E enjte, 28.03.2024, 11:23 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Drita Jashari: Grupi i Dobrosinit ende nëpër gjykime!

E enjte, 11.04.2019, 06:59 PM


Grupi i Dobrosinit ende nëpër gjykime!

Duke  qenë përfaqësuese e autorizuar e Skender Jasharit, për ta përfaqësuar në procedurën e kompensimit, përmes padisë civile, të cilën  më 10.04.2019, është  dorëzuar  në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

  disa  raste,  në Republikë të Kosovës,  janë  shkelur  disa të  drejta të  njeriut, në  rastet  e  arrestimit a paraburgosjes  së padrejt! Në  këtë  rast bënë  përjashtim, sepse  i përfaqësuari im,  është  akuzuar, gjykuar, dënuar, rigjykuar politikisht  dhe  atë  tërësisht me porosi të Serbisë( ish-ministrit  të punëve të brendshme të Serbisë Ivica Daçiqit)! Padia për kompensim përfshinë  periudhën  për  cilën  është akuzuar:

1.         Për aktivitete  ushtarake, organizime  luftarake  dhe armatosje  që nga  viti 2001- 16.10.2012, kundër  Serbisë në Luginë të Preshevës;

2.         Për  periudhë  në rastin e Grupit të Dobrosinit, nga  01.07.2012 deri 10.10.2012 kur  ishte arrestuar për  herë të parë dhe ishte    masën  e lajmërimit në stacionin më të  afërm të policisë;

3.         Për  periudhën  e paraburgosjes dhe burgosjes politike, si dhe  gjykimit dhe  dënimeve  politike, në rastin e Grupit të Dobrosinit, nga  16.10.2012 deri 31.05.2016.

4.         Për  periudhën  në rastin e Grupit të Dobrosinit, nga  31.05.2016 deri 18.01.2017 për  masën  e lajmërimit në stacionin  e policisë.

5.         Rigjykimin  politik, nga 31 maj 2016, deri më 06.12.2017!Etj

Askush nuk  beson    ky  rast,  ishte  thjesht  gjykim i shoqëruar  me  gabime dhe si rrjedhoj   shkelje  të drejtash  elementare të njeriut, sepse:

1.         Hetimin, akuzimin, gjykimin e patën  policët, prokurorët dhe gjykatësit  e EULEX-it( Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it),  dhe ishte i vetmi rast  ku Policia e Kosovës, Prokuroria e Kosovës nuk  kishin  asnjë  informatë;

2.         Radhitet  ndër  rastet më të ndjeshme  politike dhe të  sigurisë, që  mund të destabilizonte rajonin, shkaku i së cilës ishin dënuar, sipas  arsyetimit të  Kryetarit të Trupit  Gjykues Arkadiusz Sedek, më 16.10.2013!

3.         Implikimi i zyrtarëve  të lartë  të qeverisë së Serbisë, shantazhimi i tyre që do tërhiqen  nga dialogu nëse nuk vepron EULEX-i,  shkaku i të  cilës  arrestohen    Republikë të Kosovës! Reagimi i qeveritarëve të Serbisë, me rastin  e shpalljes të pafajshëm të Grupit të Dobrosinit! Hakmarrja e Policisë së Serbisë  kundër pronës së  familjes së ngushtë  të Skender dhe Valon Jasharit.

Duke qenë se Skender  Jashari, ishte  arrestuar  tërësisht  me porosi të bashkëpunëtorit të Serbisë, i cili  kishte deponu  deklaratë  sekrete  në EULEX, për të cilën ishte  paguar rreth 10.000 euro, derisa  për të akuzuarit  e tjerë të këtij  grupi,  kishte  kryesisht  biseda telefonike  të cilat jepnin  indicje  për  inkriminim e tyre.

Grupi i Dobrosinit, ishte akuzuar  për sulmet  kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë, në fshatin Dobrosin, të komunës së Bujanovcit, më 17.05.2012, 28.06.2012 dhe 10.10.2012. Sulmet e  Dobrosinit, kuptoheshin si reagim kundër terrorit    Serbisë, më 04.05.2012 me rastin e  arrestimit të Grupit të Bujanovcit, nga Serbia! Duke  mos harruar    Serbia edhe më 28.12.2008, kishte  terrorizu dhe  arrestu edhe  Grupën e Preshevës( Gjilanit). Ndërsa    dy  grupet, si Grupa e Bujanovcit, ashtu edhe  Grupa e Preshevës, u liruan  gjatë  vitit 2012!

Mirëpo Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, në Republikë të Kosovës, arrestoi mes tyre edhe Skender  dhe Valon Jasharin, duke  ia  ngarkuar  përgjegjësinë  kryesore për këto raste! Më 01.07.2012 filloi me  arrestimet,  u shpallën  të fajshëm   në gjykimin politik, më 16.10.2013, me  Aktgjykimin PKR.Nr.56/13, të Gjykatës Themelore në Gjilan, e    i njejti gjykim politik u vërtetu edhe me Aktgjykimin  PAKR.Nr.145/2014. Derisa  më 19.04.2016, Gjykata  Supreme  e Republikës së Kosovës,  në Aktgjykimin PML-241/15, e kthen rastin në rigjykim  duke  shpall të pafajshëm për akuzat!

Pastaj  Gjykata Themelore  në Gjilan    lëndën  PKR.nr.110/16,  më 06.12.2017,  shpall të pafajshëm  e  cila  pafajësi  vërtetohet edhe  nga Gjykata e  Apelit  në Prishtinë  në lëndën PAKR.nr.151/2018, të datës  24.09.2018.

Në pajmtim me  Kushtetutën e  Republikës së Kosovës, po ashtu bazuar në Konventën për të  Drejtat  Civile dhe Politike, Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, mbështetur edhe nga Udhëzimi Administrativ 04/2015, për Zbatimin e  Procedurës për Kompensimin e Dëmit, është  proceduar për  kompensim të  dëmit që është  shkaktuar, nga  arrestimi, gjykimi dhe burgimi i paligjshëm. Por për shkak që shuma e  kompensimit, nuk përfshinë as  për së  afërmi kompensimin  real,  është  vazhduar në procedurë  civile, përmes së cilës  besohet  që së paku 15.000.000 milion  Euro  do duhej  kompensuar.

Padia  për kompensim, e  përbërë  prej  420 faqesh dhe  me  mbi 2500 faqe  dokumente    argumenton  kërkesën   e padisë, tashmë  e  futur në  procedurë në Gjykatën Themelore  në Prishtinë.

Padia  konsiston    argumentimin dokumentar    shkeljeve  të të  drejtave ndaj Skender Jasharit si:

I.          Shkeljet e të Drejtave dhe Lirive  që nuk specifikohen në  Kushtetutën e Republikës së Kosovës, mes tyre:

1.         E drejta e mbrojtjes-azilit;

2.         Shkelja  e Konventave të Gjenevës dhe Protokoleve  të saj dhe akteve tjera   normative  ndërkombëtare  që kanë    bëjnë me ligjet  e luftës;

3.         Shkeljet  e akteve  normative  ndërkombëtare  që kanë të  bëjnë  me: Luftën për Liri; të  Drejtën  për të kërkuar  Liri; Të drejtën e  popullit Shqipëtar të Luginës së Preshevës për të kërkuar  Lirinë;

4.         Shkeljet  e akteve  normative  ndërkombëtare:

1)         Rrgulltat Minimale Standarde të OKB-së për trajtimin  e të burgosurve;

2)        Deklarata mbi mbrojtjen e    gjithë personave kundër torturës dhe dënimeve ose trajtimeve të tjera mizore, johumane ose degraduese;

3)        Konventa kundër torturës dhe  dënimeve  a trajtimeve  të tjera mizore, çnjerëzore ose degraduese;

4)        Rregullat  Europiane të Burgut;

5)         Konventa Europiane për parandalimin e  torturës, trajtimit dhe dënimit johuman ose degradues.

II.        Shkeljen e të  Drejtave dhe Lirive Personale, mes tyre:

1.         Dinjiteti i njeriut;

2.         Barazia para ligjit;

3.         E drejta për jetën;

4.         E drejta e integritetit personal;

5.         Ndalimi i torturës, trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues

6.         Ndalimi i skllavërisë dhe punës së detyruar;

7.         E drejta e lirisë dhe e sigurisë;

8.         Të drejtat e të  akuzuarit;

9.         E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm;

10.       E drejta për mjete juridike;

11.        Parimi i legalitetit dhe proporcionalitetit në rastet  penale;

12.       E drejta për të mos u gjyku  dyherë për të  njejtën  vepër  penale;

13.       Liria e lëvizjes;

14.       E drejta  e privatësisë.

III.       Shkeljen  e  të Drejtave  dhe  Lirive Civile dhe Politike, mes tyre:

1.         E drejta  e martesës dhe familjes;

2.         Liria e besimit, ndërgjegjës dhe e fesë;

3.         Liria e shprehjes;

4.         E drejta e  qasjes në dokumentet  publike;

5.         Liria e medieve;

6.         Liria e tubimit;

7.         Liria e asociimit.

IV.       Shkeljen e  të Drejtave dhe Lirive Sociale, Ekonomike dhe Kulturore, mes tyre:

1.         Mbrojtja  e pronës;

2.         E drejta  për  arsimin;

3.         Liria e shkencës dhe e artit;

4.         E drejta e punës dhe e ushtrimit të profesionit;

5.         Mbrojtja shëndetësore dhe sociale;

6.         Interpretimi i dispozitave për të  drejtat  e njeriut;

7.         Mbrojtja gjyqësore e të  drejtave;

8.         Kufizimi i të drejtave  dhe lirive themelore.

Të gjitha këto  të drejta,  me dokumente  konkrete që  kanë të  bëjnë  drejtpërdrejt  me të  përfaqësuarin tim, argumentohen katërcipërisht.

Ende  mbetet  tejet  sfiduese  vendosja  e  zbatimit të ligjit  në Republikë të Kosovës,  edhe  për  faktin  e ndikimeve  dhe implikimeve  të ndryshme,  kryesisht  edhe  atyre  politike. Rasti i Dobrosinit  qoftë  i fundit, që  mund të  ndikojë  Serbia përmes  Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it,    rastet konkrete në  Gjykatat e  Kosovës.

Më: 11.04.2019

Drita Jashari, përfaqësuese  e autorizuar  për përfaqësim të Skender Jasharit.  Magjistrante në Universitetit të Prishtinës drejtimi  ndërkombëtar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora