Shtesë » Lajme
Koronavirusi, pyetje dhe pergjigje!
E hene, 09.03.2020, 09:57 PM
1. Çfarë është koronavirusi?
Koronaviruset janë
familja e viruseve të cilat shkaktojnë sëmundje të tilla si: nga një rrufë e
lehtë deri në sëmundje më të rënda siç është Sindroma Respiratore e Lindjes së
Mesme (Middle East Respiratory Syndrome MERS) dhe Sindroma e Rëndë Respiratore Akute
(Severe Acute Respiratory Syndrome SARS).
2. Nga
vjen korona virusi?
Korona virusi qarkullon
në kafshë, dhe disa prej korona viruseve kanë aftësinë të transmetohen nga
kafshët tek njeriu. Tashmë është vërtetuar që koronavirusi transmetohet edhe
nga njeriu tek njeriu.
3. Cilat
janë simptomat e një personi të infektuar me koronavirus?
Simptomat varen nga
virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të
frymëmarrjes: ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të
rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore
akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.
4. Si
mund ta mbroj veten nga korona virusi?
Korona virusi shkakton
simptoma tipike respiratore, kështu që rekomandohen:
• masa bazike të
higjenës së duarve, siç është larja e duarve me ujë dhe sapun
• higjena respiratore, si psh. kur teshtini, përdorni bërrylin apo shami
• shmangia e kontakteve të ngushta me çdo person që shfaq simptoma të
sëmundjeve respiratore, si kollë apo teshtitje.
• mënjanimet e kontakteve të panevojshme me kafshë të gjalla apo produket e
tyre dhe larja e duarve pas prekjes së tyre
• Aplikimi i praktikave të higjenës ushqimore. Sigurohuni që mishi është gatuar
mire para se të konsumohet.
5. A
ka vaksinë për këtë lloj të ri të koronavirusit?
Kur një sëmundje është e
re, nuk ka vaksinë për të, dhe mund të duhen disa vite derisa të prodhohet një
vaksinë e re.
6. A
ka trajtim për koronavirusin?
Aktualisht nuk ka një
trajtim specifik për sëmundjet e shkaktuara nga koronavirusi. Megjithatë, shumë
nga simptomat mund të trajtohen në varësi të gjendjes klinike të pacientit.
7. Çfarë
janë Koronaviruset?
Koronaviruset (CoV) jan?
një familje e madhe virusesh që shkaktojnë sëmundje nga më të lehtat deri tek
ato tepër të rënda. Ato janë të përhapur në shumë lloje të kafshëve dhe rrallë
evoluojnë, transmetohen, infektojnë njerëzit dhe më pas përhapen midis tyre.
Koronaviruset humane u identifikuan për herë të parë në vitin1960 dhe deri në
vitin 2019 njiheshin 6 të tillë nga të cilët 4 të zakonshëm si: 229E (alpha
coronavirus), NL63 (alpha coronavirus, OC43 (beta coronavirus) dhe HKU1 (beta
coronavirus).
Në shekullin 21 dy koronavirus me patogenitet të lartë si SARS– CoV që shkakton
Sindromën Respiratore Akute të Rëndë dhe MERS – CoV që shkakton Sindromin
Respirator të Lindjes së Mesme u transmetuan nga rezervuarët e kafshëve si:
macet e gra dhe gamilet tek njerëzit, duke shkaktuar epidemi globale me
sëmundshmëri dhe vdekshmëri të lartë.
Koronavirusi i ri 2019 – nCoV
Në 31 dhjetor 2019, pati disa raste me pneumoni në Wuhan, provinca Hubei, Kinë
ku shumica e tyre raportonin ekspozim në një treg të madh të produkteve të
detit ku shiteshin shumë lloje të kafshëve të gjalla. Të dhënat paraprake
tregojnë se 2019 –nCoV ka homologji për disa amino acide me SARS – CoV dhe mund
të përdorë si receptor ACE2. Kjo ka një vlerë, pasi mund të parashikojë
mundësinë për përhapje dhe pandemi.
Rekomandime
të OBSH-së:
1. Bazuar në mundësinë e
transmetimit nga njeriu tek njeriu ka një rrezik për impakt serioz në shëndetin
publik.
2. Ky virus nuk është identifikuar më parë tek njerëzit dhe hetimet e para në
Kinë nuk e kanë përcaktuar akoma burimin e shpërthimit epidemik; pra kemi të
bëjmë me një situatë jo të zakonshme dhe të papritur.
3. Numri i rasteve të konfirmuara vazhdon të rritet në Kinë, teksa raste të
ngjashme janë evidentuar në vende të tjera, dhe duke qenë se është dhe Viti i
Ri kinez rreziku i importimit jashtë këtij territori është i lartë. Shumë vende
kanë vendosur masa në aeroporte kur kanë lidhje direkte me Kinën, si vlerësim
elektronik i temperaturës apo intervista me udhëtarët që vijnë nga Kina. Pra,
kemi rrezik për përhapje ndërkombëtare (nisur edhe nga raste te importuara).
4. Në lidhje me interferencën me udhëtimet dhe tregtinë ndërkombëtare OBSH-ja
nuk rekomandon ndonjë kufizim të udhëtimeve dhe/ose tregtisë bazuar në
informacionin që posedon aktualisht.
https://shendetesia.gov.al/