Shtesë » Lajme
Sylejman Morina: Aksion i shoqatës arbneshe “Vicko Zmajeviq” për pastrimin e Fontanës Mbretërore në Kolovare
E shtune, 13.07.2019, 02:59 PM
Aksion i shoqatës arbneshe “Vicko Zmajeviq” për pastrimin e Fontanës Mbretërore në Kolovare
Shkruan
Sylejman Morina
Shoqata në fjalë qe disa vite përveç aktiviteteve kulturore organizon edhe
aksione për pastrimin e Fontanës të cilën arbneshëte
konsiderojnë edhe si identitet i Arbanasit. Në këto ditë vape filluan aksionin
e tillë në të cilin morën pjesë
kryetarja dhe anëtarë të tjerë nga kryesia e shoqatës, si prof. Dr. Sergjo Dokoza
ligjërues në Universitetit të Zarës, pastaj koloneli, diplomati dhe shkrimtari
Mr. Ivica Mateshiqi, zotëri Baranqiq (burri i Maksimiljanës ) dhe anëtarë
tjerë. Megjithëse nuk është edhe lehtë të bëhet pastrimi i pusit të fontanës nga gjithfarë mbeturinash të
hedhura nga njerëzit e pa ndërgjegjshëm. Shoqata në vijimësi po e zhvillon ketë aktivitet duke e dhënë
kontributin e saj në pastërtinë e këtij objekti historik dhe të plazhit të Kolovarës, pjesës më të bukur të
qytetit Zarës.
Formimi i shoqatës
Shoqata
Kulturore e arbneshve të Zarës “Vicko Zmajevq” e themeluar nga intelektualët
dhe aktivistët arbnesh më: 24.2.2014,ndërsa kryetar i parë ishte zgjedhur mr.
Josip Matasi. Aktivitetet e saja shënojnë një ringjallje pasi që udhëheqja iu
besua prof.dr, MaksimiljanaBaranqiqit. Shoqata në fjalë zhvillon aktivitete të
shumanshme ajo ka forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin me institucionet komunale e
të Zhupanisë, me shqiptarët e Zarës edhe
me institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë. Përveç kësaj ka krijuar lidhje me
intelektual e diplomat të ndryshëm shqiptar dhe me shoqata e institucione tjera
që veprojnë në Zarë.
Prof. Dokoza dhe Ivica Mateshiqi duke pastruar Fontanën
Aktivitetet tjera
Falë
prof. Maksimiljanës me sukses funksionon edhe kursi i gjuhës arbneshe për
bashkëvendësit e saj që ajo e mban në baza vullnetare.Por ajo për t’ia lehtësuar përvetësimin e mësimit të gjuhës arbneshe të interesuarve e ka botuar më 2017 edhe një
libër praktik, për të folmen arbneshe.Libri në fjalë e ka edhe
glosarin Arbnisht -Kroatisht dhe Kroatisht Arbnisht. Përveç zhvillimit
të aktiviteteve të kulturo artistike, sidomos në vigjilje të festës së
arbneshve kushtuar përvjetorit të shpërnguljeve të tyre në disa vende në
rrethinën e Zarës( Zemunik, Arbanas dhe Ploqe). Shoqata “V. Zmajeviq” organizon
dhe shënimit të datave tjera të rëndësishme. Ajo ka ftuar personaliteteve
meritore, arbneshe e shqiptare në organizimet e saja, si në promovime librash me tematika arbneshe,ekspozita,etj.Poashtu ka organizuar
edhe vizita me arbneshët në Kosovë, Shqipëri dhe në Mal tëZi. Në një farë mënyre shoqata
është shndërruar në një çerdhe të rëndësishme për intelektualët, artistët
,krijuesit dhe arbneshve tjerë.
Aksionistët tjerë të shoqatës duke pastruar