E shtune, 12.10.2024, 07:14 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Nue Oroshi: Takim frytdhënës me Don Shan Zefin

E marte, 02.01.2018, 10:42 AM


Takim frytdhënës me priftin atdhetar dr. Don Shan Zefi

Nga Nue Oroshi

Në kuadër të takimeve intenzive që po zhvilloj në Kosovë sot pata kënaqësinë të takoj dhe të shkembejmë biseda frytdhënëse me priftin atdhetarë , studiuesin dhe intelektualin e shkëlqyer të kombit shqiptarë Dr.Don Shan Zefi. Dr.Don Shan Zefi është prifti atdhetarë i cili që nga vitet e nëntëdhjeta e deri më sot asnjëherë nuk u ndalë që të hap rrugën lobimit të politikës së Kosovës pra që të përkrahet Pavarsia e Kosovës.

Ai ishte i pari i cili i hapi rrugët diplomatikë në Romë e Vatikan presidentit historik të Kosovës dr.Ibrahim Rugovës. Dr Don Shan Zefi është studiuesi dhe historiani më i njohur i mesjetës shqiptare në aspektin historiko -juridik. Ai ka përkrahje të jashtzakonshme  nga shtetët perëndimore. Dr.Don Shan Zefit ja përcolla përkrahjen edhe nga Qeveria dhe shteti Gjerman për punën e palodhur që bën në orjentimin e Kosovës drejtë përqafimit të familjës së madhe Evropiane. Biseduam edhe për shumë gjera që i përkasin jetës kulturore dhe shkencore.

Nuk lamë anash pa i përmendur edhe sulmet e fundit që iu bën priftit atdhetarë dr.Don Shan Zefit. Këto sulme të orkestruara nga forcat  talibaneske dhe serbo-turko-arabe, po tentojnë që Kosovën ta orjentojnë drejtë shkrepave anadollake. Këto forca të errëta në mungesë të liderit historik të shqiptarëve Dr.Ibrahim Rugova tashë po e sulmojnë krahun e djathtë të tij Dr.Don Shan Zefin. Këto forca të errëta së shpejti do të zbulohen dhe do të marrin denimin e merituar ligjor.

Ndërsa dr.Don Shan Zefi e ka përkrahjen jo vetëm të nderkombëtarve por të mbarë forcave atdhetare shqiptare pa dallim krahine, feje apo ideje. Dr Don Shan Zefi është prifit i flamurit i cili identifikohet më At Gjergj Fishten e Imzot Nikollë Kaqorrin dy priftërinjet atdhetarë që e benë Shqiperinë e pavarur, ndersa dr. Don Shan Zefi ishte një ndër shtyllat kryesore që e bëri pavarsinë e Kosovës. E si në mahi i thash dr.Don Shan Zefit se murmurimat dhe vetimat nuk gjuajnë në shkurra por në lisa shekullore që janë të palekundur dhe që i bëjnë dritë tokës tonë Arbërore.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora