Shtesë » Lajme
Rrahman Hyseni: SHH ”Medvegja” në Zvicër vazhdon traditën 30 vjeçare
E diele, 12.01.2020, 10:53 AM
SHH “MEDVEGJA” NË ZVICËR VAZHDON TRADITËN TRIDHJETËVJEÇARE
Shkruan
Rrahman Hyseni
Më
datën 09/01/2020 në Medvegjë Shoqata Humanitare “Medvegja” me seli në Fully të
Zvicrës Kryetari, Zejnullah Namani dhe arkatari Sabit Abazi,ndan pako ushqimore
për 13 familje në Medvegjë. Kryetari Zenullah Namani!
Për
30-vite asnjëherë nuk kurseu as mundin, as djersën dhe Falënderon të
gjithë,antarët,kontribuesit dhe donatorët e Shoqatës.
Dhe
kanë vizituar dy familjet, në nevojë për dy shtëpi të cilat janë urgjente!
Edhe
vitin që e lamë pas (2019) SHH”Medvegja”, e ka përmbyllur me
aktivitete
dhe humanitet sikur çdo vit tjetër. Orientim i këtij humaniteti ka qenë që për
festat e fundvitit kjo shoqatë t’i gëzojë fëmijët, përkatësisht nxënësit e
Komunës së Medvegjës me nga një pako,me rastin e festave të fundvitit për 72
nxënës.
Veprimtarinë
e vazhduan me datën 10/10/10 në Durrës.
Humaniteti
dhe solidariteti burojn thellë nga shpirti dhe zemra e çdo Mërgimtari!
SHH
“Medvegja” me seli në Fully të Zvicrës, edhe në Durrës,kanë shpërndar pako
ushqimore dhe higjeno-sanitare për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit
në Shqipëri.
Shpërndarjen
e 32 pakove në 32 familje e bëri kryetari i SHHM, Zejnullah Namani dhe arkatari
Sabit Abazi. Në gjitha familjet u njoftuan nga administratori (nënkryetar)i
Njësisë Administrative Golem, Astrit Badalli dhe u shoqëruan në këto familje
nga Shaban Karabaja punonjës i taksave.
Po
ashtu në Njësinë Administrative Synej u njoftuan nga administratori Juljan
Tatani dhe u shoqëruan në gjitha familjet nga Andi Elmadhi, inspektor
ndërtimor.
Tan
ditën i palodhur në shoqërim ishte Ardit Dulla, Arkitekt në Tiranë.
Vlen
të thuhet (të përmendet) se një ditë më parë u ndan pako ushqimore për 13
familje edhe në Medvegjë.
Humaniteti
dhe solidariteti është një vlerë që trashëgohet brez pas brezi, nga diaspora
medvegjase flet edhe projekti, të cilin po e zhvillon SHHM që në ditët e para
të vitit 2020 nga e cila janë ndarë e ndihmuar për 31 vite me radhë me miljona
Euro si donacion për qillime humanitare.
Deri
më tani, Shoqata Humanitare “Medvegja” me seli në Fully të Zvicrës ka ndarë e
ndihmuar miljona Euro si donacion për qillime humanitare.