E premte, 29.03.2024, 02:13 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Murat Gecaj: Gëzuar 2019!

E hene, 31.12.2018, 03:44 PM


Mesazh:

PËRSHËNDETJE  DHE URIME ZEMRE, PËR VITIN E RI 2019!

Nga: Prof. Murat Gecaj*

Të nderuar e të dashur: familjarë e të afërm, kolegë, miq, dshamirë e bashkatdhetarë, kudo që ndodheni, në Shqipëri e trojet amtare të Ballkanit, në disaporën shqiptare të shteteve të ndryshme të Europës, në Amerikë, Kanada e më gjerë!

Sot,  në prangun e ndërrimit të viteve, pra kur presim të festojmë me gëzim Vitin e Ri 2019, ju uroj nga zemra:

-Shëndet të plotë e begati, mbarësi e krijimtari të frytshme, arritje sa më të mira, në punë e studime dhe në çdo veprimtari tjetër jetësore!

Dëshira e qëllimi ynë i përbashkët është që, me tëra energjitë mendore e fizike, të punojmë dhe veprojmë pa u lodhur, me frymë të lartë atdhedashurie e mieëkuptimi vëllazëror, që Shqipëria jonë dhe mbarë Kombi Shqiptar, të ecin gjithnjë përpara, në udhën e lirisë e demokracisë, mirëqenies dhe paqes së vërtetë.

Duke mos harruar të kaluarën tonë të lavdishme, luftarake e paqedashëse, liridashëse, arsimdashëse etj., le të mendojmë e të punojmë, çdo ditë e më mirë, të gjithë të bashkuar e me një qëllim, që ta gëzojmë jetën tonë e ta bëjmë përherë e më të bukur. Kështu, do t’u sigurojmë brezave pasardhës, një jetë sa më të lumtur në trojet e të parëve tanë, pa patur nevojë të marrin udhët e botës,  siç ka ndodhur në vitet e fundit, për fat të keq?! Sepse, Atdheu ynë është ndër më të bukurit e më të pasurit në botë, me njerëz të aftë e të ditur dhe që nuk i mungon asgjë, nga mbitoka as nëntoka, për të jetuar këtu në begati të plotë dhe ku secili ta gjejë vetëveten e t’i shfaqë tëra aftësitë e tij, mendore e fizike.

Me nderime  e respekte të veçanta, përsëri ju uroj nga zemra:

-Ardhtë i bardhë e plot mirësi e begati, për të gjithë shqiptarët, Viti I Ri 2019!

-Gëzuar, për secilin nga ju dhe për për çdo pjesëtar të vatrave tuaja familjare!

Tiranë, 31 dhjetor 2018

……………………………….

* -Sekretar i  Përgjithshëm i Shoqatës së  Arsimtarëve të Shqipërisë;

-Përgjegjës seksioni, në Institutin e Integrimit të Kulturës Shqiptare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora