E shtune, 12.10.2024, 08:58 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Luan Dibrani: Sistemi solar energjetik

E diele, 25.02.2018, 01:57 PM


Sistemi solar energjetik gjigant teknologjik në Botë!

Shkruan Luan-Asllan Dibrani

Bota ka shtuar nivelet rekorde të kapacitetit të energjisë së rinovueshme në vitet  e fundit përmes paneleve diellore si sistem me teknologji, ne  procesin ekonomik por edhe ekologjik. Shpenzimet janë shumë të pakta  nga e cila po bëhet një zhvillim i energjisë së pastër . Më  se miri këtë e  kanë dhënë  edhe  përmes një raporti të ri nga Programi “Mjedisor i Kombeve të Bashkuara”.

Kapaciteti Global i  ripërtëritshmerisë së energjisë, duke mos përfshirë hidrocentralet në shkallë të gjerë, u rrit me 9 për qind në vitin 2016, ne bilancin e shpenzimeve për burimet e pastra të energjisë.

-Teknologjia gjithnjë e më e lirë dhe e pastër ofron një mundësi reale për (investitorët që të fitojnë më shumë),mbështetur në  statistikat  hulumtuese botërore.

-Kapaciteti i ri nga burimet e ripërtërishme të energjisë përbëhet nga “55 për qind e kapacitetit të energjisë së rinovueshme në botë”.

-Sot Gjermania, llogaritet si një furnizues nga prodhimet  i sistemit diellor dhe prodhues i paneleve diellore kristalore shumë efikase, me linja prodhimi për nevojat  e vet shtetit gjerman,por edhe jashtë saj,me garanci 30-vjeçare.

Furnizim dhe energjia elektrike për shtëpinë nga energjia diellore, po vjen falas nga rrezet  diellit. Dhe energjia e saj është e paimagjinueshme në (aspektin  e kostos d.m.th dhuratë  natyrore)!.-Pra duhet te shfrytëzohet edhe tek populli i ynë  shqiptar në Ballkan...  Pak nga ajo mund të përdoret për ngrohjen e dhomave dhe ujit të nxehtë në shtëpi,po që nuk ke panela të mjaftueshme dhe mungesa  e diellit...

Fuqia e diellit mund të përdoret në shtëpi në dy mënyra: -(për sistemet fotovoltaike dhe për energjinë diellore  në sistemin termik). Ky burim i natyrshëm, konsiderohet si një nga “blloqet më të rëndësishme të ndërtimit të tranzicionit energjetik” dhe ma i pa kushtueshëm  me një sistem të ruajtjes se ambientit ekologjik.

Si vjen energjia për shtëpinë?

Qelizat diellore të sistemeve fotovoltaike transformojnë dritën e diellit në energji elektrike. Energjia elektrike furnizon familjen ose futet në rrjetin qendror të energjisë. Sistemet termike fitojnë nxehtësi duke transformuar rrezatimin diellor në nxehtësi dhe përfitohet ngrohja  e ujit për çezmat ose duke mbështetur ngrohjen qendrore. Por rrezatimi relativisht i ulët diellor (ne disa vende të ftohta dhe me pak diell nuk siguron energji të mjaftueshme për furnizimin me ngrohje të plotë në shtëpi). Prandaj, në  mungesën  e saj sot bota  përdor edhe  sistemet e tjera të ngrohjes të tilla siç janë  “gazi, nafta ose druri” etj.

Sa  është kërkesa e hapësirës që të këtë nevojë një familje?

Për nevojat  e përgatitjes së ujit të nxehtë, mjafton një sipërfaqe kolektore prej 3 deri në 7 metra katrorë pllaka instaluese  zakonisht mbi çatitë e shtëpive . Një sipërfaqe prej 30 metra katrorë  i përmbush nevojat me kapacitet prej 5 kilovat. Kjo forcë prodhuese  mjafton për një familje me katër persona.

A paguhet investimi në një sistem diellor edhe ne Shtet e Ballkanit sidomos në Shqipëri?

Kostoja e një sistemi për ngrohjen e ujit është sipas”Federatës së Konsumatorëve Gjermanë” në rreth 4000 deri në 5000 euro me pllaka të sheshta dhe 5000 deri në 6000 euro me mbledhës tubash. Një sistem për mbulimin e ngrohjes kushton rreth 9000 deri në 12,000 euro.

Shtëpitë moderne qe ndërtohen sot në Gjermani kanë privilegje në investime po qe vendos me praktikuar këtë lloj sistemi.

Vendi ynë Shqiperia ka nevojë dhe posedon  kushte ideale të bëjnë këto  veprime në interesin  e shoqërisë shqiptare. Me teknologjinë diellore termike Shqiperia dhe Kosova  kanë mundësi     futen në këtë  sistem  për të bërë ndryshime të mëdha sidomos në zonat bregdetare qe kanë mbi 300 ditë me diell gjatë vitit. Po të hyhet ne ketë sistem prodhues te energjisë elektrike  Shqiperia, do ketë furnizim  jo për vetveten qe edhe ne këtë shekull  iu ndalen dritat popullit, por do te “ketë kapacitete qe ta eksportoj edhe jashtë  shtetit me përfitime te mëdha ekonomike”.

Në pllajën “Tibetiane në lindje të Kinës në parkun Longyangxia Dam 4 milionë panele diellore përthithin energjinë e diellit”.

Kjo njihet si (ferma më e madhe në botë me energji diellore), e shtrirë në 10 milje katrorë të shkretëtirës dmth sa e gjithë Kosova!

Sipas “Greenpeace’s Energydesk” të dhënat tregojnë se Kina ka instaluar në çdo orë panele diellore ekuivalente me 1 deri ½ e një fushe futbolli! 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora