E premte, 29.03.2024, 12:08 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Konkurs Poetik për Dëshmorin Bylbyl Hazir Breçani

E diele, 13.01.2019, 09:38 AM


KONKURS POETIK

për Dëshmorin BYLBYL HAZIR BREÇANI

“Botimet TROPOJA”, në nderim të emrit e veprës të Bylbyl Hazir Breçanit: “Dëshmor i Kosovës dhe i Shqipërisë”, “Qytetar Nderi” i Tropojës, do të organizojmë një:

KONKURS  POETIK

Me krijimtari poetike për jetën e veprimtarinë e tij

në 20 vjetorin e rënies së tij në Kosovë

Ky Konkurs poetik do të ketë tre çmime: Çmimi i Parë, Çmimi i dytë, Çmimi i tretë dhe për të gjithë krijuesit do të jepet Çertifikatë pjesmarrjeje në këtë veprimtari letrare, të cilët kanë të drejtë të marrin pjesë dhe me dy apo ma shumë krijime poetike.

Me poezitë më të mira të këtij Konkursi Poetik do të botohet një vëllim poetik në qershor 2019.

Konkursi Poetik do të mbyllet të premten e 31 majit 2019.

Shpallja zyrtare e fituesve të këtij Konkursi Poetik për Dëshmorin Bylbyl Hazir Breçani do të jetë në Akademinë Përkujtimore të 24 qershorit 2019 në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, ku do të recitohen dhe disa nga këto krijime poetike.

Pjesmarrësit në Konkursin Poetik për Dëshmorin Bylbyl Hazir Breçani duhet të dërgojnë poezitë, poemat e kangët e tyre në adresat postare: Botimet Tropoja – Kutia Postare 96. Tirana – Albania. E-mail: botimettropoja@gmail.com

Secili pjesmarrës në këtë Konkurs Poetik duhet të sjellin së bashku me poezitë dhe një CV të shkurtër të tij, e cila do të botohet (së bashku me poezinë, poemën, këngën tuaj) në librin poetik për Dëshmorin Bylbyl Hazir Breçani i Tropojës, i Shqipërisë e i Kosovës.

BOTIMET TROPOJA

Tiranë, 10 janar 2019

Grupi Organizator



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora