Shtesë » Lajme
Ndahet nga jeta Hysen Halil Neziraj, daja i Azem Hajdarit
E merkure, 22.04.2020, 09:45 AM
Sot, me datën 22 Prill 2020, nga një sëmundje natyrale, e papritur, e parakohshme, u nda nga jeta Hysen Halil Neziri (Gashi).
Të
dashur të afërm, miq e dashamirë të Hysen Halil Neziraj - thuhet në lajmin
e Familjes së Tij, ju bëjmë me dije se varrimi do të bëhet me datën 23
Prill, ora 11.00. në Varrezat e qytetit të B.Currit.
Nisja
nga Tirana do të jetë me datë 23 Prill, në ora 04.00 të mëngjesit.
E
ndjejmë për detyrim t`ju njoftojmë, por ju mirëkuptojmë për kushtet
aktuale.
FAMILJA NEZIRAJ,
Vajzat: Mitrovica,
Dobroina, e gruaja Sabrie NEZIRAJ
***
Hysen
Halil Neziraj rrjedh nga një Familje e madhe patriotike e Nezirajve të Luzhës;
djali i Halil Halilit, burrë me emër të njohur; është nipi i Kadri Miftar
Nezirajt, i cili luftoi deri sa rá me armë në dorë kundër forcave malazeze;
është nip i Ram Sadikut e Hamit Ramës, të njohur në Malësinë e Gjakovës.
Hysen
Halil Neziraj është daja i Azem Hajdarit, me të cilin ka pasë marrëdhanie shumë
të afërta në çdo kohë sado të vështira të ishin ato.
Hysen
Halil Neziraj pjesën më të madhe të jetës e ka bërë në qytetin e B.Currit, ku
ka punur shumë vite në Ndërmarrjen e Shërbimeve Komunale të rrethit të
Tropojës. Ishte profesional dhe punëtor i mirë. Ai shquhej për marrëdhanie
shumë shoqërore me shokët dhe mbahet mend si njeri i tillë, etj.
Hysen
Halil Neziraj i ka lënë në pikëllim dy dy vajzat e tij të martuara: Mitrovica
në Angli e Dobroina në Belgjikë, te dyja të martuar në dy familje të nderuara e
të mirënjohura nga Tropoja: në Dragobi te Riza Motina e në Valbonë te Bekë
Valbona. Hyseni e ka lënë në pikëllim dhe gruan e tij, Sabrie Neziraj, që ka
kontribuar në sistemin shëndetësor në Tropojë dhe në Tiranë, etj.
Në
këtë Ditë Dhimbjeje iu shprehim ngushëllime Familjes së Tij, Vllaznisë e
Farefisnisë së Tij, miqve e dashamirve të Tij.
I
koftë i lehtë Dheu i Tokës së Tropojës, Vendlindjes së Tij!