Shtesë » Lajme
Ramiz Lushaj: Vëllezërit Shoshi nga Zvicra ndihmojnë Skivjanin
E premte, 24.04.2020, 09:00 AM
Vëllezërit Shoshi nga Zvicra ndihmojnë Skivjanin, fshatin e tyre, në kohë pandemie
Dy
vëllezërit mërgimtarë atdhetarë në
Zvicër, Arsen dhe Arben Shoshi, tregojnë dhe një tjetër rast e gjest të
humanitetit të tyre me 2.000 Franga Zvicerane ndihmë emergjente për përballimin
e pasojave të shkaktuara nga Koronavirusi në fshatin e vet, në Skivjan të
Gjakovës, Kosovë.
Kryetari
i Shoqatës “Skivjani” nga Gjakova, me seli në Zvicër, veprimtari i njohur atdhetar,
Bashkim Kasumaj, për aktin e tyre bamirës lëshoi një deklaratë mirënjohje
publike: “Skivjani, Kryesia e saj dhe Unë - si drejtues i Shoqatës, i
falenderojmë nga zemra për kontributin e tyre Vëllezërit Shoshi, të cilët
gjithnji e gjithmonë kanë qenë mbështetës dhe kontribuues për të miren e vendit
dhe të fshatit Skivjan. Ata janë shembull që duhet të ndiqen nga të tjerët”.
Arsen
dhe Arben Shoshi, dy vëllezërit kontributorë, dallohen për biznesin e tyre të
suksesshëm në Zvicër, por dhe për solariditetin e tyre në mbështetje të
njerëzve në Kosovë. Këta dy vëllezër bamirës kanë një kohë të gjatë që jetojnë,
punojnë e veprimtarojnë në Zvicër, por asnjëherë nuk e kanë harruar vendlindjen
e tyre, Kosovën, fshatin e vet të lindjes - Skivjanin, rrënjët e tyre, për cka
meritojnë vlerësime, mirënjohje të vecantë.
Arsen
Shoshi është dhe drejtor për investime e anëtar i Bordit “Benedict Education
Group”, i cili ka ndihmuar shumë studentë shqiptarë nga Kosova që të kryejnë
shkollimin e tyre në Zvicër.
Ramiz LUSHAJ