Shtesë » Lajme
Moza Boletini: OKB për Ditën e Familjes!
E shtune, 18.05.2019, 10:17 AM
OKB për Ditën e Familjes!
Nga
Moza Boletini
Me
ftesë të Kombeve të Bashkuara në New York, organizata e gruas - shqiptare
amerikane "Shpresë & Paqe" mori pjesë në konferencën e Ditës së
Familjes. Të pranishëm ishin gjithashtu diplomatë të misoneve të ndryshme,
përfaqësues të medias, NGO dhe studentë.
Dita
ndërkombëtare e familjes përcaktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara
festohet çdo vit në mbarë botën. Si një ditë shumë e rëndësishme familjare,
gëzojnë e drekojnë të gjithë së bashku prindër e fëmijë. Dhe ata prindër, që
janë të divorcuar duhet të bëjnë dhurata për fëmijët e tyre. Ndihmohen të
rinjtë për projektet e reja, ndërsa të moshuarit në punët e kërkesat e tyre.
Në
këtë ditë të gjithë familjet në botë festojnë ditën e tyre. Familja sot në
funksion të rajonit ku jeton luan një rol të ndryshëm përsa i përket kushteve
sociale. Kjo ditë shënon nxitjen e barazisë, ndarjen e barabartë të
përgjegjësive në familje e në shtëpi. Shumë programe hartohen për të kujtuar
këtë ditë, ku si qëllim kryesor është fuqizimi i familjes, e punohet për të
promovuar pikat e forta të saj, përfshirë edhe kapacitetin e tyre
vetëmbështetës. Pasi një familje e shëndoshë është një themel i mirë edhe për
vetë shoqërinë, e kjo ka të bëjë me parandalimin e dhunës në familje, e
mbrojtjen e viktimës.
Pjesëmarrësit
në këtë event të rëndësishëm ndoqën me interes kumtesat, ku si bosht kryesor
kishin strategjinë e të ardhmes familjare. Gjithashtu u theksua se bashkëpunimi
i mirë i të gjithë institucioneve ndërkombëtarë do të sjellë përmirësim të
dukshëm në jetën e familjes sot, dhe se të drejtat e familjes mbrohen nga karta
universale e të drejtave të njeriut, pasi Familja sipas folesve është një
agjente e zhvillimit dhe se edukimi e shkollimi i fëmijëve është çelësi i
suksesit për një familje të lumtur.
Gjithashtu
në këtë konferencë u fol për klimën e mbrojtjen e planeteve.
Manhattan,
maj 2019