E hene, 09.12.2024, 03:36 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Beqir Sina: 'Goditja' e parë për OKB-në, nga SHBA

E shtune, 06.01.2018, 05:34 PM


Viti Ri 2018 : Vjen "Goditja" e parë për OKB-në, nga Shtetet e Bashkuara - shkurtuar me 285 milionë dollarë buxhetin

Nga Beqir SINA -  OKB

"Shtetet e Bashkuara do të "marrin parasysh" vendet që "e kanë respektuar" Amerikën në votën OKB " -  Shqipëria rrezikon të humbë  27,479,989 dollarë

UN - NEW YORK : Ka pasur disa protesta globale pasi Presidenti Trump njoftoi synimin e tij për të lëvizur Ambasadën e SHBA në Izrael në Jeruzalem, por kjo mund të rezultojë të jetë një gjë e mirë për ekonominë e Amerikës në qoftë se Shtëpia e Bardhë bën mirë për kërcënimin e bërë ndaj vendeve që kundërshtojnë masën, shkruan për Daily Call Benny Johnson.

Ai thotë se ky veprim zyrtarisht e njeh qytetin si kryeqytetin e Izraelit. Jeruzalemi është konsideruar prej kohësh si një pikë e nexehtë bisedimesh midis Izraelit dhe Palestinës, që daton nga pushtimi ushtarak i Izraelit në qytetin historik gjatë luftës “Gjashtëditore Six - Day War”.

Masa e guximshme e administratës Trump, ndezi reagimin ndërkombëtar, aq shumë sa që u desh edhe një Dekleratë që u paraqit në Kombet e Bashkuara, nga Turqia, Presidenti Taip Edogan, dhe Konferenca Islamike e Blloku 57 shtete OIC , e cila është quajtur si referendumi, që dënonte vendimin e  Presidentit Donald Trump dhe SHBA.

Nikki Haley tha se Shtetet e Bashkuara do të "marrin parasysh" vendet që "e kanë respektuar" Amerikën duke votuar në favor të rezolutës dhe Presidenti Trump, dhe tha hapur se vendet që nuk votojnë me SHBA do të kenë shkurtimin e fondeve të tyre .

"Ata marrin qindra miliona dollarë dhe madje edhe miliarda dollarë, dhe pastaj votojnë kundër nesh. E pra, po i shikojmë ato vota. Le të votojnë kundër nesh. Ne do të kursejmë shumë. Nuk na intereson fare” tha Nikki Haley  Ambasadoria e Shteteve të Bashkuara në OKB.

Administrata e Trump nisi një fushatë masive lobimi, e cila përfshinte letra dërguar nga ambasadoria amerikane Nikki Haley në mbi 180 vende, (përfshirë Shqipërinë e cila votoi kundra SHBA dhe vendimit të Presidentit Donald Trump ), duke paralajmëruar se SHBA do të merrnin në konsiderat emrat e atyre që votuan kundër vendimit të Trump.

Kur votimi përfundimtar në Kombet e Bashkuara, përfundojë 128 vende votuan në kundërshtim me planin e Trump. Pra, çka tregon nëse Trump, tani faktikisht ka për të djegur fondet për ato 128 vende? apo Jo! Kjo mbetet për tu parë pas vitit të ri 2018.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara i japin “goditjen” më të fort që nga krijimi i saj  OKB-së, duke i shkurtuar me 285 milionë dollarë buxhetin e saj. “Nuk do të lejojmë më që bujaria e popullit amerikan të keqpërdoret apo të përdoret pa kontroll”, tha në deklaratën e saj Nikki Haley

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley, njoftoi ditën e dielë, vetëm dy ditë mbasi 128 shtete përfshirë edhe Shqipërinë, votuan Rezolutën që ishte kundra Shteteve të Bashkuara, se vendi i saj e ka shkurtuar me 285 milionë dollarë buxhetin e OKB-së për vitin fiscal 2018.

Ajo e “justifikojë” shkurtimin e këtij buxheti nga SHBA, që janë finacuesi kryesorë me atë se ky është një zvogëlim historik që do të ndihmonte sipas saj në rritjen e efikasitetit të organizatës që vuan nga një administratë e stërfryrë.

Ndërkohë, sipas USAid.gov, i cili katalogon të gjitha detyrimet financiare që Shtetet e Bashkuara që mbajnë pjesën tjetër të botës, kërcënimi i Trump do të shpëtojë Shtetet e Bashkuara më shumë se 24 miliardë dollarë - në vetëm një vit.

Numrat e mëposhtëm janë të bazuara në atë që SHBA-ja ishte e detyruar të paguante në vitin 2016 për secilin nga vendet që votuan kundër tyre në votimin e OKB-së javën e kaluar. Detyrimet përcaktohen si shuma që Shtetet e Bashkuara janë të detyruara të kalojnë në të njëjtin vit ose në të ardhmen.

Detyrimet mund të ndryshojnë nga disbursimet aktuale të parave të dhëna në çdo vit, por ato më së miri pasqyrojnë detyrimet financiare të SHBA, ndaj vendit në fjalë.

Këtu janë vendet që votuan kundër Shteteve të Bashkuara, të renditura sipas alfabetit, së bashku me detyrimin financiar amerikan 2016 për secilin vend:

Afganistan - 5,060,306,050 dollarë 

Shqipëria - 27,479,989 dollarë 

Algjeri - 17,807,222 dollarë 

Andorra - 0 dollarë 

Angola - 64,489,547 dollarë 

Armenia - 22,239,896 dollarë 

Austri - 310,536 dollarë 

Azerbajxhani -   15,312,389 dollarë 

Bahrein - 6,573,352 dollarë 

Bangladesh - 263,396,621 dollarë 

Barbados - 5,442,370 dollarë 

Bjellorusi - 11,166,107 dollarë 

Belgjikë - 3,101,636 dollarë 

Belize - 8,613,838 dollarë 

Bolivi - 1,378,654 dollarë 

Botswana - 57,252,922 dollarë 

Brazil - 14,899,949 dollarë 

Brunei - 354,829 dollarë 

Bullgari - 20,066,715 dollarë 

Burkina Faso - 74,469,144 dollarë 

Burundi - 70,507,528 dollarë 

Cabo Verde - 5,044,716 dollarë

Kamboxhia - 103,194,295 dollarë 

Çad -117,425,683 dollarë 

Kili - 2,266,071 dollarë 

Kina - 42,263,025 dollarë 

Komore - 1,057,063 dollarë

Kongo - 8,439,457 dollarë 

Kosta Rika - 14,650,552 dollarë 

Bregu i Fildishtë - 161,860,737 dollarë 

Kuba - 15,776,924 dollarë 

Qipro - 0 dollarë 

R P D e Koresë (Koreja e Veriut) - 2,142,161 dollarë 

Danimarkë - 3,455 dollarë 

Xhibuti - 24,299,878 dollarë 

Dominika - 616,000 dollarë 

Ekuador - 26,014,579 dollarë

Egjipt - 1.239.291.240 dollarë 

Eritrea - 119,364 dollarë 

Estoni - 15,937,295 dollarë 

Etiopi - 1,111,152,703 dollarë 

Finlandë - 33,492 dollarë 

Francë - 4,660,356 dollarë 

Gabon - 31,442,404 dollarë 

Gambia - 3,197,858 dollarë 

Gjermani - 5,484,317 dollarë 

Gana - 724,133,065 dollarë 

Greqi - 8,508,639 dollarë 

Grenada - 690,300 dollarë 

Guinea - 87,630,410 dollarë

Guajana - 9,691,030 dollarë 

Islanda - 0 

India - 179,688,851 dollarë 

Indonezi - 222,431,738 dollarë 

Iran - 3,350,327 dollarë 

Irak - 5,280,379,380 dollarë 

Irlandë - 0 

Itali - 454,613 dollarë 

Japoni - 20,804,795 dollarë

Jordani - 1,214,093,785 dollarë 

Kazakistan - 80,418,203 dollarë 

Kuvajt - 112,000 dollarë 

Kirgistan - 41,262,984 dollarë 

Laos - 57,174,076 dollarë 

Liban - 416,553,311 dollarë 

Liberi - 473,677,614 dollarë 

Libia - 26,612,087 dollarë 

Lihtenshtajn - 0 dollarë 

Lituani - 15,709,304 dollarë 

Luksemburg -  0 dollarë 

Madagaskar -  102,823,791 dollarë 

Malajzia - 10,439,368 dollarë 

Maldive - 1,511,931 dollarë 

Mali - 257,152,020 dollarë 

Maltë - 137,945 dollarë 

Mauritania - 12,743,363 dollarë 

Mauritius - 791,133 dollarë 

Monako -  0 dollarë 

Mali i Zi - 2,118,108 dollarë 

Marok - 82,023,514 dollarë 

Mozambik - 514,007,619 dollarë 

Namibia - 53,691,093 dollarë 

Nepal - 194,286,218 dollarë 

Holandë - 0 dollarë 

Zelanda e Re - 0 dollarë 

Nikaragua -   31,318,397 dollarë 

Niger - 144,122,239 dollarë 

Nigeri - 718,236,917 dollarë 

Norvegji - 100,000 dollarë 

Omani - 5,753,829 dollarë 

Pakistani - 777,504,870 dollarë 

Papua Guinea e Re -14,836,598 dollarë 

Peru - 95,803,112 dollarë 

Portugali - 207,600 dollarë

Katar - 95,097 dollarë 

Republika e Koresë (Koreja e Jugut) - 3,032,086 dollarë 

Rusia - 17,195,004 dollarë 

Saint Vincent dhe Grenadinet - 612,000 dollarë

Arabia Saudite -732,875 dollarë 

Senegal - 99,599,642 dollarë

Serbi - 33,062,589 dollarë 

Seychelles -  223,002 dollarë 

Singapor - 468,118 dollarë 

Sllovaki - 2,585,685 dollarë 

Slloveni - 715,716 dollarë 

Somali - 274,784.5 dollarë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora