Shtesë » Lajme
Sevdail Hyseni: Patrik Haziri në spektaklin më të shikuar zviceran Reality Show Bachelor
E diele, 29.09.2019, 08:06 AM
Një histori suksesi
Patrik Haziri, radhitet
zyrtarisht, në spektaklin më të shikuar zviceran Reality Show Bachelor
Nga
Sevdail Hyseni
Siç
shkruan albinfo.ch Patrik Haziri, djali i Haqif Hazirit, afaristit të njohur
shqiptar nga Malësia e Bujanocit në Cyrih, radhitet në spektaklin më të
shikuar Realyti Show Bachelor në Zvicër. Në këtë emision
nacional, i cili fillon të emetohet më 21 tetor të këtij viti, për të fituar
zemrën e Patrikut, do të “luftojnë” 21 vajza simpatike.
Nga
dje edhe zyrtarisht: Patrik Haziri është kavalieri i trëndafilave i edicionit
të tetë të emisionit shumë të shikuar të tipit të spektakleve live që emetohet
nga televizioni zviceran “3+”, shkruan albinfo.ch .
Kavalieri i trëndafilave
Se
Patriku do të përzgjidhej për këtë “post” flitet tashmë disa ditë, por vetëm
sot, televizioni në fjalë e ka konfirmuar: 29 vjeçari i gjatë 1.83 m., është
“Bachelor-i” i radhës. Për të fituar zemrën e tij do të “luftojnë” 21 vajza në
emisionin i cili fillon të emetohet më 21 tetor, thuhet mes tjerash në
albinfo.ch ..
Ai,
pra gjatë kësaj kohe do të njihet me këto vajza, me të cilat do të përjetojë
eksperienca të ndryshme dashurie, ndërsa çdo javë do të largojë njërën prej
tyre nga shtëpia. Në fund, vajza e mbetur, e cila do të pranojë edhe
trëndafilin e fundit, do të jetë edhe vajza fatlume, me të cilën Patriku mund
të nisë edhe lidhjen e dashurisë.
Spektakli i miliona
shikuesve
“Der
Bachelor” është një platformë e njohur e emisioneve që ndiqet nga miliona
shikues nëpër gjithë Evropën, njofton albinfo.ch.
Siç
bënë të ditur albinfo.ch Patriku është djali i Haqif Hazirit, afaristit të
njohur shqiptar nga Malësia e Bujanocit në Cyrih, president i Kompanisë të
pjekurinave “Victoria”. Më tej thuhet se Patriku punon në administrimin e
bizneseve familjare e cila është me origjinë nga Komuna e Bujanocit, e cila
merret me furra, restorante dhe hotele në qytete të ndryshme të Zvicrës.
Ndërkohë, vazhdon i njëjti burim se familja Haziri, ka me dhjetëra kioska nëpër
Zvicër për shitjen e kifleve “Brezel”, shkruan albinfo.ch.