Shtesë » Lajme
Bardhyl Mahmuti: Kopilët e Erdoganit
E premte, 30.03.2018, 08:25 AM
Kopilët e Erdoganit-Thikë pas shpine mikpritjes shqiptare!
Me sa mburrje kujtojmë faktin që gjyshërit dhe baballarët tanë nuk dorëzuan asnjë pjesëtarë të hebrenjve që përndiqeshin nga Hitleri. E megjithatë kishte edhe në mesin e shqiptarëve kopilë të tillë që Hitlerin e thërrisnin «Baba Hetë»! Fatkeqësisht, kopilët e Erdoganit ia ngulën thikën pas shpine mikpritjes shqiptare në Kosovë.
Dorëzimi i gjashtë shtetasve turq në duart e regjimit terrorist të diktatorit të Turqisë është akti më i turpshëm që ndonjëherë kanë disa shqiptarë në emër të institucioneve të Kosovës. Sot i turpëruar ndiej dhembje për ata që në këto momente janë duke u torturuar në burgjet e Turqisë për shkak se në institucionet tona kemi njerëz të shitur që shkelën të drejtën ndërkombëtare të mosektradimit të personave në shtetet ku rrezikohet integriteti i tyre fizik dhe psikik.
Bardhyl Mahmuti