E shtune, 27.04.2024, 07:38 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Nue Oroshi: Përpjekje shekullore për ta bërë ushtrinë tonë Arbnore

E enjte, 18.10.2018, 06:23 PM


Përpjekje shekullore për ta bërë ushtrinë tonë Arbnore

Nga Nue Oroshi

Sot Parlamenti i Republikës së Kosovës mbështeti në mënyrë të plotë tri Projektligjet që i hapin rrugë formimit të Ushtrisë së Republikës së Kosovës. Urime Kosovë, urime shqiptari!Kjo ushtri e Kosovës i ka rrënjët e thella. Rrënjët e saj janë tek lufta që e bënë nacionalistët atdhetarë duke filluar nga Profesor Ymer Berisha,Ndue Përlleshi,Shaban Polluzha,Marie Shllaku, Mehmet Gradica,Ukë Sadiku, Bajraktari i Llaushes,Xhafer Deva,Ahmet Selaci,Kadri Bistrica,Bislim Bajgora,Gjon Sereqi,Mark Avdyli Ndreja dhe shumë e shumë atdhetarë të tjerë që luftuan për çlirimin e trojeve shqiptare.Duke vazhduar me pasë me rezistencën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si mburojë e qendresës heroike për çlirimin e Kosovës.Këta atdhetarë ja vunë bazat e para të Ushtrisë së Kosovës duke mbrojtur trojet tona etnike. Pikërisht sot edhe u hap shtegu që Kosova ta ketë ushtrinë. Uroj që kjo ushtri të formohet dhe të ecë rrugës me standartet e NATO-s dhe të ndertohët me këshillat e ushtarakëve dhe gjeneralëve amerikan e gjerman në menyrë që të behet një fuqi mbrojtëse e Kosovës.Urime Shqipëri për forcimin e krahut të djathtë!Kjo lindje e vonuar dhe e vështirë u realizua sepse është një përpjekje shekullore për ta bërë ushtrinë tonë Arbnore.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora