendi ynë.
Unioni
i Gazetarëve Shqiptarë nga të dhënat e raportuara për muajin e fundit njofton
se rreth 20 për qind e numrit të përgjithshëm tê punonjësve në media,( prej
rreth 6120 punonjës) rrezikojnë të humbasin vendet e punës. Ndërkohë që kjo
situatë parathotë rikthimin drastik të vonesës (dhe ndoshta edhe ndërprerjeve),
të pagesave financiare për gazetarët.
Zyra
e Shtypit
Unioni
i Gazetarëve Shqiptarë