Shtesë » Lajme
Moza Boletini: "Betejë" që duhet fituar nga njerëzimi
E marte, 24.03.2020, 08:22 PM
"Betejë" që duhet fituar nga njerëzimi
Nga
Moza Boletini
Siç
kishim njoftuar ditë më parë Organizata e Gruas "Hope & Peace" në
SHBA u angazhua vullnetarisht për të parë situatën e pastërtisë dhe
dezifektimit në disa godina banimi në lagjet e New Yorkut.
Gratë
e vajzat individualisht, jo në grupe biseduan me pronarë e përgjegjës
pallatesh, në lidhje me pastërtinë e dezifektimin që duhet bërë sa më parë në
këtë situatë të rëndë të pandehmës vdekjeprurëse që po shuan jetë njerëzish.
Si
autore e këtij materiali sensibilizues mora vetë takim në zyrë me një nga
pronarët e disa godinave banimi në New York - Michaele Sacchetti. Biseduam
sëbashku rreth situatës së rrezikshme që i është kanosur njerëzimit, si dhe për
masat parandaluese që ai duhet të marë për pallatet e banimit që ka në pronësi
në New York.
Z.
Sacchetti tha se pastrimi është prioriteti i përditshëm i kompanisë tij, por
pavarësisht kësaj premtoi se do të kontaktonte të gjithë përgjegjësit e
pallateve e do të ndiqte me prioritet proçesin e dezifektimit.
Kështu
vepruan edhe zonjat Drita Çarçani, Janulla Rrapi, Victorina Rodriguez, Marilyn
Anderson, Vasha Hoxhallari, Sanije Vojka, Leta Mirakaj, Kimete Haxhaj, Maria
Rexhaj, Fikirije Dulatahu Fustos, Kate Cima e të tjera, të cilat folën direkt
me pronarët e përgjegjësat e pallateve. Por anëtaret e Organizatës "Shpresë
& Paqe" përveshën edhe vetë mëngët, pastruan e dizifektuan shkallët,
ashensorët e pallateve kryesisht ku jetojnë vetë. Sigurisht këto masa i morën
të mbrojtura me maska, përparëse e doreza plastike e do ti aplikojnë shpesh për
të shpëtuar sa më shumë jetë.
Vlen
për tu përmendur puna e mirë e zonjave Janulla Rrapi me të birin Renaton dhe
Leta Mirakaj, të cilët biseduan me përgjegjësin e pallatit Lek Paljuseviç tek
pallati 21 katësh i "Vatajve" në Bronx me 300 banorë, ku pronar është
Tom Vataj.
Punë
të mirë bënë edhe shqiptarët e palodhur Vera Reçi e Aleks Nilaj, të cilët janë
përgjegjës pallatesh në Bronx dhe sëbashku me kolegët e tyre vunë në përdorim
solucione të ndryshme pastrimi bleach, klor për ti krijuar banorëve nj? ambjent
më të pastër e komod. Gjatë këtyre ditëve vëzhguam disa qendra banimi, ku
pastërtia ishte në nivelin e duhur, por aty këtu kishte akoma vend për
dezifektim. Zonja Violeta Mirakaj shpërndau gjithashtu falas maska dhe doreza
plastike për gratë e vajzat e pallatit të "Vatajve".
Si
Organizatë gjithashtu biseduam edhe me Assemblywoman Nathalia Fernendez, e cila
e mirëpriti nismën tonë, siç e dini tha dera e zyrës time është e hapur për ju
e këdo duke mos anashkaluar situatën në të cilën ndodhemi, por edhe unë vijoi
ajo jam e gatshme të flas me çdo biznesmen apo pronar godine banimi nëse ka
papastërti dhe higjenë të dobët.
Thirrjes
së Organizatës "Shpresë & Paqe" ju bashkua edhe ish i
persekutuari politik nga rregjimi komunist në Shqipëri, mjeku i njohur Kedi
Fortuzi, i cili përveç detyrës së tij në spital u tregua i gatshëm në çdo kohë
kritike, të ndihmojë këdo që do të ketë nevoja emergjente për shëndetin,
qofshin të rinj apo të moshuar. Dr. Fortuzi ka treguar vazhdimisht interesim
për kujdesin shëndetësor të moshës së
tretë në New York.
Dhuna në familje
Për
shkak të masave vetëizoluese në shtëpi ndaj coronavirusit COVID- 19 mund të
kemi edhe rritje të konflikteve e dhunës në familje, ku më të rrezikuarit janë
gratë e fëmijët. Viktima e ka të pamundur të telefonojë policinë apo qendrat e
Këshillimit. Ne si organizatë gruaje që meremi me të drejtat e gruas dhe
fëmijëve, në bazë të udhëzimeve të OBSH për kujdesin e nënës e fëmijëve do ti
sygjeronim fqinjëve të jenë më të vëmendshëm në rast dëgjimi të zhurmave ose
thirrjeve për ndihmë e të njoftojnë menjëherë policinë.
Kjo
është një "betejë" që njerëzimi duhet ta fitojë, e jo ta humbasë
prandaj nismën e saj Organizata "Shpresë & Paqe" do ta shtrijë
përtej New Yorkut e për çdo rast vë në dispozicion adresën e e-mail-it: hope.
peace.org@gmail.com dhe numrat e telefonit: 917. 280.8146/ 929.451.5471
Mars 2020, SHBA